Kur një mafie droge rrëmben një vajzë 8-vjeçare, Kabir Ahlauati del në një mision për të gjetur rrëmbyesit dhe për ta shpëtuar vajzën nga rreziqet që i kanosen.
Një film i bazuar në historinë e lojtarit të famshëm të kriketit indian, Mahendra Sing Doni që tregon hapat e tij të parë në kriket deri në fitimin e Kupës së Botës me ekipin kombëtar të Indisë.
Kjo histori eksploron dashurinë, format që merr, mënyrat se si na ndryshon dhe rrugën e lodhshme drejt së cilës na çon. Është udhëtimi i dy personazheve, Alizeh dhe Ajan të cilët ecin nëpër jetë, dashuri dhe thyerje zemre.
Arjuni do të shkojë për të takuar të fejuarën e tij në Gjykatën e Lartë, por e fejuara e tij do të vritet atje. Ai do të marrë peng 7 persona dhe
do t'i japë një limit prej 7 orësh për të gjetur vrasësin një policeje nga një qytet tjetër.
Filmi është një biografi për Budia Singun, vrapuesin më të vogël të maratonës në botë, historia e të cilit ngjalli debat dhe inspirim në të gjithë botën.
Saravanani dhe vëllezërit e tij kthehen në fshatin e tyre për të bërë paqe me babanë e humbur dhe tre hallat etyre të cilat urrejnë vëllanë e tyre sepse i ka vrarë babanë.
Kapiten Jahan Bakshi do të njihet me Suhanin dhe së bashku do fillojnë një romancë dhe duan që të martohen, por pengesat e mëdha do të mundohen që të ndalojnë vullnetin e tyre.
Një vajzë e re agorafobike(frika nga njerëzit dhe turmat), e traumatizuar nga ngjarjet e së kaluarës, e gjen veten të ngecur dhe të tmerruar në shtëpinë e saj të re.
Çfarë duhet që të provosh të pamundurën? Bazuar në një histori të vërtetë. Historia e jetës dhe karrierës akademike të pionierit e matematicienit indian, Srinivasa Ramanuxhan. Një djalosh 25 vjeçar që ndërmerr një rrugë të gjatë për t'i dhënë kuptim gjithë njohurive të tij. Një rrugëtim i gjatë e i vështirë, Ramanuxhan mbështetet nga miku i tij, z.Hardi, i cili i qëndron pranë tij deri në fund në gjithë punën kërkimore.
Gudu është një person, i cili përdor pretekstin se shet larës rrobash për të flirtuar me femrat. Por çdo gjë do të ndryshojë kur njëra
nga ato do ta mallkojë Gudun dhe atij do t'i duhet që të anulojë mallkimin duke gjetur dashurinë e vërtetë.
U RREGULLUA ZERI! Xhon Bisvas është një gjysh që shkon çdo ditë në polici, për të kërkuar drejtësi për mbesën e tij të rrëmbyer 8 vite më parë. Ndërkohë një tjetër fëmijë rrëmbehet dhe ngjarjet e të shkuarës ndërthuren me ato aktuale.
Historia është për Urvil Raisinin dhe Selinën që u takuan në një eveniment dhe një natë më vonë e paharrueshme. Kur kthehen në shtëpi vazhdojnë jetët e tyre. Kujtimet e Selinës ndjekin Urvilin. Çfarë ndodh më tej përbën thelbin e dramës. Ky film eksploron botën hipokrite ku jetojmë. Çfarë dëshiron Urvili?
1920 London. Kur burri i saj sulmohet nga një magji e zezë, princesha Shivangi duhet t'i kërkojë ndihmë ish të dashurit të saj, të cilin e futi në burg para disa vitesh dhe i cili është kthyer në një mjeshtër gjatë kohës në burg.
Rozë Dej është mësuesja e re në universitet. Ajo është shumë tërheqëse dhe është një nimfomane në uninversitet, Rozë takon Tanveshin dhe një lidhje fillon.