Në vazhdim të filmit të parë, luftëtarja vampire Selena dhe gjysmë njeriu-ujk Majkëlli kërkojnë për të dhëna që zbulojnë historinë e racave dhe luftës midis tyre....
Selena, një luftëtare e bukur, gjendet në luftën mes vapirëve dhe njerëzve ujqër. Edhe pse ajo rreshtohet me vampirët, ajo bie në dashuri me Majkëllin, një njeri i cili kërkohet nga njerëzit ujqër për arsye të panjohura...
Një dekadë pasi mposhti Krakenin e tmerrshëm, Perseu përpiqet të tërhiqet në një jetë të qetë si peshkatar dhe prind i vetëm për djalin e tij të vogël. Megjithatë, një luftë e madhe është shpërthyer midis perëndive, të dobësuar nga mungesa e përkushtimit të njerëzve dhe Titanëve të burgosur prej kohësh, të cilët udhëhiqen nga mizori Kronos. I tradhtuar nga Hadesi, Zeusi kapet rob dhe sillet në botën e nëndheshme dhe Perseu duhet të bëhet përsëri heroi në mënyrë që të gjejë Zeusin dhe t’i japë fund luftës së Titanëve për të sunduar botën.
Jeta e një vajze shndërrohet në kaos pasi të gjithë rreth saj pësojnë një fat të tmerrshëm, ndërsa ajo vetë bëhet edhe më pak e sigurt se kush është dhe në çfarë lloj bote jeton.
Heroi i vdekshëm, Bek bashkohet me Zotin Horus në një aleancë kundra Setit, Zotit të pamëshirshëm të errësirës, që ka pushtuar padrejtësisht fronin e Egjiptit, duke zhytur perandorinë e vetme paqësore dhe të begatë, në kaos e konflikt.
Blejd, tani një person në kërkim nga FBI, duhet të bashkojë forcat me Gjurmuesit e natës për t'u përballur me armikun më të rrezikshëm deri tani: Drakulën.
Rreth 100 vjet luftë mes luftëtarëve Shinobi të Manjidani Koga dhe klanit Tsubagakure Iga, zoti Hattori Hanzou dekreton që duhet të vendoset paqja. Të dy klanet jetojnë të fshehur në pyje dhe male. Zoti i Zotave, në 1614, bindet se klanet janë të rrezikshëm për paqen në tokat e tij, dhe këshilltari i tij thur një plan për të shkatërruar luftëtarët më të mirë në një turne. Ndërkohë, i riu Iga Oboro dhe Koga Genesuke bie në dashuri me njëri-tjetrin. Kur gjyshja e Oboro, liderja e klanit Iga dhe babai i Ogenit dhe Genesukes, lideri i klanit Koga, vrasin njeri-tjetrin, Oboro dhe Ganesuke duhet të drejtojnë luftëtarët e tyre drejt përballjes përfundimtare të klaneve Shinobi.
Që prej ardhjes së tij në fron, mbretëria e Mathajusit ka rënë. Tani një vrasës me pagesë, ai duhet ta mbrojë mbretërinë nga një tiran i keq dhe luftëtarët e tij hije për të rimarr lavdinë e dikurshme.
Mbreti Majmun: Fillimi i legjendës është një version i riimagjinuar i Hollivudit për nxjerrjen e Mbretit Majmun: Kërdia në pallatin e parajsës. Origjina dhe vendi i lindjes së historisë së Mbretiti Majmun.
Mathajusi është biri krenar i Ashurit, kapiten i ushtrisë së Akrepave të Zinj. Pasi refuzon që Mathajusin ta fusë në radhët e ushtrisë, Ashuri vritet nga gjenerali i paskrupullt, Sargoni. Mathajusi mbetet jetim dhe dërgohet në një kamp stërvitor për gjashtë vjet. Ai kthehet, këtë herë si Akrep i Zi, në hakmarrje ndaj Sargonit i cili ka marrë fronin me dhunë...
Historia rrotullohet rreth pasagjerëve të një udhëtimi me "jaht" në Oqeanin Atlantik, të cilët teksa përballen me kushte misterioze të motit, hidhen tek një anije tjetër, duke sjellë kështu shkatërrim në det të hapur.
Çifti i dashuruar Eriku dhe Sheli vriten nga një bandë kriminelësh një natë para martesës së tyre, por një vit më pas Eriku rikthehet në botën e të gjallëve për t'u hakmarrë.
30 vite pas rrëzimit të Perandorisë Galaktike, një kërcënim i ri po ngrihet. Urdhri i Parë kërkon te sundojë galaksinë, dhe vetëm një grup heronjsh mund t'i ndalojë ata.
Bazuar në romanin e fundit të Frank Miler Herhes, filmi "300 Ngritja e Një Perandorie", na tregon betejën e gjeneralit Themistokli, që përpiqet të bashkojë grekët për një sulm që do të ndryshojë rrjedhën e luftës. Themistokliu do të përballet me ushtrinë e pafund të Kserksit dhe Artemisën e cila është komandantja e flotës persiane.
Në pragun e martesës së saj, princesha Miroslava rrëmbehet nga një dragua dhe mbahet peng në kështjellën e tij në ishullin e largët. Mira la gjithçka pas në të kaluarën, familjen,shokët dhe...