Në një të ardhme jo të largët teknologjia do jetë e shpërndarë dhe do kontrollojë çdo aspekt të jetës. Por a do arrijë në atë pikë sa të kontrollojë dhe vullnetin e lirë njerëzor?
Çarli Kenton, një boksier i dështuar i cili e humbi mundësinë e tij për të fituar titullin kur robotë prej çeliku 907 kilogramë dhe 2,4 metra të gjatë pushtuan ringun. Tani asgjë më tepër se një promotor i vogël, Çarli fiton mjaftueshëm për të bërë bashkë robotë të shkatërruar dhe t’i fusë nëpër ndeshje të nëndheshme boksi. “Çeliku i Vërtetë” fillon kur Çarli kap fundin. Ai pa dëshirë bashkohet me djalin e tij të panjohur prej vitesh për të ndërtuar dhe stërvitur një konkurrent për në kampionat. Ndërsa rreziqet rriten në arenën brutale, Çarli dhe Maksi, kundër gjithë shanseve, fitojnë një mundësi të fundit për të ngritur kokë.
Pas marrjes së një forme të re ekstazie, një psikopat përjeton një ndryshim mendor që e bën atë të ndiejë dhe të vejë në diskutim moralin e tij për herë të parë.
Një romancë surrealiste midis një gruaje dhe një tekniku lojërash arkade.
Disa forca të çuditshme metafizike ndryshojnë realitetin e teknikut duke çuar në
mutacione të çuditshme bio mekanike.
Një baba shikon një ëndërr që përsëritet sikur humbet familjen e tij.
Mankthi i tij bëhet realitet kur planeti pushtohet nga një forcë shkatërruese.
Duke luftuar për jetët e tyre, ai arrin të kuptojë forcën e madhe që ka për t'i shpëtuar...
Një grup i vogël banorësh qyteti duhet të bashkohen me njëri-tjetrin pas një pushtimi jashtëtokësor. Ndërsa luftojnë për të mbijetuar, ata kuptojnë se duhet të qëndrojnë një hap përpara sulmuesve të tyre dhe të punojnë së bashku për të pasur mundësinë për t'u kundërpërgjigjur.
I lënë për vdekje në një planet të djegur nga dielli, Riddick e gjen veten për t'u përballur kundër një race të huaj grabitqare. Me aktivizimin e një sinjali emergjent, ai alarmon dy anije: njëra që mbante një racë të re mercenare, tjetra e komanduar nga një njeri i të kaluarës së Riddick-ut.
Gjeniu Fin beson se e keqja e njerëzimit vjen nga truri i tyre. Ai do të ç'kodojë trurin e njeriut dhe ta programojë atë nga fillimi. Por, kjo ide kaq gjeniale nuk shkon ashtu siç duhet...
Agjentja e FBI-së Fransis shkon në qytetin e vogël të Devil’s Gate për të hetuar zhdukjen e Marias dhe djalit të saj. Bashkë me agjentin Kolt hetojnë bashkëshortin e saj, por ajo çfarë zbulojnë në shtëpinë e tij, i befason të tërë.
Një zgjedhje mund të të transformojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka pasoja, dhe ndërkohë që trazirat fryhen nëpër fraksionet përreth saj, Tris Prajori duhet të vazhdojë të mundohet të shpëtojë ata që do, dhe veten e saj, ndërkohë që lufton me çështjen e faljes, identitetit dhe besnikërisë, politikës dhe dashurisë. Dita e nisjes së Trisit duhej të ishte shënuar me festime dhe fitore me fraksionin e saj të zgjedhur; në vend të kësaj, dita u mbyll me tmerre. Lufta vazhdon të thuret dhe konfliktet mes fraksioneve dhe ideologjitë e tyre shtohen. Dhe, në kohë lufte, duhet zgjedhur një anë, dhe zgjedhjet bëhen edhe më të pakthyeshme dhe më të fuqishme. Trisi duhet ta përqafojë plotësisht Divergjencën e saj, ndonëse ajo nuk e di se çfarë mund të humbë duke e bërë këtë.
Një vajzë që jeton e izoluar në një shtëpi në pyll vetëm me babanë e saj dhe një qen, gjen mes pemëve një pajisje kubike misterioze me aftësinë për të ndryshuar të kaluarën.
Kur tre kafshë të ndryshme infektohen me një patogjen të rrezikshëm, një primatolog dhe një gjenetist bashkohen që t'i ndalojnë të shkatërrojnë qytetin e Çikagos.
Kur krijuesi i një bote virtuale të quajtur Oaz vdes, ai sfidon të gjithë përdoruesit e Oazit për të gjetur vezën e tij të Pashkës. Ai që arrin të fitojë lojën, do të zotërojë gjithë pasurinë e tij. A do t'ia dalë njeri të kalojë të gjitha sfidat e videolojës më të famshme në Kolombos?
Një prodhuesi filmash rrezikohet kur ylli i tij largohet, kështu që ai vendos për të digjitalizuar një aktore për të zëvendësuar yllin, duke u bërë një sensacion brenda natës sa gjithkush mendon se është një person real.
Pas misionit të parë të drejtuar në Mars që përfundoi në një aksident vdekjeprurës, kontrolluesja e misionit Mekenzi 'Mek' Uillson ndihmon një sistem të inteligjencës artificiale, A.R.T.I. Hetimi i tyre zbulon një objekt misterioz në sipërfaqen e Marsit, që mund të ndryshojë të ardhmen e planetit tonë.
Lusi, rrëmbehet paritur në një ujdi të errët, pasi në trupin e saj futet një drogë e pa njohur më parë, ajo transformohet në një luftëtare e pamëshirshme dhe e zgjuar përtej logjikës njerëzore.
Në vitin 1962 qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon ndihmën e mutantëve me superfuqi për të ndaluar një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur për të filluar Luftën e Tretë Botërore.
Xheik Pentekost, djali i Staker Pentekost bashkohet me Mako Morin për të drejtuar një brez të ri pilotësh Jegerash, duke u munduar të shpëtojnë edhe një herë botën nga Kaixhutë dhe armiqtë e tjerë.