Mirë se erdhët në Cirkun e Përbindëshave, një shfaqje rruge të mbushur me krijesa magjike, përbindësha të keqkuptuar dhe vampirin misterioz, Larten Krepsli. I tërhequr nga errësira, bota e paparashikueshme e Cirkut, 16 vjeçari Darren vendos të këmbejë jetën e tij të zakonshme për mundësinë e t’u kthyerit në një vampir të pavdekshëm. Ndërkohë që Darreni eksploron fuqitë e tija të sapogjetura dhe përballet me armiq të papritur, do të zbulojë se ekzistenca e tij si pjesëtar i të pavdekshmëve është e mbushur me më shumë sfida, suspans dhe gallatë nga sa kishte menduar. I bazuar në librin best-seller dhe aktorë si Salma Hayek, Josh Hutcherson, Ken Watanabe dhe Willem Dafoe, ky është një udhëtim emocionues që kritikët e quajnë, “Imagjinar!”
Bazuar në librin e Frenk Miler, filmi frymëzohet nga beteja e lavdishme e Termopilëve ku 300 spartanë dhe 700 aleatë u përballën me mbretin pers Kserksi, duke dhënë një betejë legjendare kundër një ushtrie që ishte me dhjetra mijëra. Filmi qëndron besnik në legjendën e luftëtarëve spartanë që zgjodhën vdekjen sesa përuljen.
Marshuesja Lili humbet rrugën në malet Apalaçian dhe has një kasolle ku jeton një çift simpatik, që përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të mbrojë një sekret të madh thellë në male.
Në vitin 1965, disa të huaj takohen rastësisht në një hotel me të shkuar të errët i quajtur El Royale. Në një natë të vetme, të gjithë shfaqin qëllimet e vërteta, para se gjithçka të shkojë për dreq...
Skot Kalvin ka qenë një Babagjysh modest për dhjetë vjet, por gjithçkaje mund t'i vijë fundi nëse nuk gjen një Babagjyshe. Punët vështirësohen kur ky kusht duhet përmbushur para mbrëmjes së Krishtlindjeve.
Soni dhe Semi janë dy adoleshentë që e quajnë veten gjuetarë thesaresh. Në kërkim brenda një shtëpie të braktisur, gjejnë një kukull të pazakontë ventrikulisti. Aventura e vërtetë fillon kur kukulla ngjallet dhe futet në jetën e tyre pikërisht një natë para Hallouinit.
Toka u shkatërrua nga Formiksët, një racë aliene në dukje e vendosur për të shfarosur njerëzimin. Shtatëdhjetë vjet më vonë, njerëzit e Tokës mbeten të bashkuar për të parandaluar zhdukjen e tyre nga kjo specie aliene superiore nga ana teknologjike. Ender Uigin, një djalosh i qetë por brilant, mund të bëhet shpëtimtari i racës njerëzore. Ai ndahet nga motra e tij e dashur dhe vëllai i tij tmerrues dhe sillet në shkollën e betejave në orbitën rreth Tokës. Ai do të testohet dhe do të kthehet në një vrasës të ndjeshëm i cili fillon të ketë neveri për atë që bën ndërsa mëson të luftojë me shpresën për të shpëtuar Tokën dhe familjen e tij.
Pas zhvendosjes me mamanë e tyre në qytezën Spajdëruik, binjakët Xhared dhe Simon Grace së bashku me motrën e tyre Mel, do ta gjejnë veten në një botë alternative të mbushur me zana dhe krijesa magjike.
15-vjeçarja Mia po përballet me një transformim dërrmues që vë në pikëpyetje ekzistencën e saj. Trupi i saj po ndryshon rrënjësisht dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për të ndalur procesin, ajo shpejt detyrohet ta pranojë se natyra është shumë më e fuqishme.
Kajëll Mor, një adoleshent që nuk po ambientohet me divorcin e prindërve të tijdhe me shkollën e re, fiksohet pas një aplikacioni magjik që statuset në media sociale i kthen të vërteta.
Duke jetuar me njerkun tiranik në një shtëpi me nënën e saj shtatzënë, Ofelia 10-vjeçare ndihet e vetmuar, por kur ajo zbulon një labirint të prishur që ruhet nga një satir misterioz, i cili supozohet që njeh fatin e saj. Dhe nëse dëshiron Ofelia të kthehet babai i saj i vërtetë, ajo duhet të kryejë tri detyra të tmerrshme.
Mbreti Akrep bashkohet me luftëtaren e quajtur Tala, që është motra e mbretit Nubian. Së bashku ata kërkojnë legjendën relike të njohur si Libri i Shpirtrave, që do t'i ndihmojë t'i japin fund sundimit të së keqes.
Një departament qeveritar i njohur si 'Departamenti Gjashtë' emëron oficerin e tij më të mirë për të depërtuar në një forcë speciale të quajtur 'Xhandarmëtia Hyjnore', për të siguruar ndalimin e qarkullimit të monedhave të falsifikuar në kryeqytet.
Një djalë i ri i cili i mbijeton një fatkeqësie në det përfundon në një udhëtim epik, aventurë dhe zbulimi. Gjatë udhëtimit, ai formon një lidhje të papritur me një tjetër të mbijetuar… një tigër të frikshëm Bengal.
Kur një nënë, Katerina dhe e bija, Elli, janë në momentet më të vështira, duhet vetëm të imagjinojnë si është të jesh në vendin e tjetrës. Falë magjisë, imagjinata e tyre bëhet realitet kur ndërrojnë trupat dhe jetojnë jetën e njëra-tjetrës...vetëm për një ditë.
Mamaja beqare, Tes Kolman dhe vajza e saj adoleshente, Ana nuk mund të ishin më të ndryshme se kaq. Kjo po i çmend! Pasi marrin dy biskota fati në një restorant kinez, zgjohen të nesërmen, në trupat e njëra-tjetrës. Çfarë do iu duhet të përjetojnë nën lëkurën e tjetrës dhe çfarë do e prishë mallkimin?
Në një realitet tjetër të Oklandit të ditëve të sotme, shitësi Kasius Grin e gjen veten në një univers makabër, pasi zbulon çelësin e fitimit të të mirave materiale. Ndërkohë që karriera e Kasius vjen në rritje, miqtë dhe kolegët e tij organizojnë një protestë kundër shtypjes së korporatave. Në ç'krah do qëndrojë ai?
Në Jetën e Përtejme një rojtar do ndihmojë një shpirt të humbur gjatë gjyqeve të tij, ndërsa dy ndihmësit e tij të tjerë ndihmojnë një ish-rojtar në tokë, duke zbuluar kështu dhe të vërtetën e historisë së tyre mijëra vjeçare.
Pasi një ngjarje anormale zhduk pothuajse plotësisht njerëzimin, një vajzë e arratisur dhe një gjuetar mashtrues, por guximtar
duhet të gjejnë një vend të shenjtë i cili mund të shpëtojë ose të shkatërrojë atë që ka mbetur nga njerëzimi.