Bazuar në histori të vërtetë, historia ndjek një rrjedhë ngjarjesh të çuditshme të cilat ndodhin për shkak të një sinjali qarkullimi duke përfshirë personazhe të ndryshme. Jetët e këtyre individëve gërshetohen dhe ndryshojnë brenda ditës.
Një histori që rrotullohet rreth 2 vëllezërve që vizitojnë familjen e tyre dhe zbulojnë se martesa prindërve të tyre është në prag të kolapsit, familja është duke kaluar nëpër një vështirësi financiare dhe drama të tjera shpalosen.
Historia e një ish-boksieri që heq dorë nga boksi për shkak të grindjeve me autoritetet mbi politikën themelore, por bëhet trajneri i një tregtareje peshqish për të arritur ëndrrën e tij përmes saj.
Gauravi, një fans i madh i yllit të filmave Aryan Khanna, niset për në Mumbai në mënyrë që t'i urojë ditëlindjen idhullit të tij. Kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, fiksimi i Gauravit me Aryanin kalon vijën.
Ky film është bazuar në historinë e vërtetë të Nirxha Banot, e cila sakrifikoi jetën e saj për të mbrojtur jetët e 359 pasagjerëve në fluturimin Pen Em 73. Ky aeroplan u rrëmbye nga një organizatë terroriste dhe u deshën orë të tëra para se të liroheshin pengjet. Për këtë akt heroik ajo është nderuar me shumë çmime të jashtëzakonshme.
Virat Prasad është një biznesmen i cili dëshiron të sigurojë një zgjidhje për problemin e energjisë elektrike. Ai dëshiron të ndërtojë një termocentral por Sing, një biznesmen djallëzor përpiqet që të marrë projektin për interesat vetjake. Si rrjedhojë, do të zhvillohet një histori me aksion, humor dhe me romancën e tre femrave për biznesmenin Virat Prasad.
Tara Uadia (Farah Karimaee), një këngëtare dhe e dashura e një banditi, Ragu (Himesh Reshammiya), shkon në Dublin pasi e fton një mik që ka në Facebook, por që kjo gjë i hap shumë telashe.
Duke kërkuar të pastrojnë aktivitetet e botës së krimit në qytet, kryeministri dhe ministri i brendshëm vendosin të ngrenë një skuadër policie dhe të rivendosin në krye Sadhu Agashe, i cili së shpejti e gjen veten shënjestër të politikës së brendshme.
Një djalosh i varfër por i talentuar fillon punë në një familje të pasur. Ai dashurohet me vajzën e famijes, Firdeusin. Jeta i ndan të dy por i bashkon pas shumë vitesh. Dashuria e tyre has pengesa të mëdha dhe ndjenjat e të dyve tashmë kanë ndryshuar.
Një terrorist i vret vajzën një oficeri policie në një shkëmbim zjarri në Dehli. Pas kësaj ngjarje në jetën e oficerit hyn një i moshuar të cilit gjithashtu i është vrarë e bija. Ata të dy duan të hakmerren ndaj vrasësit por kjo nuk ka për të qenë aspak e lehtë.
Tamasha flet për udhëtimin e dikujt që ka humbur veten duke u përpjekur të sillet në përputhje me normat e shoqërisë. Filmi bazohet në temën qëndrore të konsumimit dhe humbje së vetvetes në përpjekje për t'u përshtatur me veten përsëri.
Një mosmarrëveshje midis dy vëllezërve zgjatet për dy breza. Kjo është pjesa e parë e një drame me dy pjesë. Pjesa e parë tregon luftën e vëllezërve Bahubali dhe Bhallaladeva për fronin e mbretërisë se Mahishmatit.
Një burrë amerikan musliman që vuan nga sëmundja e Asperger merr një ftesë për të bërë një bisedë serioze me Presidentin, dhe fillon një udhëtim duke përshkuar të gjithë vendin.
Nandu një boksier ndihmon Pinky një vajzë të verbër për përmbushjen e ëndrrës së saj, por a do ta kuptoj vajza qe arsyeja e humbjes se shikimit te saj që ishte Nandu?
Përpara martesës së saj një grua a gjen vetën të rrëmbyer dhe të mbajtur peng për shpërblim. Sa më shumë ditët kalojnë ajo fillon të krijoje një lidhje të çuditshme me rrëmbyesin.