"Udhëtim për në Perëndim” është një novelë Kineze e publikuar në shekullin e 16, gjatë Dinastisë Minge. Protagonisti i historisë është murgu Tang, një murg budist i cili niset në perëndim për të mbledhur shkrimet e shenjta dhe gjithashtu për të mposhtur demonët dhe forcat e keqija. Pasi ka bërë betimin e murgut për të mos përdorur dhumë atij i duhet të marrë e vete tre dishepujt e tij që do ta mbrojnë…
Kur një tregtar mercenar u burgos brenda Murit të Madh, ai zbulon misterin që fshihet pas njërës prej mrekullive të botës. Pas rrethimit që vjen nga përbindëshat, kërkimi i tij për pasuri kthehet në një udhëtim drejt heroizmit kur i bashkohet një ushtrie të madhe luftëtarësh elitë për të përballur forcën e paimagjinueshme dhe mesa duket të pandalshme.
Një gjeneral ushtrie do të kërkojë ndihmën e Supervajzës për një eksperiment shumë të kushtueshëm, por jo çdo gjë shkon sipas planit dhe eksperimenti do kthehet në rrezik për qytetin Nacional.
Vejusha Ruth ndohet në muajin e 7 të shtatëzanisë kur beson se po kontollohet nga foshnja e saj në bark dhe me një tërbim vrasës, fillon të eleminojë çdo njeri në rrugën e saj.
Një neurokirurg ndërmerr një udhëtim me shpresën për të shpëtuar profesionin e tij pas një aksidenti, por çdo gjë merr një tjetër rrjedhë. Stiven Streinxh ndërmerr një udhëtim drejt arteve mistike dhe zbulon që ka dhe mënyra të tjera për të shpëtuar jetë.
"Sirena e vogël" : Një vajzë nga një botë misterioze, ndryshe nga e jona vjen në botën e njerëzve me shpresën se do gjejë dashurinë e vërtetë. Por për këtë duhet të paguajë një çmim, që mund t'i kushtojë dhe jetën.
Kur Kallum Linç eksploron kujtimet e paraardhësit të tij, Agilarit, dhe fiton aftësitë e një Vrasësi Mjeshtër, ai zbulon që është pasardhës i shoqërisë sekrete të vrasësve.
200 vjet pas krijimit të tij shokues, krijesa e Dr. Frankenshtajnit, Adami, endet akoma nëpër botë. Por kur e gjen veten në mes të një lufte mbi fatin e njerëzimit, Adami zbulon se mbart çelësin që do të mund ta shkatërronte atë.
Qenie me fuqi të mbinatyrshme bashkohen për të luftuar kundër të këqinjve të mbinatyrshëm. Kjo skuadër me qenie të mbinatyrshme përfshin: Xhon Konstantin, Zatana dhe Xhejsën Blad gjithashtu i njohur si djalli Etrigan.
Ai ishte i dënuar të vdiste, por arriti të shpëtojë dhe tani misioni i it është të hakmerret për shfarosjen e fisit të tij. Ai është luftëtari i madh që e quan veten Volkodav dhe është i fundit i fisit të tij Serie Psi (Grey Hounds).
Pasi i shpëton vdekjes së sigurt, Volkodavi ka si mision të vrasë Ludoed, i cili është përgjegjës për atë që i ndodhi fisit Serie Psi.
Një djalë qëndron në një platformë stacioni përderisa një tren është gati për tu nisur. A duhet ai të shkojë me nënën e tij apo të qëndrojë me babain e tij?
Oskar Digsi, një magjistar amator dhe i djallëzuar që punon në një cirk diku në Kansas, hipën në balonën e tij dhe përfundon në Vendin e Ozit. Fati i tij ndryshon sepse aty të gjithë mendojnë se ai është një magjistar i madh. Por shumë shpejt ai do të përballet me tre magjistare të cilat dyshojnë në aftësitë e tij.
Jetimi Piter dhe miqtë e tij e nxjerrin jetesën si hajdutë xhepash dhe Xhimi Gremçi, mësuesi i skermës, është tutori i tyre. Duke u munduar të kapte një sferë magjike, i bie nga duart dhe gjithë grupi i tyre transportohet në Askund.