Në Italinë e 1946, nënat e Jugut dërgojnë fëmijët e tyre në Veri për të kaluar disa muaj pushime, por ca prej tyre vendosin të mos kthehen më, sepse atje janë larg mjerimeve e sëmundjeve që u vështirësojnë jetën.
Tre pionierë: një infermiere e re, një shkencëtar vizionar dhe një kirurg novator, përballen me kundërshtimin e kishës, shtetit, medias dhe institucioneve mjekësore në aktivitetin e tyre për krijimin e "foshnjës së parë në epruvetë" me emrin Louise Joy Brown.
Bastiano Tansu, shurdh-memec që në lindje, i keqtrajtuar dhe i margjinalizuar që në fëmijëri, pas vrasjes së vëllait të tij, lidhet me njërin nga dy drejtuesit e familjeve në gjakmarrje. Ai i vë në shërbim tërbimin dhe shënjestrën e pagabueshme, duke u bërë një vrasës i frikshëm.
Në Luftën e Dytë Botërore në Londër, George nëntëvjeçar evakuohet në fshat nga nëna e tij Rita, për t'i shpëtuar bombardimeve. Sfidues dhe i vendosur për t'u kthyer në familjen e tij, George nis udhëtimin për në shtëpi ndërsa Rita po e kërkon.
Pasi u shpëtua nga një i mbijetuar tjetër në një ishull të panjohur, një peshkop përpiqet të konvertojë në të krishterë banorët paganë të ishullit, por i duhet të përballet me kundërshtimin e tyre dhe shtrigëritë që ushtrojnë ata.
Në orën 23:30 të 11 tetorit 1975, një trupë e egër komedianësh dhe shkrimtarësh të rinj ndryshuan televizionin përgjithmonë. Zbuloni se çfarë ndodhi prapa skenave në 90 minutat para transmetimit të parë të Saturday Night Live (1975).
Dhjetor 1941, Fronti Veriperëndimor. Një kolonë tankesh gjermane po lëviz drejt Moskës. Gjatë një misioni për të ndaluar avancimin e armikut, piloti Nikolai Komlev goditet dhe arrin të ulet në një pyll. Ai është gjallë, por në territor armik. Përpara tij është një provë e pamëshirshme e qëndrueshmërisë së rëndë fizike dhe mendore. Pasi luftoi me urinë dhe të ftohtin ekstrem, duke iu shmangur tufave të ujqërve dhe detashmenteve të ushtarëve nazistë, Komlev i plagosur më në fund kthehet në territor të sigurt. Por atje ai përballet me një sfidë tjetër, më të rëndësishmen nga të gjitha.
Pas arratisjes nga një burg ishullor ku kaloi 14 vjet për shkak se u akuzua padrejtësisht për tradhti ndaj shtetit,
Edmond Dante kthehet si Konti i Monte Kristos për të marrë hak ndaj njerëzve që e tradhtuan.
Një Donald Trump i ri, i etur për të bërë emrin e tij si djali i dytë i një familjeje të pasur në Nju Jork të viteve 1970, bie nën magjepsjen e avokatit të ashpër Roi Kohn.
Historia e fotografes Amerikane Lee Miller, një modele mode, e cila u bë korrespondente e mirënjohur lufte për revistën Vogue gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Historia e vërtetë e arratisjes së misionarëve Mormonë nga Gjermania, në kohën kur u mbyllën kufijtë për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.
Austria në shekullin e 18-të. Pyjet rrethojnë fshatrat. Vrasja e një fëmije dënon një grua me vdekje. Agnes është gati për një jetë martesore me të dashurin e saj, por mendja dhe zemra i rëndohen. Një rrugë e zymtë e vetme, mendime të liga që lindin.
Në një festë në prag të Mijëvjeçarit të Ri, Blackadder dhe Baldrick testojnë makinën e tyre të re të kohës dhe ping pong-un në histori duke ndeshur personazhe të famshëm dhe duke ndryshuar ngjarjet në mënyrë alarmante.
Katerinë Parr, gruaja e gjashtë e mbretit Henri VIII, emërohet regjente ndërsa tirani lufton jashtë vendit. Kur mbreti kthehet, gjithnjë e më i sëmurë dhe paranojak, Katerina e gjen veten duke luftuar për mbijetesën e saj.
Pas 11 shtatorit, kapiteni Miç Nelson kryeson një ekip të forcave speciale amerikane në Afganistan për një mision jashtëzakonisht të rrezikshëm. Atje ushtarët zhvillojnë një partneritet me Aleancën Veriore për të rrëzuar talebanët dhe aleatët e saj të Al-Kaidës. Nelson dhe forcat e tij përballen me vështirësi të mëdha në një luftë kundër një armiku të pamëshirshëm.
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, një kapiten i papërvojë i SH.B.A-së duhet të udhëheqë një kolonë aleate që po ndiqet nga një tufë nëndetësesh naziste.
Në kufirin e Hokkaido-s, një veteran lufte dhe një vajzë Ainu garojnë kundër kriminelëve dhe ushtrisë për të gjetur thesarin e vendosur si hartë në kriminelët me tatuazhe.