Një njeri i dënuar gabimisht për komplot dhe spiunazh kundër SHBA-së, i është ofruar lirimi në këmbim të shpëtimit të vajzës së presidentit nga revolta e një burgu e kontrolluar nga të burgosurit e dhunshëm…
Ajo çfarë dëshiron më shumë në jetë, është të ulet në timonin e makinës së tij të garës Mach 5 dhe të garojë. Por, gjërat nuk janë kaq të thjeshta për djalin që ka lindur në një familje garuesish. Pasi refuzon propozimin e një të pasuri të fuqishëm, Spid Garuesit do t’i duhet të futet në të njëjtën garë, ku humbi jetën vëllai i tij...
Dy agjentët sekretë më të mirë në Perëndimin e Egër duhet të ruajnë Presidentin Grant nga kthetrat e një shkencëtari Konfederate djallëzor në karrige me rrota që kërkon hakmarrjen për humbjen e Luftës Civile.
Katër studentë latinë gjimnazi krijojnë një grup robotike. Pa eksperiencë, me 800 dollarë, pjesë të përdorura makinash dhe një ëndërr, kjo skuadër e dërrmuar konkurron ndaj shkollës më të mirë të robotikës MIT.
Një oficer policie në Filadelfia lufton me një fiksim të përjetshëm
për të zbuluar një vrasës serik misterioz, krimet e të cilit
vështirë të shpjegohen.
Pasi zbulohet një artifakt misterioz i groposur nën sipërfaqen e Hënës, njerëzimi nis një kërkim për të gjetur origjinën e tij me ndihmën e një kompjuteri inteligjent H.A.L. 9000.
Ciro është një pjoktues grafik i aftë. Pas shumë përpjekjeve për të gjetur punë në Itali, ai vendos të marrë pjesë në një konkurs dhe t'i dërgojë rezymenë e tij alienëve.
Cyborg i cili dikur u përpoq për të vrarë Sarah Connor është i vdekur, dhe një tjetër T-101 tani duhet të mbrojë djalin e saj adoleshent, Xhon Konorin, nga një Terminator edhe më i fuqishëm dhe i avancuar, T-1000.
Një "Sajborg" i krijuar si makineri vrasëse, shpëton nga vendi ku u krijua, me ndihmën e një punonjëse të shtetit dhe ai përpiqet të shpëtojë nga shkencëtarët e rrezikshëm që e krijuan.
Një dado çon fëmijët për një shëtitje në park, ku gjejnë një krijesë të çuditshme. Por ata nuk e dinë se një anije kozmike plot me përbindësha ka zbarkuar në tokë.
Një agjenti sigurimesh të ORC-s, pasi i lindin dyshimet që ka manipulime me një robot, ai fillon disa hetime. Zbulimet që bën ai, mund të kenë pasoja të pamenduara për të ardhmen e njerëzimit.
Çfarë ndodh nëse një fëmijë nga një botë tjetër vjen në Tokë, por në vend që të bëhet hero për njerëzimin, ai të kthehet në diçka shumë më të frikshme?
Në një lagje të Çikagos pothuajse një dekadë pas një pushtimi nga një forcë jashtëtokësore, një agjent eksploron jetën në të dy anët e konfliktit - bashkëpunëtorët dhe disidentët.
Kjo është historia e tre ngjarjeve të rëndësishme në jetën e Zhang Dong ling të treguara nga ngjarja e fundit tek ajo më e hershmja. Tre netë, një në adoleshencë, një në rini dhe një në pleqëri, që ndryshojnë në mënyrë drastike jetën e tij.
Holli, një vajzë që është venitur deri në padukshmëri duhet të gjejë rrugën e shpëtimit me ndihmën e të vetmit njeri që mund ta shohë dhe ta dëgjojë, ish-boksieri Shejn Blekuell.
Planetit Kripton i varfërohen burimet natyrore, dhe dënohet të shpërthej. Pak ditë nga përfundimi një fëmijë lind dhe është i destinuar për të ndryshuar jetën e një planeti të ri dhe të largët. Ai është Biri i XHor-El, një shkencëtari të madh kripton.
Dy dekada pas cenimit të Ditës së Pavarësisë, Toka përballet me një kërcënim të ri jashtëtokësorësh. Por a do të mjaftojnë mbrojtjet hapësinore tokësore?
Në vitin 2154 ekzistojnë dy klasa njerëzish: shumë të pasurit që jetojnë në një stacion hapësinor të bërë nga njeriu të quajtur Elizium, dhe pjesa tjetër, që jeton në Tokën e mbipopulluar dhe të shkatërruar. Sekretari Rouds, një zyrtar i qeverisë, nuk do të ndalet përpara asgjëje për të forcuar ligjet kundër emigracionit dhe të ruajë jetesën luksoze të qytetarëve të Eliziumit. Kjo gjë nuk i ndalon njerëzit e Tokës nga përpjekja për të hyrë brenda, në çdo mënyrë të mundshme. Kur i pafati Maks vihet me shpatulla pas murit, ai bie dakort për një mision të frikshëm i cili nëse është i suksesshëm do të shpëtojë jetën e tij, por edhe do të sjellë barazi në këto dy botë të polarizuara.
Xhek Harper është një nga riparuesit e fundit të droneve i pozicionuar në Tokë. Pjesë e një operacioni masiv për të ekstraktuar burime jetësore pas dekadash lufte me një kërcënim të tmerrshëm të njohur si Skavët, misioni i Xhekut është thuajse i përfunduar. Duke jetuar dhe patrulluar qiellin mahnitës nga mijëra metra lart, ekzistenca e tij e dhimbshme tronditet kur ai shpëton një bukuroshe të huaj nga një anije hapësinore të rrëzuar. Mbërritja e saj nxit një sërë ngjarjesh që e detyrojnë Xhekun të vërë në dyshim gjithçka që di dhe e vë fatin e njerëzimit në duart e tij.