Në një të ardhme me ajër toksik, një modele merr një ilaç që shkakton një transformim. Ajo përpiqet ta kthejë atë, por mëson se mutacionet e saj mund të shpëtojnë njerëzimin.
Edi Brok dhe Venomi duhet të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tyre dhe të botës, pasi kuptojnë se po ndiqen nga një ushtarak misterioz dhe nga përbindësha të errësirës...
U RREGULLUA ZERI! Qyteti i Romës së Re përballet me duelin midis Cezar Katilinës, një artist i shkëlqyer i cili lufton për një të ardhme utopike dhe kryebashkiakut lakmitar Franklin Cicero. Mes tyre është Xhulia Cicero, me besnikërinë që nuk di nëse duhet ta ketë ndaj babait, apo ndaj të dashurit të saj.
Një avokat i trishtuar prej vdekjes së gruas, nuk i kushton rëndësi shpërthimit të një virusi të rrezikshëm dhe pas izolimit të popullatës, mbetet vetëm dhe pa ushqime, duke u detyruar kështu të rrezikojë për të mbijetuar dhe për të shkuar pranë motrës së tij.
I humbur në një ishull të shkretë, një robot i quajtur Roz duhet të përshtatet për të jetuar me krijesat që e rrethojnë. Roz krijon një lidhje prindërore me një rosak jetim për të cilin kujdeset deri sa rritet e bëhet i zoti i vetes.
Kolonizatorët e hapësirës përballen me formën më të tmerrshme të jetës në Univers, ndërsa përpiqen të gjejnë shpëtim në thellësi të një stacioni hapësinor të braktisur.
Pasi një udhëheqës misterioz imponon ligjin e tij në një sistem brutal burgimi me qeli vertikale, një e burgosur e re, e sapoardhur lufton kundër një metode të dyshimtë të shpërndarjes së ushqimit.
Historia e një babai në vështirësi që blen një kartë SIM shtëpiake për të ndihmuar në kujdesin për shtëpinë dhe familjen e tij, pa e ditur se ajo do të ndërgjegjësohet dhe do të bëhet vdekjeprurëse.
Në një distopi futuriste me standarde të forta bukurie, një adoleshente, në pritje të një operacioni të detyrueshëm estetik, nis një udhëtim për të gjetur shoqen e saj të humbur.
Një ngjarje misterioze nga e kaluara e Tokës kërcënon të nisë një luftë aq të madhe saqë të vetëm Transformuesit nuk do të mund ta shpëtojnë planetin. Sam Uituiki (Shia LaBeouf) dhe Autobotët duhet të luftojnë kundër errësirës për të mbrojtur botën tonë nga ligësia e robotëve Deseptikonë në këtë sukses të regjizorit Michael Bay dhe producentit ekzekutiv Steven Spielberg.
Njerëzit udhëtojnë nëpër portat yjore. Një anije kozmike bllokohet në Humnerën e Yjeve.
Vetëm 4 nga 15 pasagjerë mund të përdorin kabinat e letargjisë.
Në panik, dikush lëshon një përbindësh alien për të vrarë të tjerët për mbijetesë.
Duke u rikthyer në planetin e saj të lindjes, një gjuetare famëkeqe shpërblimesh formon një aleancë të papritur me një ekip të çuditshëm. Së bashku, ata luftojnë banditët e rrezikshëm, për të zbuluar një nga sekretet më misterioze të planetit të Pandorës.
Nik Banister, një hetues privat i mendjes, lundron në botën joshëse të së kaluarës, kur jeta e tij ndryshohet nga klientja e re Mej. Një rast i thjeshtë bëhet obsesion pasi ajo zhduket dhe ai lufton për të mësuar të vërtetën rreth saj.
Pasi meteoriti i tij u rrëzua në Katalonjë, një djalë nga planeti Chiton përfundon duke punuar si kontabilist në një zyrë monotone. Por, kjo do të zgjasë aq kohë sa dikush nga planeti i tij ta zbulojë dhe të luftojë për ta rrëmbyer...
Anti-Monitori, homologu i keq i Monitorit, lëshohet në Multiversin DC dhe fillon të shkatërrojë Tokat e ndryshme që e përbëjnë atë. Monitori përpiqet të rekrutojë heronj nga i gjithë Multiverse për të luftuar.
Një grua e re me emrin Sem, e gjen veten të bllokuar në qytetin e Nju Jorkut, gjatë fazave të hershme të një pushtimi nga krijesa aliene me dëgjim ultra të ndjeshëm.
Shumë vite pas mbretërimit të Cezarit, një majmun i ri nis një udhëtim që do ta bëjë të vendosë në dyshim gjithçka që i është mësuar për të kaluarën dhe do të bëjë zgjedhje që do të përcaktojnë një të ardhme për majmunët dhe njerëzit.