Zhani një shkrimtare, e martuar me dy fëmijë – fillon të shikoj ndryshime të pashpjegueshme në shtëpinë e saj. Trupi fillon t’i ndryshoj. Askush tjetër nuk duket sikur e vë re. Të gjithë i thonë që është stresi për të mbaruar librin e ardhshëm, por ajo fillon të kuptoj se është diçka më e thellë dhe më shqetësuese.
Një grua zgjohet në një dhomë kriogjenike duke mos e ditur se si përfundoi atje, dhe ajo duhet të gjejë patjetër një rrugëdalje para se t’i mbarojë oksigjeni.
Vital është një përgjegjës pune 40 vjeçar në një fabrikë tekstili. Ai bie në dashuri me vajzën e shefit të tij kur ajo e zgjedh atë për një studim ergonomik, por marrëdhënia e tyre tërheq tërbimin dhe mosmiratimin e të gjithëve.
Ndryshe nga djemtë e tjerë të moshës së tij, ëndrra e Aleksit është të bëhet Mis Franca. Pas një jetë të vështirë me vdekjen e prindërve të tij, i dyzuar midis një trupi mashkullor dhe një brendësie femërore, ai përpiqet të fitojë vetëbesimin dhe të kuptoj vendin e tij në botë duke garuar në konkursin e Mis Francës 2020.
Një grua e zhdukur.
Pas një stuhie dëbore, makina e saj gjendet
në rrugën për në fshat.
Ndërkohë që policia nuk di nga t'ia nisë,
duket se pesë persona janë të përfshirë
Secili me sekretin e saj.
Parisi, fundi i viteve 1960. Madama Klod është në krye të një biznesi prostitucioni të suksesshëm, që i jep asaj pushtet mbi botën franceze politike dhe kriminale. Por fundi i perandorisë së saj është më afër sesa ajo mendon.
Një grua trashëgon një shtëpi në një fermë të rrënuar dhe shpreson ta kthejë atë në një rezidencë të këndshme me ndihmën e burrit të saj. Ndërsa rindërtimi fillon, ajo e gjen veten të joshur në një çështje të zymtë me një kontraktor.
Remi i vogël është një jetim që shoqëron një muzikant nomad prej të cilit do të mësojë shumë. Nëpër Francë, i shoqëruar nga qeni i tij Capi dhe majmuni Joli-Coeur, Remi do të mësojë rreth jetës si një akrobat dhe do të këndojë për të jetuar.
Pier Nimansi është një inspektor i cili duhet të hetojë një rast shumë të veçantë të një zinxhiri vrasjesh me elemente fetare teksa përballet dhe me rreziqet për apokalipsin.
Xhoana është një grua e re që ëndërron të jetë pjesë e elitës së forcës së sigurisë kombëtare RAID. Babai i saj, ministër i Brendshëm, ndërhyn që ajo të pranohet si stazhiere, me qëllim që të zhgënjehet nga ëndrra e saj. Nga ana tjetër, Xhoana stërvitet nga Zheni, i cili nuk e pranon dot idenë e një gruaje në RAID dhe do të bëjë gjithçka për ta shmangur këtë...
E transferuar në shtëpi pas një misioni luftarak traumatizues, një ushtare francez e trajnuar përdor aftësitë e saj vdekjeprurëse për të ndjekur njeriun që lëndoi motrën e saj.
Tre policëve u kërkohet të shoqërojnë një emigrant të paligjshëm në aeroportin “Charles de Gaulle”, ku ai do të detyrohet të hipë në aeroplan dhe të kthehet në atdhe. Por, kur të mësojnë të vërtetën, duhet të bëjnë një zgjedhje të vështirë...
Karakteri i kryesor shkon në burg në Francë, ku ai mëson bazat e boksit tajlandez nga një i burgosur tjetër. Ai më pas udhëton në Tajlandë për të studiuar më shumë, ku bëhet edhe kampion.
Dris dhe Manuel janë dy miq fëmijërie që përfundojnë duke ndjekur shtigje të kundërta: Manuel zgjodhi jetën e banditëve, ndërsa Dris bëhet polic. Kur marrëveshja më e madhe e Manuel shkon gabim, ata takohen përsëri dhe kuptojnë se të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin për të mbijetuar në botët e tyre.
Kur detektivi i ri Pol Nerto zbulon trupin e tretë të një gruaje të rrahur me kamxhik, emigrante turke, kërkon ndihmën e detektivit të dalë në pension Zhan-Luis Shifer për të ndjekur vrasësin serial.
Bashkë, ata ata infiltrohen në mafien turke në ndjekje të organizatës "Ujqërit"...