Kur ajri i Tokës bëhet i pakonsumueshëm, një mesazh nga e ardhmja dërgon një njeri në një mision të rrezikshëm, në një botë të panjohur për të shpëtuar racën njerëzore.
Një i sëmurë fatal përpiqet të sigurojë të ardhmen e familjes së tij në një botë ku toksiciteti i diellit i detyron njerëzit të qëndrojnë brenda gjatë gjithë ditës.
Një grup i ri studentësh arrijnë të shpikin një makineri që lejon udhëtimin në kohë dhe më pas zbulojnë se po pushtohen nga forca të mistershme të universit të ardhura nga thyerja e ligjeve të kohës dhe hapësirës.
Një luftëtar duhet të ndjekë dhe të përpiqet t’u japë fund katër Replikantëve të cilët kanë vjedhur një anije në hapësirë dhe janë kthyer në tokë për të gjëtur krijuesin e tyre.
Në të ardhmen tonë, një frymëmarrje e thjeshtë mund të ndajë jetën nga vdekja. Ndërsa ne kërkojmë për një zgjidhje, ndotja ka gllabëruar botën. Nëse nuk gjejmë shpejt një përgjigje, të gjitha gjallesat do të zhduken. Ne jemi 5 Elementët, dhe po përpiqemi të mbrojmë njerëzimin…. Vite më parë, shumë luftëtarë erdhën tek ne për të kërkuar ndryshimin, dhe iu bashkuan jetës tonë. Pas kësaj, u zbulua një Kod që mund të shpëtonte botën dhe u injektua tek njëri prej nesh. Madje humbëm edhe një anëtar të klanit. Tani duhet të luftojmë për jetët tona, që të sjellim kodin – tek bota…. Ose të vdesim duke u përpjekur. Me Korporatën Mjekësore të Kërkimeve dhe bandën e 4-11-ave që na ndjekin… Ne duhet ta mbrojmë Kodin… ME ÇDO KUSHT.
Një ish-ushtar bashkëpunon me një polic dhe një vajzë të re për të gjetur burimin e një pilule të rrezikshme, që i siguron superfuqi të përkohshme njerëzve që e pinë.
Një astronaute e re femër, e cila bashkohet me një astronaut të përhershëm në bordin e një anije kozmike, lufton me punën e saj, ndërsa ndërvepron me ngarkesa misteriozë që shfaqen në anije.
Në prag të nxjerrjes në treg të Syrit të Kuq 2, një lente që regjistron të dhëna dhe rishfaq kujtime të harruara, Margo, një studjuese e Departamentit të Kujtesës zbulon për vrasjen e themelueses së programit. Ajo bashkohet me Tomasin, një detektiv në arrati të së shkuarës së tij, për të zbuluar të fshehtat që mban kjo shpikje futuriste.
Pesë adoleshencë garojnë për të fituar një rezidencë në pronësi të një miliarderi eksentrik. Nata merr një kthesë të errët kur ata mbeten bllokuar dhe detyrohen të përballen kundër një super kompjuteri që del mashtrues.
Sem Flini, biri 27-vjeçar i Kevin Flin, kërkon në zhdukjen e të atit dhe e gjen veten të tërhequr në të njëjtën botë programesh të egra dhe lojërash gladiatorike ku babai i tij ka jetuar për këto 20 vitet e fundit. Së bashku me të besuarën e Kevinit, babë e bir nisen në një udhëtim jete a vdekjeje përgjatë një universi kibernetik që të lë pa fjalë dhe që është shumë më tepër i përparuar dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar Tokën nga katastrofa është që një grup shkencëtarësh të shkojnë në bërthamën e saj dhe ta nxisin që të rrotullohet përsëri.
Cosmos eksploron orët e para emocionuese të kontaktit të parë kur tre astronomë interceptojnë aksidentalisht atë që ata besojnë si një sinjal i dobët, i koduar nga një civilizim i largët i huaj.
Pasi një grua e re merr një telefonatë shqetësuese nga vëllai i saj me tendenca vetëvrasëse, ajo shkon me shpejtësi tek apartamenti i tij vetëm për ta gjetur shëndoshë e mirë, por të rrethuar nga kopje të trupit të tij të vdekur.
Një pasanik që merret me pasuri të patundshme dhe që lëngon nga një sëmundje vdekjeprurëse transferon vetëdijen e tij në një trup të ri e të shëndosh, ama shpejt merr vesh se as procedura e as kompania që i ka kryer procesin nuk janë ashtu siç duken.
Dr. Emma Collins dhe ekipi i saj po kalojnë verën e tretë në ishullin e "Little Happy" duke studiuar efektin e ndryshimit të klimës në peshkaqenë të mëdhenj të bardhë që vijnë në fidanishten e afërt çdo vit për të lindur. Sidoqoftë, jeta e tyre paqësore prishet kur një ekip "shkencor" shfaqet duke kërkuar tre peshkaqenë dema.
Në një botë të ardhshme të shkatërruar nga një virus i cili fshiu pjesën më të madhe të popullsisë njerëzore në planet. Një i dënuar dërgohet pas në kohë për të mbledhur informacione rreth këtij virusi të krijuar nga njeriu.
Në një të ardhme, ku teknologjia dhe qenia njerëzore kanë ndryshuar, mendja dhe trupi pushtohen me forma më mizore, të cilat shpesh, kërkojnë edhe zgjidhje më radikale.
Viti 2038. George Almore është duke punuar në një IA të vërtetë të ekuivalentit njerëzor. Prototipi i tij i fundit është pothuajse gati. Kjo fazë e ndjeshme është gjithashtu më e rrezikshmja, sidomos pasi ai ka një qëllim që duhet të fshihet me çdo kusht: të ribashkohet me gruan e tij të vdekur.