Një vajzë pjesërisht njeri, pjesërisht robot gjendet e çaktivizuar dhe e rikthejnë ne jetë, por nuk mund të kujtoj të kaluarën e saj. Në kërkim të kujtesës ajo zbulon se kush është dhe qëllimin pse është krijuar.
U RREGULLUAN TITRAT! Pasi mësoi rreth vdekjes së doktor Braun në vitin 1885, Marti udhëton përsëri në kohë për ta shpëtuar atë. Por kur mbajtësja e karburantit në makinën e kohës shpërthen, të dy duhet të gjejnë një mënyrë për t'i shpëtuar Perëndimit të Vjetër para se Emet të vritet.
Pas vizitës në vitin 2015, Marti Mekflaj duhet të përsërisë vizitën e tij në vitin 1955 për të parandaluar ndryshimet katastrofike në 1985... pa ndërhyrë në udhëtimin e tij të parë.
Marti MekFlai, një djalë 17 vjeçar, udhëton aksidentalisht 30 vjet mbrapa në kohë, teksa ishte duke ndihmuar shkencëtarin Emet Braun, me makinën e tij të kohës. Në të shkuarën ai përballet me prindërit dhe fillon të shkaktoj ndryshime që mund të ndikojnë në jetën e tij dhe të tërë njerëzve që njeh.
Pesë të panjohur zgjohen dhe e gjejnë veten të burgosur në bordin e një anije aliene e cila kultivon tmerrin e tyre për energji. Ata fillojnë të kuptojnë që këto qenie kanë dekada dhe ndoshta shekuj që rrëmbejnë njerëz.
Portretizimi unik, intim dhe i sinqertë i një vajze që vajton për humbjen e mikes së saj të ngushtë. Kjo rastësisht ndodh në ditën kur bota siç e njohim ne pushon së ekzistuari.
Tre shokë që po bëjnë një shfaqje në internet për qytetin e tyre, zbulojnë se komshinjtë e tyre po vriten dhe po zëvendësohen me krijesa që janë kopje të përkryera të tyre.
Një çift i ri idealist merr një robot të mrekullueshëm me pamje njeriu për të ndihmuar me punët e shtëpisë, por teksa të tre afrohen më shumë me njëri-tjetrin, perceptimi i tyre mbi njerëzimin do ndryshojë përgjithmonë.
Një psikiatre në Uashington D.C., zbulon origjinën e një epidemie të tmerrshme jashtë-tokësore dhe se djali i saj i vogël është mënyra e vetme për ti shpëtuar asaj.
Qyteti Batavia, një qytet i bukur që po frikësohet çdo ditë nga rritja e krimeve. Në mes të këtij tmerri, një regjisor Bono dhe shoku i tij, Uauan, gjejnë Srimajën, një kameriere të thjeshtë. Kjo është historia se si një vajzë e thjeshtë kthehet në heroinën e një qyteti.
Pjesa 2 e filmit 28 Days Later... (2002) Gjashtë muaj pasi një virusi që kishte infektuar popullsinë e Britanisë së Madhe, ushtria amerikane ndihmon për të siguruar një zonë të vogël të Londrës për të mbijetuarit dhe për të ripopulluar vendin. Por jo çdo gjë shkon siç ishte planifikuar.
Dielli po shuhej, njerëzit në mbarë botën krijuan motorë gjigantë për të lëvizur Tokën jashtë orbitës së saj dhe për të lundruar në një sistem të ri yjesh. Megjithatë, udhëtimi prej 2500 vjetësh erdhi me rreziqe të papritura..
Doktor Vasegaran dhe asistentja e tij Nila kërkohen për të ndihmuar pasi telefonat celularë nisën të fluturojnë në mënyrë misterioze në Çenai. Vasegaran risjell në jetë robotin e tij të besuar Çiti për t'iu kundërvënë zogut me fuqi të mbinatyrshme Pakshirajan.
Dr. Rajan Stoun është një inxhiniere mjekësore brilante në misionin e saj të parë hapësinor, me austronautin veteran Mat Koualski në komandë të fluturimit të tij të fundit para se të dalë në pension. Por në një shëtitje hapësinore në dukje rutinë, ndodh katastrofa. Anija hapësinore shkatërrohet, duke e lënë Stounin dhe Koualskin plotësisht vetëm, të lidhur me litar pas njëri-tjetrit dhe duke pluskuar në errësirë.
Një udhëtim në kohë bën që anëtarë të Legjionit të Superheronjve të kthehen mbrapa në kohë dhe të bashkëpunojnë me Ligën e Drejtësisë për të mposhtur një skuadër që dëshiron shkatërrimin e Tokës. Kjo shndërrohet në një betejë epike që ndryshon jetën e shumë anëtarëve.
Në të ardhmen të burgosurit do të dërgohen në një qytet, ku njerëzit do të mund të argëtohen nga shtëpia duke komanduar jetët e tyre online, përfshirë këtu se çfarë hanë, çfarë veshin, çfarë lexojnë si dhe kur luftojnë...