Në të ardhmen e afërt, kur komunikimet fiken në një central të largët bërthamor, të izoluar
në shkretëtirë, një inspektore e re e sigurisë, Ebi Dikson, detyrohet të fluturojë jashtë për
të rregulluar komunikimin. Pasi brenda objektit, gjurmët misterioze dhe sjelljet e çuditshme bëjnë që Ebi
të ketë dyshime në lidhje me shëndetin, dhe ndoshta identitetet e dy punonjësve.
Ç’do të bënim nëse ishim në pragun e një Epoke të re Akullnajave? Kjo është pyetja që nuk e lë të qetë dhe klimatologun Xhak Holl. Hetimet e Hollit tregojnë se nxehtësia globale mund të shkaktojë një rrënie të menjëhershme dhe shumë shkatërruese të temperaturës së planetit tonë. Ndërkohë që Xhak paralajmëron Shtëpinë e Bardhë, djali i tij 17 vjeçar, Sam,ndjen veten e tij si në grackë në Nju Jork Siti ku ai dhe shokët e tij kanë shkuar për një kompeticion akademik të shkollës së tyre. Tani ai duhet të përballet me temperaturat ekstreme. Por, as Xhak nuk është i pregatitur për ato që do ndodhin, tek ai,tek djali i tij dhe tek i gjithë planeti.
Një njeri i burgosur në një qeli që kontrollohet nga një sistem kompjuterik, duhet të gjej një mënyrë për t'u arratisur nga aty dhe t'i bashkohet botës reale, e cila mund të mos ekzistojë më.
Një virus përhapet në Taipei dhe forcat S.W.A.T. nisin evakuimin e zonës. Por në Ximending policia has kundërshtimin e Banditëve lokalë. Të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të shpëtuar nga sulmet e zombiëve.
Dy mutantë rekrutohen në një akademi private për llojin e tyre skuadra e superheronjve e të cilës duhet të përballet me një grup terrorist me të njëjtat aftësi si të tyret...
Ushtari i Federatës, Xhoni Riko, ka urdhër të punojë me një grup rekrutësh të rinj, në një stacion satelitor në Mars, vend të cilin Buburrecat gjigande e kanë shenjestër për sulmin e tyre të ardhshëm.
Një thriller për një mister të pazgjidhur në Alaskë, ku në një qytet kanë ndodhur zhdukje të pashpjegueshme gjatë 40 viteve të fundit dhe akuzohen qeveritarët për ndonjë mision të fshehtë...
Ana, një studente e Oksfordit, e gjen veten në pamundësi të krijimit të kujtimeve të reja si pasojë e një eksperimenti kalimi nëpërmjet një vrime krimbi. Filmi ndjek përpjekjet e saj të dëshpëruara për të kuptuar ç'po ndodh dhe se kush apo çfarë fshihet pas horrorit që ajo po përjeton.
Autobotët dhe Deseptikonët janë në luftë ndërkohë që fati i njerëzimit varet në fije të perit. Optimus Praimi është zhdukur. Çelësi për të shpëtuar Tokën ndodhet i groposur thellë nën dhe bashkë me historinë e Transformuesve në Tokë...
Pilotët e Marinës, Ben Ganon, Henri Pursell dhe Kara Uejd ngarkohen me detyrën të trajnojnë një avion të ri
pa pilot që bazohet në inteligjencën artificiale për të sulmuar objektiva jashtë territorit të Sh.B.A-ve.
Ben është mosbesues ndaj teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe kur Marina vendos ta vërë avionin në punë
edhe pas disa defekteve dhe mos-bindjeve, ai e di se duhet ta ndalojë atë në mënyrë që të shmangë një luftë të re
botërore.
Në vitin 2032, Batou, një robot detektiv për njësinë e anti-terrorizmit në sigurinë publike në Seksionin 9, heton për çështjen e një roboti femër, e krijuar për marrëdhënie seksuale, që ka vrarë të zotin dhe në fund është vetë-shkatërruar.
Në një të ardhme jo shumë të largët kriza e mbipopullimit është bërë një kërcënim për mbijetesën e njerëzimit. Për këtë arsye qeveritë kanë nisur fushatën "Një fëmijë për familje". Në fshehtësi, Terrens Setman, rrit shtatënjaket identike që e bija lind para se të vdesë.
Historia e qëndresës së fundit të njerëzimit kundër një pushtimi alien. Në Nairobi, në Afrikën lindore, një ushtar amerikan dhe një mjeke franceze bashkohen për t'i mbijetuar sulmit të alienëve. Lidhja e tyre do të testohet teksa kërkojnë shpëtim në një botë të shkatërruar.
Xho Bauers, përcaktimi i ''Amerikanit me nivel mesatar'' është kavja e zgjedhur nga Pentagoni për një projekt pllenimi. I harruar në kutinë ku e futën, zgjohet pas 5 shekujsh. Ai e gjen veten në mesin e një shoqërie idiotësh, saqë natyrshëm është njeriu më inteligjent.
Në verë të vitit 1979, një grup miqsh në një qytezë të vogël të Ohajos bëhen dëshmitarë të një aksidenti katastrofik me tren ndërkohë që po xhironin një film të festivalit Super 8. Por shumë shpejt ata dyshojnë se nuk ishte aspak aksident. Menjëherë pas kësaj, zhdukje të pazakonta dhe ngjarje të pashpjegueshme fillojnë të ndodhin në qytezë, dhe z/sherifi i zonës përpiqet të zbulojë të vërtetën e cila është më e tmerrshme nga sa kishin imagjinuar ata.
Ekipi i një anijeje koloniste, drejtuar në një planet të largët, zbulon një parajsë të paeksploruar me një kërcënim përtej imagjinatës së tyre dhe duhet të tentojnë një arratisje pikëlluese.
Një studente kolegji e zhdërvjelltë pëson një aksident gati fatal me autobus,
por rilind përmes teknologjisë hibride të të atit bioteknik dhe laboratorit të tij të avancuar.