I vendosur për të marrë hak dhe për të fituar më shumë para nga puna që bën, një djalosh shet në treg të zi parfume që grabit nën hundën e pronarit të tij me ndihmën e kolegëve të punës.
Filmi ndjek Luizën, një psikiatre të re, e cila fillon të analizojë një burrë të errët dhe të mistershëm, por pas kësaj, njerëzit rreth saj fillojnë të vdesin.
Të rritur nga e njëjta grua, Asmari me ngjyrë të errët dhe Azuri me flokë liri, u nisën në një kërkim në një tokë të çuditshme dhe magjike për të çliruar zanën magjepsëse Xhinn; por, vetëm një mund ta shpëtojë atë. A do të triumfojnë vëllezërit?
Në familjen e një shkrimtari të famshëm hyn një vajzë e panjohur, të cilën e mirëpresin me dashuri dhe e ndihmojnë, pa i ditur qëllimet e saj të liga, dhe pa e paditur që ajo do ishte shkatërrimi i jetës së tyre.
Për shkak se donte të mbronte vëllanë e tij të vogël nga një baba shumë i dhunshëm, Tedi, një i ri pa histori, akuzohet për vrasjen e babait të tij dhe dërgohet në një qendër të mbyllur arsimore, në pritje të gjyqit të tij për vrasje. Më pas ai zhytet në një univers brutal rregullat e të cilit nuk i njeh.
Në një të ardhme të shkatërruar, një apokalips kërcënon Tokën dhe shpresa e fundit qëndron tek një njeri që është i aftë të udhëtojë në kohë. Ai duhet të kthehet në të kaluarën për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, por një forcë policore e ndjek atë në çdo epokë.
Zhulia, një vajzë e re e që është e apasionuar pas motorave, takon një ekuipazh garuesish dhe ajo fillon të depërtojë në botën e tyre të dominuar nga meshkujt, por një aksident rrezikon aftësinë e saj për t'u përshtatur.
Në një nga zonat më të varfra të Parisit, populluar nga emigrantë, një këshilltare shkolle i përkushtohet punës me nxënës që kanë ndër të tjera edhe probleme sociale, ndërkohë që përballet me sfidat e jetës së saj.
Një mësuese franceze ka transformuar jetën e saj personale pasi fillon një lidhje me një student të ri.
E tashmja përplaset me të kaluarën ndërsa çështjet e varrosura prej kohësh familjare zbulohen në këtë dramë komplekse, ndër breza.
Një vajzë e re kërkon të marrë hak ndaj njerëzve që e rrëmbyen dhe e torturuan kur ajo ishte fëmijë. Bashkë me shoqen e saj, e cila edhe ajo është një viktimë e abuzimit, do të përballen me një rrugëtim të tmerrshëm në një ferr të gjallë të nënçmimit.
Dramatizimi i historisë së vërtetë të një personaliteti francez, i cili u burgos nën akuza të rreme në Rusi në 2017 dhe që iu desh të luftonte kundër gjithë spiunazhit rus për mos tu dënuar përjetë.
Fani 12-vjeçare, bashkë me dy motrat e saj, qëndron në një shtëpi larg prindërve, për t’u fshehur nga gjermanët. Shumë shpejt, gjendja në Francën e pushtuar bëhet e rrezikshme dhe ajo, udhëheq grupin prej tetë fëmijësh në një udhëtim shpëtimi drejt kufirit zviceran...
Sebastiani 10-vjeçar me ngurrim i kalon pushimet në mal me gjyshen dhe tezen. Migrimi i tyre në mal me delet nuk është perspektivë emocionuese për një djalë qyteti si ai, por gjërat ndryshojnë pas takimit me Belën, një qen i madh i keqtrajtuar nga pronari. Bashkë me të, Sebastiani do të kalojë verën më të çmendur të jetës së tij.
Aleksi ka qenë adhurues i filmit “Arturi dhe Minimoys” që në fëmijëri. Për ditëlindjen e tij të 18-të, miqtë e tij më të mirë e surprizojnë duke e çuar në shtëpinë e braktisur ku ishte xhiruar filmi. Ajo që fillon si një aventurë fundjave, kthehet shpejt në një makth vdekjeprurës.
Një përmbledhje erotike me tregime të shkurtra, një antologji e përbërë nga tregime magjepsëse rreth dëshirës seksuale dhe manifestimeve të ndryshme të saj.
Në Francë, përpara se Luigji XIV të ngjitej në fron, një baroneshë e re detyrohet të martohet kundër vullnetit të saj dhe kapet në një rrjetë tradhtie dhe vrasjesh, duke kërcënuar atë dhe të shoqin, të cilin e ka dashuruar thellë.
"Vrasësit" : Historia e Frank Valken, grabitës me famë që përfshihet në vorbullën e një krimi të madh. Ai dhe banda e tij kanë qenë në brendësi të çështjes 30 vite më parë dhe janë të dyshuarit kryesorë për ata që duan hakmarrje për vrasjen.
Lucas dhe ekipi i tij po ndjekin një bandë kriminelësh serbë që përdorin armë të vjedhura nga NATO. Ndërsa hetimi e çon atë në Paris, Lucas përpiqet të rilidhet me vajzën e tij të larguar, një oficere e re e narkotrafikut.
Në Francën e shekullit të 18, kalorësi de Fronsak dhe miku i tij i Amerikës së jugut u dërguan në Gevaudan me urdhrin e mbretit për të investiguar vrasjen e qindra njerëzve nga një bishë misterioze.
Kur një moment inati i kushton dëmtime serioze në këmbë, një futbollist i shquar kthehet në qytetin e lindjes dhe pranon të trajnojë skuadrën e të rinjve të qytetit.
Një ekip profesionist futbolli mbërrin në stadiumin e rivalëve të tyre të ulët për të gjetur një apokalips zombie që i ka kthyer tifozët armiqësorë në huliganë të tërbuar të pavdekur.