Është viti 2045. Lufta kundër drogës në Meksikë është ashpërsuar për shkak të një karteli droge të pamëshirshëm i cili po përdor robotë për të zbatuar operacionet e veta.
Në një botë të shkatërruar nga armët kimike, njerëzimi përpiqet të mbijetoj duke përdor Inteligjencat Artificiale. Mosmarrëveshjet dhe konfliktet e vështirësojnë mbijetesën, sidomos kur makineritë fillojnë të dyshojnë qëllimin e tyre.
T'Challa, pas vdekjes të së atit, Mbretit të Wakanda, rikthehet në shtëpi në kombin Afrikan të izoluar dhe të avancuar nga ana teknologjike, për të triumfuar në fron dhe për të marrë me të drejtë vendin e tij si mbret.
Kur një numër i madh përbindëshash, të njohur si Kaixhu, filluan të dilnin nga deti, nisi një luftë që do të merrte miliona jetë dhe që do të konsumonte burimet e njerëzimit për vite me radhë. Për t’i luftuar Kaixhu-të gjigante, u shpik një lloj i veçantë arme: robota masivë, të quajtur Jager, që kontrollohen njëkohësisht nga dy pilotë mendjet e të cilëve janë të lidhura me një urë nervore. Por akoma dhe Jagerat po dalin të padobishëm përballë Kaixhu-ve të pamëshirshëm. Në prag të humbjes, forcat që po mbrojnë njerëzimin nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të kërkojnë ndihmën e dy heronjve të papritur - një ish-piloti të mbaruar dhe një rekruteje të re të paprovuar. Së bashku, ata janë shpresa e fundit e njerëzimit kundër apokalipsi të ardhshëm.
Një miliarder me mendje të shkëlqyer, i quajtur Karl Durant, po eksperimenton me peshkaqenët, të cilët së shpejti rebelohen dhe shkaktojnë tmerr midis një grupi shkencëtarësh.
Në finalen epike të “Vrapuesi i Labirintit”, Tomasi drejton grupin e tij të Lirishtasve në misionin final dhe më të rrezikshëm. Për të shpëtuar shokët, ata duhet të depërtojnë në legjendarin "Qyteti i Fundit", një labirint i kontrolluar nga WCKD që mund të rezultojë më vdekjeprurësi nga të gjithë labirintet. Kush del gjallë do të marrë përgjigjet për pyetjet e Lirishtasve që kur u futën në labirint.
Pas betejës në mes Autobotëve dhe Diseptikonëve që ndryshoj Çikagon, njerëzimi mendon se të gjithë alienët paraqesin kërcënim permanent. Herlod Atinxher, një agjent i CIA-s themelon një njësi që ju vihet pas alienëve. Por, del të mos jetë pikërisht ashtu, ngase ai në marrëveshje të fshehtë me Lokdaunin janë në kërkim të Optimus Prajmit.
Në Detroitin e vitit 2028, kur Aleks Mërfi - një bashkëshort i dashur, baba dhe polic i mirë - plagoset rëndë në krye të detyrës, konglomerati multinacional OmniKorp shikon mundësinë për të krijuar një oficer policie gjysmë njeri, gjysmë robot.
Një familje merr pjesë në një eksperiment njerëzor. Ky eksperiment ka si qëllim krijimin e një qenie të re njerëzore që mund të përshtatet me jetën në planetin Titan, pasi resurset në Tokë janë afër shterimit total.
Historia e katër të rinjve që teletransportohen në një univers të rrezikshëm alternativ që ndërthur formën e tyre fizike në një mënyrë tronditëse. Ata duhet të mësojnë që të kontrollojnë aftësitë e tyre të reja dhe të punojnë për të shpëtuar Tokën nga një mik i tyre i vjetër që tashmë është shndërruar në armikun e tyre.
Një burrë bëhet pjesë e një eksperimenti udhëtues në kohë për t'i shpëtuar trazirave të vitit 1952 në Varshavë, por ngec në sistem, ndërkohë që gruaja me të cilën dashurohet në të ardhmen vihet në kërkim të tij.
Një satirë shoqërore në të cilën një njeri kupton se do të kishte një jetë më të mirë nëse do të zvogëlohej, duke u bërë pesë centimetra i gjatë, duke e lejuar atë të jetojë jetën midis pasurisë dhe shkëlqimit.
Kreu i një bande që punon për të kryer dhunë të çdo lloji, pasi lihet nga shokët e tij në duart e policisë, ai dënohet dhe burgoset, ndërkohë atij i ofrohet dhe një mundësi për liri: në këmbim që ai t'i nënshtrohet një terapie eksperimentale, por plani nuk shkon siç duhet...
Në të ardhmen e afërt, një shtet jeton nën mbikëqyrjen e një korporate të ligë, që ushtron grushtin e hekurt mbi njerëzit dhe që ka qëllime të pushtojë planetin. Një ish-ushtarak dhe motra e tij gjenden në mes të një komploti dhe… nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të bëhen pjesë e tij. Por, me çfarë kushti?
Një grua dhe asistenti i saj po përpiqen të krijojnë një lidhje mes botëve të ndryshme. Pas vdekjes së burrit të saj, ajo udhëton në një botë tjetër për ta gjetur atë. Gjërat do të komplikohen kur lidhja mes botëve të mos funksionojë siç duhet.