20 vjet pas provës së parë qe nuk u mbyll me sukses, pesë miq kthehen në qytetin e rinisë për ti shkuar deri në fund maratonës së pijes. Rrugës për tek klubi "Fundi i botës" ata kuptojnë riskun në të cilin ndodhej njerëzimi.
Xhon Kostler, një profesor që deshifron një mesazh të koduar me parashikime tmerrësisht të sakta për çdo katastrofë të madhe që ka ndodhur dhe do të ndodhë në botë. Duke kërkuar të mbrojë familjen e tij dhe të parandalojë fatkeqësi të ardhshme, ai rekruton ndihmën ngurruese të Dajana Uejlandit, vajzës së autorit tashmë të vdekur të profecive. Kërkimi i tij për të kuptuar mesazhet dhe ngatërrimin e familjes së vet në to kthehet në një garë emocionuese kundër kohës ndërkohë që përballet me katastrofën më të madhe.
Historia e DHËNËSIT përqendrohet te Xhonas, një djalosh që jeton në një botë ideale e pa ngjyra. Kur ai fillon të kalojë kohë me Dhënësin, i cili është ruajtësi i vetëm i kujtimeve të komunitetit, Xhonasi nis të zbulojë të vërteta të errëta të së kaluarës. Me fuqinë e tij të njohurisë, ai kupton se rreziqet janë më të larta nga çfarë mendohej – një çështje jetë a vdekje për të dhe për të dashurit e tij. Xhonasi e di se duhet të largohet nga kjo botë për t’i mbrojtur të gjithë, një sfidë që më parë nuk e kishte kaluar askush me sukses.
Jeta e një djali del jashtë kontrollit kur një strukturë ogurzezë ngjarjesh përsëritet në të njëjtën mënyrë çdo ditë, duke përfunduar pikërisht në orën 2:22.
Maks Wokër, një agjent i agjencisë së sigurimit që mbikëqyr udhëtimin në kohë, duhet të mbrohet nga një politikan i korruptuar që kërkon të jetë sundues i së ardhmes duke ndryshuar të shkuarën.
Kur mbajtesit e jetës Ripley është gjetur nga një ekuipazh shpëtimi mbi 50 vjet më vonë, ajo gjen se formuesit e tokës janë në planetin që ata gjetën speciet e huaja. Kur kompania dërgon një familje të kolonistëve për të hetuar historinë e saj, të gjitha kontaktet humbasin me planetin dhe kolonistët. Ata marrin Ripley dhe marinsat koloniale që të kthehen dhe të kërkojnë përgjigje.
Dae-ho, gazetari investigativ, kerkon te zbuloje ku ndodhet i biri qe u rrembye para 3 vitesh. Me ndihmen e nje agjenti dhe nje mikeshe psikiatre, ai do te ripershkoje kujtimet e tij lidhur me ngjarjen nepermjet teknikes se endrres se kthjellet.
John fillon të ketë paraliza gjatë gjumit dhe ndërsa qëndron i shtrirë në krevat, qenie të cilat ekzistojnë në hijet e errëta të natës e vizitojnë atë. Tmerri i John-it shtohet kur mëson se këto krijesa planifikojnë të rrëmbejnë të birin.
Pesë miq gjatë pushimeve qëndrojnë në një shtëpi duke pritur asgjë më shumë se një kohë zbavitëse, duke mos ditur që planeti Tokë është nën një pushtim të huaj dhe rrëmbim në masë.
Remi dhe Xhejku janë shokët më të ngushtë dhe konfiskuesit më të rrezikshëm të Unionit, që rikuperojnë organe artificiale nga më të shtrenjtat kur mbartësit e tyre mbeten mbrapa me pagesat. Por pasi një aksident gjatë detyrës e detyron Remin të pajiset me një zemër artificiale, ai e gjen veten në borxhe dhe të paaftë për të paguar. Tani, gjuetari kthehet në pre ndërkohë që Xhejku s’do të ndalojë asgjëkundi derisa ta gjurmojë dhe ta mbarojë punën.
Elementi i pestë është një film fantastiko shkencor i vitit 1997, me regji të Luc Besson, bazuar në aventurën e një shoferi taksie i cili papritur duhet të shpëtojë botën nga shkatërrimi i një planeti të zjarrtë që quhet: "E Keqja"...
Një grup të rinjsh fitojnë superfuqi kur gjejnë disa monedha shumë të vjetra dhe ata duhet të mposhtin Rita Repulsën, e cila dëshiron të shkulë Kristalin Zeo nga Toka, për ta shkatërruar atë.
Pasi një anije hapësinore tregtare kap një sinjal të panjohur, gjatë uljes në hënë një anëtar i ekuipazhit sulmohet nga një qenie e mistershme, por ky do të jetë vetëm fillimi...
Në vitin 2961, është koha pas njerëzimit dhe natyra ka ringjallur tokën. Një gjuetar i quajtur Signus thirret për të mbrojtur popullin e tij.
Ai udhëton nëpër një luginë të shkretë për të mbrojtur fisin e tij kundër një grupi heretikësh. Signusi duhet të gjejë një mënyrë që fisi i tij të mbijetojë.
Ndërsa bota shkon në luftë dhe grindje civile, një agjent i CIA-s arrin në një burg të fshehtë nëntokësor për të marrë në pyetje një terrorist që udhëton në kohë, të cilën ajo beson se është përgjegjës për katastrofën që shpaloset...
Një ekip hulumtuesish ka zbuluar një çelës për origjinën e njerëzimit në Tokë dhe nisen për një udhëtim në qoshet e errëta të Universit. Atje, ata duhet të luftojnë një betejë të tmerrshme për të shpëtuar të ardhmen e racës njerëzore.
I vendosur në një tokë të copëtuar nga lufta ku ndarjet fisnore janë në frikë asgjësimi, filmi tregon historinë e një luftëtari vdekjeprurës i cili drejton një ekspeditë lufte. Kur ai tradhëtohet nga njerëzit e tij dhe lihet të vdesë, shërohet nga një princeshë misterioze dhe mirëpritet nga një fis i fshehur që beson se ai është zgjedhur për të zhvilluar betejën e fundit.
Gjenerata e re e majmunëve të krijuar gjenetikisht, kërcënohet nga disa njerëz që kanë mbijetuar nga gripi i majmunëve Ata lidhin një paqe, e cila nuk zgjat shumë. Lufta në mes këtyre dy grupeve do të vendosë se kush do të jetë raca dominuese në Tokë.