Një ndërthyrje e "Unbreakable" dhe "Split"...
Roja e sigurisë, Dejvid Dan, përdor aftësitë e tij të mbinatyrshme për të gjetur Kevin Uendell Kramb, të sëmurin psikik që ka 24 personalitete.
Një vajzë adoleshente dhe i ati i saj udhëtojnë drejt një hëne aliene të largët, me qëllimin që të binin në pasuri. Ata kishin siguruar një kontakt për të korrur një depozitë të madhe të gurëve të çmuar që fshiheshin në thellësitë e pyjeve toksike të hënës. Por ka dhe të tjerë që sillen në atë vend të egër dhe puna shumë shpejtë shndërrohet në një luftë për mbijetesë. Duke u detyruar të përshtatet jo vetëm me egërsirat e tjera të ambientit, por edhe me logjikën lakmitare të të atit, vajza zbulon se duhet ta gdhendë vetë rrugën për shpëtim.
Ariani, një refugjat sirian që përpiqet të shkojë në Hungari nga Serbia bashkë me të atin, kapet nga policia kufitare dhe e gjen veten në një rrjet cinizmi dhe korrupsioni. Mirëpo, aftësitë e tij të mbinatyrshme bëjnë që dikush t'i vijë në ndihmë.
Ekuipazhi i anijes "Sereniti" përpiqet të shmangë një vrasës që kërkon të rimarrë një nga anëtaret e saj, një vajzë telepatike që fsheh një sekret të madh.
Një shkencëtar ngrin fëmijët e tij në përpjekje për të kuruar sëmundjen e tyre vdekjeprurëse gjenetike duke koduar ADN-në e kandilit të detit, Turritopsis.
Të bllokuar në një dhomë misterioze, katër mendje të shkëlqyera konkurrojnë kundër kohës për të parandaluar një kolaps kozmik të universit. Ata duhet të mësojnë të punojnë së bashku dhe të zgjidhin enigmën para se të jetë tepër vonë.
Kapiteni i një varke peshkimi përballet me të kaluarën e tij misterioze dhe e gjen veten të futur në kurth në një realitet ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Disa dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku ka vrarë Adolf Hitlerin në një operacion të fshehtë, heroi i panjohur amerikan Kalvin Barr, thirret nga qeveria për të ndjekur Këmbëmadhin, bartësin e një murtaje vdekjeprurëse, që mund të shkatërrojë njerëzimin.
Duke pasur frikë nga fundi i botës, një veteran lufte me çrregullime të stresit post-traumatik, fillon të ndërtojë një strehë nëntokësore. Por njohja me Xhesikën e bukur do t'ia trazojë edhe me keq mendjen...
Pas betejës shkatërruese të Ditës së Gjykimit, bota po përpiqet të jetoj pa Supermenin. Kur njerëz të ndryshëm shfaqen duke e quajtur veten Supermen, Lois Lejn dhe të tjerë mblidhen për të zgjidhur misterin.
Kur familja e tij vdes në një aksident, Uilliami, një shkencëtar i zoti, kërkon me çdo kusht të përdorë aftësitë e tij për të kthyer sërish gruan dhe fëmijët e tij në jetë... duke i klonuar.
Disa astronautë të modifikuar gjenetikisht me sisteme robotike të avancuara nisen në një mision drejt një vrime të zezë të zbuluar së fundmi e njohur si Boshllëku. Kur misioni merr një kthesë të papritur, agjencia duhet të zbulojë se me çfarë u ndeshën astronautët në atë udhëtim...
Stefani, një programues i ri, po përpiqet të krijojë një lojë kompjuterike bazuar në romanin “Bandersnatch”. Por, ashtu si autori i romanit, Stefani fillon të përjetojë çrregullime mendore që e bëjnë të jetojë mes ëndrrës, realitetit dhe krimit...
Në një botë post-apokaliptike njerëzit janë ndarë në banda të rrezikshme. Marku dhe Nina janë në sfidë me kohën për të kaluar në anën tjetër të shtetit në kërkim të sigurisë dhe duhet të punojnë bashkë dhe të kapërcejnë çdo pengesë që i detyron të prekin fundin në mënyrë që të mbijetojnë.