Kur Brajan, një tifoz i ri i pashpresë në mënyrë të magjishme shkëmben talentin me heroin e tij, yllin e basketbollit, Kevin Durant, ai bëhet ylli i ekipit të gjimnazit, ndërkohë që Kevin papritmas, nuk bën dot një kosh as sa për të nxjerrë veten nga telashet.
Në Greqinë e lashtë, një mbretëreshë i dorëzohet epshit të Zeusit për të lindur një djalë që do të rrëzojë sundimin tiranik të mbretit dhe do të risjellë paqen në tokën e vuajtur. Por ky princ, Herkuli, nuk e di identitetin e tij të vërtetë apo fatin e tij. Ai dëshiron vetëm një gjë: dashurinë e Hebesit, Princeshës së Kretës, e cila i është premtuar vëllait të tij. Kur Herkuli mëson se për çfarë është i destinuar, ai duhet të zgjedhë: të arratiset me dashurinë e tij të vërtetë apo të përmbushë fatin e tij dhe të bëhet heroi i vërtetë i kohës së tij. Historia prapa një prej miteve më të mëdhenj zbulohet në këtë tregim epik plot aksion për dashurinë, sakrificën dhe forcën e shpirtit njerëzor.
Një amerikan që shërben në Legjionin e Jashtëm Francez, gjatë një gërmimi arkeologjik në qytetin antik të Hamunaptrës ngjall rastësisht një mumje që shkakton kërdi mbi të dhe ekuipazhin e tij.
Tomas është djalë me një dhunti të veçantë, mund të shohë shpirtrat e të vdekurve. Ai do të përballet me një burrë misterioz i cili ka në plan të lëshojë forca të errëta në Tokë.
Persi është kthyer, këtë herë në mënyrë për të rikthyer në vend strehën e tyre të sigurt që është drejt zhdukjes, i biri i Poseidonit dhe miqtë e tij nisen në një mision në Detin e Përbindëshave për të gjetur Posten e Artë dhe për të ndalur një të keqe të lashtë nga ngritja.
The Brass Teapot: Kur një çift zbulon se një çajnik prej bronzi u jep para sa herë lëndojnë veten, duhet të vendosin se sa larg janë të gatshëm të arrijnë.
Adoleshenti Përsi Xhekson, zbulon se është pasardhësi i Poseidonit dhe gjatë ambientimit me realitetin e ri, i duhet të përballet me një luftë mes Perëndish. Nga një djalë i zakonshëm, ai tani do të shndërrohet në një hero.
Një i ri ambicioz dërgohet të marrë drejtorin ekzekutiv të kompanisë së tij, prej një qendre misterioze për trajtimet e sëmundjeve, në një vend të largët në alpet Zviceriane, por shumë shpejt ai dallon se trajtimet nuk janë ato që duken.
1600, Perandoria Çing. 7 mjeshtra të teknikave të luftimit bashkojnë fuqitë që të shpëtojnë fortesën e fundit, para se të bjeri në duart e qeverisë së re, që do të kontrollojë të gjithë vendin. Kur i vendosin banorët në një vend të sigurtë, “7 Shpatat” ndihen të rrethuar. Nga uji i helmuar dhe gjurmët që e çojnë armikun drejt tyre, u lindin dyshime se një spiun gjendet midis tyre.
Në vitin 2961, është koha pas njerëzimit dhe natyra ka ringjallur tokën. Një gjuetar i quajtur Signus thirret për të mbrojtur popullin e tij.
Ai udhëton nëpër një luginë të shkretë për të mbrojtur fisin e tij kundër një grupi heretikësh. Signusi duhet të gjejë një mënyrë që fisi i tij të mbijetojë.
Adoptimi i përrallës "E bukura dhe bisha", që flet një vajzë të bukur dhe një princ egoist, i cili ishte shndërruar në një bishë të tmerrshme, si rezultat i një magjie. Ata ranë në dashuri dhe magjia u prish.
Lorenc Talbot, një fisnik i përndjekur nga demonët e së kaluarës, kthehet në pronën e familjes së tij pas zhdukjes së të vëllait. I ribashkuar me babain e tij të distancuar, Talboti fillon të kërkojë vëllain, dhe zbulon një fat të tmerrshëm për veten e tij. Fëmijëria e Talbotit përfundoi natën që i vdiq e ëma. Pasi u largua nga Blekmuri i fjetur, kalon dekada duke u përpjekur të harrojë. Por kur e fejuara e vëllait të tij, Guen Konlif, e gjurmon për ta ndihmuar me vëllain e tij të humbur, Talboti kthehet në shtëpi për t’iu bashkuar kërkimit. Ai mëson se diçka me një forcë brutale dhe një etje të papërmbajtshme për gjak është duke vrarë fshatarët, dhe se një Inspektor i çuditshëm i Skotland Jardit i quajtur Aberlajn ka ardhur për të hetuar.
Kur Skiter Bronsoni bën dadon për fëmijët e motrës, imagjinata e tij shfrenohet ndërkohë që sajon përralla të hollësishme për ta - duke e mbajtur gjithmonë veten e tij si heroin kryesor në to. Përveç kësaj, fëmijët shtojnë idetë e tyre në këto histori heronjsh dhe kalorësie. Atëherë... ndodh magjia. Këto fantazi mbrëmjeje bëhen realiteti i ditës së Skiterit, duke e çuar atë drejt një aventure të jetës së vërtetë dhe në kërkim të fundit të tij të lumtur...
Një vajzë e re e gjen veten në një shkollë edukimi pas terapisë duke qenë se është fajësuar për vdekjen e një djali të ri. Në shkollë, ajo bie në dashuri me një nga studentët, pa e ditur që ai është engjëll dhe e ka dashur për mijëra vjet.
Lusi dhe Edmund Pevensi kthehen në Narnia me kushëririn e tyre Eustacin atje ku u takuan me Princin Kaspian për një udhëtim përmes detit me anijen mbretërore Dawn Treader. Gjatë rrugës ata do ndeshen me dragonj, xhuxha, gjallesa deti dhe një grup luftëtarësh të humbur para se të mbërrijnë në fund të botës...
Në lindjen e largët, Aleks O'Konell, djali i luftëtarëve të njohur të mumjeve Rik dhe Evi O'Konell, zbulon mumjen e Perandorit të Çinit, një qenie që ndryshon formë i mallkuar nga një shtrigë shekuj më parë.
Për shkak të një çrregullimi gjenetik, bibliotekari bukurosh Henry DeTamble vullnetarisht zvarritet nëpër kohë, duke u shfaqur në momente të ndryshme në jetën e artistes bukuroshe Clare Abshire, e cila është dashuria e tij e vërtetë.