Një grup mercenarësh shekullorë, të gjithë të pavdekshëm dhe me aftësinë për t’u vetëshëruar, zbulojnë se dikush e ka mësuar kush janë dhe ata duhet të luftojnë për të mbrojtur lirinë e tyre.
Në qytetin e Stormholdit, Tristani i premton Viktorias, dashurisë së tij, një yll nga bota magjike përtej Murit. Por nuk e dinte që aventurat e tij dhe dashuria e tij e vërtetë do të fshiheshin pas atij muri.
Një shpërndarës amerikan droge që jeton në Tokio tradhtohet nga miku i tij më i mirë dhe vritet gjatë një marrëveshje droge. Shpirti i tij, duke parë pasojat e vdekjes së tij, kërkon ringjallje.
Duke lëvizur nëpër Manhatan në një limuzinë për të vajtur të presë flokët, dita e një 28 vjeçari multimiliarder zhvillohet në një odise me një shumëllojshmëri karakteresh që fillojnë t'i shkatërrojnë botën.
Dy të apasionuar pas sërfit, marrëdhënia e të cilëve është duke përfunduar, e gjejnë veten të përfshirë në një valë dimensionale udhëtimi në kohë që i dërgon ata në një film muzikor plazhi të viteve '60.
Në mesin e viteve 1950, një vajzë me emrin Fei dhe një folës i radios i quajtur Everet, zbulojnë një sinjal të
çuditshëm në radio që mund të ndryshojë të ardhmen e qytetit të tyre përgjithmonë.
Kur zgjohet në një botë të re dhe të rrezikshme, një djalë i ri duhet të përballet me sfida dhe mistere për zbuluar se çfarë është reale dhe çfarë është një fantazi.
Tre mjeshtër të panjohur të arteve marciale janë thirrur në një ishull misterioz për të konkurruar në një turne rezultati i të cilit do të vendosë fatin e botës.
Në kohën e luftëtarëve Vikingë dhe zotave të fuqishëm nordik, dy fëmijë të vegjël ndeshen me përbindësha dhe perëndi të inatosura që të parandalojnë një profeci të vjetër që mund të shkatërrojë botën.
Humbur në një ishull misterioz, ku koha nuk të bën të rritesh, Uendi duhet të luftojë për të shpëtuar familjen, lirinë e saj dhe shpirtin gazmor nga rreziqet vdekjeprurëse të rritjes.
Ishulli i Fantazisë drejtohet nga Z. Roarke i cili ka si qëllim të realizojë ëndrrat e fshehta të mysafirëve të tij. Por ky ishull i largët tropikal, nuk do i japë mysafirëve eksperiencën që ata presin.
PS: Ky Film është një përshtatje horrori i emisionit televiziv popullor të viteve '70 rreth një ishulli magjik.
Shumë kohë më parë në një fshat të largët, një vajzë e re shkon me vëllain e saj të vogël në një pyll të errët, e dëshpëruar për ushqim dhe punë. Aty ata do përballen me një të keqe të tmerrshme.
Pjesëtarët e mbijetuar të rezistencës përballen edhe njëherë me Urdhrin e Parë, dhe konflikti legjendar midis Jedit dhe Sith arrin kulmin duke i dhënë fund historisë Skajuoker.
Matilda ndan shtëpinë me prindërit dhe vëllain, të cilët nuk e duan dhe s'e vlerësojnë.
Kur drejtoresha i shkel në hak asaj dhe mësueses zemër-mirë, Matilda përdor fuqitë telekinetike për të marrë hak...
Vite pasi një fatkeqësi shkatërron planetin dhe e kthen pjesën më të madhe të njerëzimit në kafshë të uritura në gjak, një udhëtar ndihmon një grup të mbijetuarish të shpëtojnë veten.
Jeta e një djaloshi ndryshon kur ai njihet me një vajzë në shkollë. Ata së bashku krijojnë një botë imagjinare ku kalojnë kohën e tyre të lirë në një shtëpi pemë.
Pasha është një postier i zakonshëm i cili fillon të shohë ëndrra të pazakonta. Një ditë ai shpëton një vajzë nga një grup sulmuesish. Më vonë ai zbulon se ka një botë të mbinatyrshme nën tokën e Moskës dhe se ai është më tepër se një postier i rëndomtë.
Në një udhëtim për të gjetur kurën për një mallkim të një Tatarigami, Ashitaka e gjen veten në mes të një lufte midis perëndive të pyjeve dhe Tatara, një koloni minierash. Në këtë kërkim ai takohet edhe San.