Pesë studentë shkojnë në vendngjarjen e aksidentit të njohur si "aksidenti i kalimit Diatlov", për të filmuar një dokumentar
rreth tij, por ngjarjet marrin një kthesë të papritur kur ata zbulojnë sekretet e atij vendi...
Kur 12 anije aliene misterioze shfaqen në vende të ndryshme rreth botës, profesoresha e gjuhës Luiz Benks merr përsipër detyrën e interpretimit të gjuhës së vizitorëve alienë.
Në momentin që vjen fundi i jetës në tokë, një ekip eksploruesish merr përsipër misionin më të rëndësishëm në historinë njerëzore: të udhëtojnë në galaktikë për të zbuluar nëse njerëzimi ka një të ardhme në mesin e yjeve.
Skuadra e anijes 'Entëprajs' zbulon arritjet më të larta të hapësirës së paeksploruar, ku ndeshet me një armik të ri e të pamëshirshëm që i vë në provë ata dhe çdo gjë që ka lidhje me Federatën.
Virusi vdekjeprurës T i kompanisë Ombrella, vazhdon të shkatërrojë planetin, duke i kthyer njerëzit në ushqim për zombi. Shpresa e fundit e njerëzimit është Alisa, e cila zgjohet në zemër të institucionit të operacioneve të kompanisë Ombrella. Alisa duhet të përballet kundra ushtrisë së pafund të Ombrellës dhe njëkohësisht të zbulojë dhe të kaluarën e saj misterioze.
Pas katastrofës në qytetin "Raccoon" të mbijetuarit udhetojnë nga shkretetira e Nevadës duke shpresuar për të shkuar në Alaskë. Alise i bashkohet grupit dhe luftojnë sëbashku kundër "Umbrella Corp".
Alis zgjohet në qytetin Rakun, duke zbuluar se ai është infestuar me zombi dhe përbindësha. Me ndihmën e Xhill Valentajn dhe Karlos Olivera, ajo duhet të gjejë një dalje nga qyteti para se ai të shkatërrohet nga një predhë bërthamore.
Familja e Spekëllsit të vogël, një Torozaur, do të vritet nga një Tiranozaur dhe aty do të fillojë një armiqësi e përjetshme midis Tiranozaurit dhe Spekëllsit që do të hakmerret për familjen e tij.
Kur Toni Stark përpiqet të fillojë një program paqeruajtës, gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe tani është në dorën e Avengers të ndalojnë Ultronin e lig dhe planet e tij të tmerrshme.
Një njësi e posaçme ushtarake lufton fuqishëm, kundër një super-kompjuteri, i cili ka dalur jashtë-kontrollit, dhe kundër qindra shkencëtarëve, të cilët kanë eskaluar në krijesat e mish-ngrënësve, pas një aksidenti në laborator.
Përbindëshi më i famshëm në botë gjendet përpara një lufte me krijesën MUTO që krijohet nga ekperimentet arrogante shkencore, dhe i cili na kërcënon ekzistencën tonë.
Katër shokë, pasi kanë fituar fuqitë e tyre magjike, të katër elementëve, u duhet të përballen me Kaosin, një vajzë e cila është kthyer për të prishur harmoninë e Tokës. Ballafaqimi me të i vendos përpara një sprove.
G.I. JOE është një njësi operacionesh speciale lartësisht e stërvitur dhe tepër sekrete e përbërë nga burra e gra nga i gjithë globi. Zyrtarisht, këta luftëtarë nuk ekzistojnë. Janë të paktë ata që dinë të vërtetën se G.I. JOE luftojnë një luftë sekrete, si radha e parë dhe e fundit e mbrojtjes kundër forcave që kërkojnë të fusin botën brenda kaosit. Kudo që ka telashe, G.I. JOE janë atje. Karakterët tuaj të preferuar G.I. JOE janë kthyer... por këtë radhë, askush nuk është i sigurt. S’ka parashuta. S’ka lazera. S’ka rregulla. Kujdes... kjo nuk është lojë!
Një mijë vjet pas disa ngjarjeve kataklizmike që e detyruan njerëzimin të arratisej nga Toka, Nova Praim është bërë shtëpia e tyre e re. Gjenerali legjendar Saifer Reixh kthehet nga një mision i gjatë në familjen e tij, i përgatitur për të luajtur rolin e babait ndaj djalit të tij 13-vjeçar, Kitai. Kur një stuhi meteorësh shkakton dëme tek anija e Saiferit dhe Kitait, ata detyrohen të ulen në Tokën tashmë të panjohur dhe të rrezikshme. Ndërsa babai i tij dergjet në timonin e anijes, Kitai duhet të përshkojë terrenin armiqësor për të rimarrë fenerin e tyre të shpëtimit. Gjatë gjithë jetë së tij, Kitai nuk ka dashur asgjë tjetër veçse të bëhej një ushtar si babai i tij. Sot, i jepet mundësia.
Në një të ardhme jo shumë të largët, shoqëria kontrollohet nga Shteti i fuqishëm dhe diktatori i njohur si Drejtori. Kondor punon si një vrasës me pagesë për Shtetin, por ribashkimi me dikë që ai kujtonte si kishte vdekure detyron të konsiderojë se kush janë në të vërtetë armiqtë e tij.
Dikur ka qenë burimi i jetës, i dritës dhe i ngrohtësisë. Por tani dielli e ka kthyer të gjithë botën në një shkretëtirë të nxehtë dhe shterpe. Pyjet janë të përvëluar. Kockat e kafshëve dergjen nëpër rrugë. Akoma dhe netët janë të shndritshme. Maria, motra e saj e vogël Liona dhe Filipi po shkojnë drejt maleve me një makinë të mbuluar. Thashethemet thonë se ka ende ujë që po rrjedh atje. Gjatë rrugës, ata përballen me Tomin, një mekanik që bëhet i domosdoshëm. Por a mund t’i zënë besë atij? Tensioni rritet në këtë grup të vogël. Sikur mos të mjaftonte kjo, ata tërhiqen në një pritë. Aty fillon beteja e tyre e vërtetë për mbijetesë...
Enzo, një hajdut i vetmuar dhe mizantrop, përdor fuqitë e fituara pasi u rrëzua në lumin Tiber për të ndjekur një bandit të çmendur të quajtur "Cigani".