Vdekja, i cili merr formën e një djali të ri, i kërkon një drejtori të medies që të jetë udhërrëfyes për ta mësuar atë rreth jetës në Tokë. Dhe gjatë kësaj kohe, ai bie në dashuri me vajzën e tij.
Kur një pilot motoçikletash, Xhoni Blaze, shet shpirtin e tij tek djalli për të shpetuar jetën e të atit, ai transformohet në Pilotin Fantazmë, gjahtari i djallit, dhe dërgohet të kapë gjithë mëkatarët.
Një udhëtim në kohë bën që anëtarë të Legjionit të Superheronjve të kthehen mbrapa në kohë dhe të bashkëpunojnë me Ligën e Drejtësisë për të mposhtur një skuadër që dëshiron shkatërrimin e Tokës. Kjo shndërrohet në një betejë epike që ndryshon jetën e shumë anëtarëve.
Një shkollë e famshme Britanike shndërrohet në një fushëbetejë të përgjakshme kur një gropë nëntokësore shfaqet pranë territorit të një fabrike të përpunimit të gazit, duke çliruar tmerre të paimagjinueshme.
Ariani, një refugjat sirian që përpiqet të shkojë në Hungari nga Serbia bashkë me të atin, kapet nga policia kufitare dhe e gjen veten në një rrjet cinizmi dhe korrupsioni. Mirëpo, aftësitë e tij të mbinatyrshme bëjnë që dikush t'i vijë në ndihmë.
Gratë e tyre po skllaverohen nga celula lokale vampiresh lezbike falë një mallkimi të lashtë, të afërmit që ngelen nga qyteti rural dërgojnë dy njerëz të pafatë si një sakrificë.
Koulder është gjahtari i shtrigave që ka jetuar për 800 vite për shkak të mallkimit që i bëri mbretëresha e shtrigave. Tani ajo është kthyer përsëri dhe është detyra e Koulder që ta ndalojë.
Një studiues i mësimeve budiste është i bindur që njeriu duhet të jetoj që të plotësoj dëshirat e tij fizike dhe niset në udhëtim me qëllim që të josh gratë e familjeve të ndryshme. Ai i mbivlerëson aftësitë e tij dhe shkakton telashe për njerëzit që e rrethojnë.
Dekada pas vizitës së saj origjinale, dadoja magjike kthehet për të ndihmuar përsëri Benksat dhe fëmijët e Majkëllit në këtë periudhë të vështirë të jetës së tyre.
Princi i ri dhe i dhënë pas qejfeve, Li Çung kthehet në qytetin e tij të lindjes Joseon, pasi vëllai i tij vritet dhe i lë si amanetin e fundit gruan dhe fëmijën që do i vijë në jetë. Gjatë rrugës ai përballet me një tufë njerëzish që kthehen në përbindësha të tërbuar si pasojë e një tërbimi ngjitës nga kafshimet. A do arrijë ai ta shpëtojë prej tyre qytetin e tij dhe njerëzit e zemrës?
Artur Këri mëson se është trashëgimtari i mbretërisë nënujore të Atlantisit dhe duhet të ecë përpara për të udhëhequr popullin e tij dhe për t'u bërë një hero për botën.
Disa vajza të një kolegji fillojnë të vënë re se disa gjera nuk janë ashtu siç duken. Ato nisen një kërkim të dëshpëruar për të zbuluar të vërtetën e tmerrshme të robërisë së tyre.
Në rrugët e vështira të Londrës Lindore, një ish ushtar dhe një djalosh 14-vjeçar thurin një plan për t'u hakmarrë kundër bosit të fuqishëm të kokainës dhe policëve që ka korruptuar ai. Gjatë stërvitjes së tij djaloshi mëson domëthënien e vërtetë të miqësisë, nderin dhe respektin.
Në vitin 1846 në një ishull të largët në brigjet perëndimore të Skocisë, tre të mbijetuar nga një fundosje misterioze e anijes së tyre tregtare e gjejnë veten të bllokuar në një ishull të vogël me mjegull. Përmes hetimit të kapitenit, ai zbulon se çdo vit rreth të njëjtës ditë do të ndodhte një tragjedi në det dhe të rinjtë nga ishulli do të vdisnin nga një sirenë fantazmë. A do t'ia dalin të shpëtojnë nga ishulli famëkeq me vetëm katër banorë?!
Në një përpjekje për të penguar planet e Grindelwald për të ngritur magjistarët e gjakut të pastër për të sunduar mbi të gjitha qeniet jo-magjike, Albus Dumbledore regjistron ish-nxënësin e tij Newt Scamander, i cili pajtohet të ndihmojë edhe pse ai nuk është në dijeni të rreziqeve që shtrihen përpara. Dashuria dhe besnikëria vihen në provë, edhe mese miqve dhe familjarëve, në një botë magjepsëse të përçarë...
Goku dhe Vexhita ndeshen me Brolin, një luftëtar sajan ndryshe nga çdo luftëtar që janë ndeshur më parë.
Përditësim në cilesi dhe me audio "zërin" Japanese orgjinal HD.
Ndërsa shoferja e tij besnike e shëtit nëpër Paris me limuzinë, një njeri misterioz ndryshon rrobat dhe pamjen e tij, për të luajtur role të çuditshme, të shkruara përgjysmë... Udhëtimi fizik i zotit Oskar mes personazhesh në dukje të palidhura, është shumë i ngjashëm me udhëtimin që bën çdo natë, në ëndrra, mendja njerëzore.
Në një botë post-apokaliptike ku qytetet shkatërrojnë dhe konsumojnë njëri-tjetrin për të mbijetuar, Tomi dhe guximtarja Hester takohen në Londër dhe përpiqen të ndalojnë një komplot vdekjeprurës.
Sinkronizimi i titrav me video u rregullua! Një akademi e njohur kërcimi përfshin në vorbulla errësire balerina të reja dhe të talentuara, si dhe një psikoterapist të pikëlluar. Disa do t'i dorëzohen këtij makthi. Të tjerë më në fund do të zgjohen.