Një zjarrfikës, dy profesorë kolegji dhe një shkencëtare qeveritare seksi punojnë kundër disa organizmave alienë që kanë evoluar me shpejtësi që nga mbërritja e tyre në Tokë me anë të një meteori.
Në një të ardhme të afërt, detektivi privat David Karmikael punësohet nga Marlon Veidt, një biznesmen i çuditshëm, për të gjetur vajzën e tij të zhdukur. David bashkohet me Xhenin, një A.I shumë e avancuar për të zgjidhur misterin.
Aleksia është një vrasëse e pamëshirshme. Këto vrasje tashmë nuk kanë të ndalur. Por, pasi la një dëshmitare në një skenë të tmerrshme vrasjesh, ajo detyrohet të ikë, me një identitet të rremë...
Kur Superinteligjenca e fuqishme (Xhejms Kordën) zgjedh të studiojë personin më mesatar në Tokë "Kerëll Pitërs", fati i botës ndodhet në ekuilibër. Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale vendos të skllavërojë, shpëtojë apo shkatërrojë njerëzimin, ngelet në dorën e Kerëllit që të vërtetojë se njerëzimi ia vlen të shpëtohet.
Rose punon në sektorin e modës, duke shpresuar të bëhet një stiliste. Një aksident trafiku i dëmton fytyrën. Ajo bën një trajtim eksperimental me qeliza rigjeneruese, duke e bërë atë më të fortë dhe më të bukur se kurrë, por kjo ka një efekt anësor.
Një gruaje të re që po lufton i është vendosur një çip eksperimental inteligjence artificiale.
Ajo duhet të luftojë për të mbijetuar, kur ai merr kontrollin.
Një studente doktorature bën lidhjen e disa dridhjeve të pazakonta në Los Anxhelos me shkencëtarë mashtrues, të cilët duan të kthejnë në armë sekretet e Nikola Teslës dhe të shkaktojnë tërmete masive, nëse gjejnë bllokun e tij të humbur të shënimeve.
Në një vend të shkretë ku njerëzimi është skllav i ujit, dy rebelë mund të jenë në gjendje të vendosin rregullin: Maksi, një ish polic fjalëpak dhe Furiosa, një grua e guximshme, e cila kërkon të shkojë në vendlindjen e saj.
Jack Quinn humbet objektivin e tij, Stavrosin, në prag të misionit të tij të fundit. Nga atje, ai dërgohet në koloni; një rilindje për vrasësit e supozuar të vdekur. Ai arratiset nga atje dhe kërkon ndihmën e Yazit, një tregtar armësh, për betejën e tij të fundit me Stavrosin.
Agjentit Ki Heon i caktohet si detyrë të transportojë në mënyrë të sigurt So Bokun, klonin e parë njerëzor, i cili mban sekretin e përjetësisë. Por, disa mundohen të kontrollojnë Seo Bokun, për përfitimet e tyre.
Katër studentë të shkollës së mjekësisë bëhen pjesë e një një eksperimenti të neuroshkencës, i cili del jashtë kontrollit dhe duhet të gjejnë një rrugëdalje para se të jetë tepër vonë.
Në një të ardhme jo shumë të largët, pas një katastrofe globale që ka zhdukur pothuajse të gjithë njerëzimin në Tokë, një astronaute nga Kolonia Hapësinore Kepler duhet të marrë një vendim që do të vulosë fatin e njerëzve në të dy planetët.
Historia e takimit të spiunes së famshme, "vejusha e zezë" Natasha Romanoff me motrën e saj dhe përballjen me një armik të së kaluarës të saj të errët.
Një njeri familjar rekrutohet për të luftuar një luftë të së ardhmes, ku fati i njerëzimit mbështetet në aftësinë e tij për t'u përballur me të kaluarën.
U RREGULLUA! Pas ngjarjeve të frikshme në shtëpi, familja Abot duhet të largohet nga streha e tyre. Të detyruar të dalin në botën e jashtme, ata kuptojnë se krijesat që ndjekin zhurmat nuk janë rreziku i vetëm.
Kur industrialisti i pasur Toni Stark detyrohet të ndërtojë një kostum të blinduar pas një incidenti të rrezikshëm që pësoi, ai vendos përfundimisht të përdorë teknologjinë për të luftuar kundër së keqes.
Një çift i martuar merr me qera një shtëpi buzë detit dhe e gjejnë veten të rrethuar nga komshinj dhe ndodhi të çuditshme. Shpejt marrin vesh se janë në kthetrat e një kulti misterioz dhe perëndisë së tyre të lashtë detare.