Remi i vogël është një jetim që shoqëron një muzikant nomad prej të cilit do të mësojë shumë. Nëpër Francë, i shoqëruar nga qeni i tij Capi dhe majmuni Joli-Coeur, Remi do të mësojë rreth jetës si një akrobat dhe do të këndojë për të jetuar.
Dy prindër, që zakonisht thonë “jo”, vendosin t’u thonë “po”, kërkesave më të çmendura të fëmijëve të tyre, por me disa rregulla themelore, në një ditë të mbushur plot argëtim dhe aventura.
Flora është një vajzë e cila frymëzohet shumë nga karakteret vizatimore qe krijon babai i saj. Ajo beson se super-heronjtë ekzistojnë edhe në jetën reale këtë e përforcon edhe më shumë pasi njihet me Ulisesin, një ketër pak me ndryshe se lloji i tij.
Një jetime kokëfortë, e quajtur Eruig, birësohet nga magjistarja Bela Jaga dhe një shkrimtar demon, i quajtur Mandrejk, vetëm për të shërbyer si ndihmësja e gruas në magjitë e saj. Eruigu, mamaja e së cilës është gjithashtu shtrigë, është mësuar të bëhet si do ajo dhe ky mjedis i ri, i rrezikshëm, do ta vërë në vështirësi të panjohura më parë...
Një delfin i ri por me imagjinatë aktive shpeton Qytetin e Peshqve" nga kërcënimi i ngjalave Morejs dhe arrin të bashkohet me babanë e tij pas zbulimit të harkut magjik.
12-vjeçari Pelle aksidentalisht kafshohet nga një milingonë dhe merr fuqi të paimagjinueshme. Me ndihmën e mikut të tij, Vilhelm, Pelle krijon një identitet të fshehtë si superheroi, Djali Milingonë. Më pas në qytetin e tyre shfaqet një personazh i frikshëm dhe i çmendur, Pleshti, të cilin Djali Milingonë duhet ta mundë.
Gjatë kohës që mamaja e saj është jashtë shtetit, një vajzë 18-vjeçare e cila ka jetuar në një komunitet hippie gjatë gjithë jetës së saj, del vjedhurazi në botën e vërtetë për ta gjetur babain e saj biologjik.
Baba ariu jeton në pyll me djalin e tij Si Ha, por kur vogëlushi i tij kapet nga një kriminel për t’u shitur në tregun e zi, baba ariu niset në qytetin e madh për ta kërkuar.
Idetë e Gizemit dhe Sulltanes për martesën janë të ndryshme, por tashmë ato janë kunata dhe kjo mjafton, për të hyrë në një garë pa kufij me njëra-tjetrën.
12 vjeçari Mitja Privalov ëndërron të bëhet një artist. Por prindërit e tij inxhinierë të robotikës duan që ai të ndjekë hapat e tyre. Mitja kurrë nuk do ta kishte imagjinuar se do të gjente mbështetje dhe mirëkuptim në robotin e krijuar nga prindërit e tij A-112, ose Robo. Këta të dy ndërmarrin aventura të mahnitshme së bashku ndërsa Robo mëson të besojë në veten dhe ëndrrat e tij dhe i mëson Mitjas guximin dhe përgjegjësinë.
Pasi e pushojnë papritur nga puna,
një DJ i njohur radioje shkon të jetojë me hallën e tij,
duke sjellë me vete edhe katër fëmijët e tij të llastuar dhe një plan për tu rikthyer në transmetim.
Një gjuetar i ri nxënës dhe babai i saj udhëtojnë në Irlandë për të ndihmuar në zhdukjen e tufës së fundit të ujkut. Por gjithçka ndryshon kur ajo miqësohet me një vajzë me shpirt të lirë nga një fis misterioz që thuhet se shndërrohet në ujq natën.
12 vjeçari Marko është i fiksuar me iPad-in e tij dhe vështirë se del nga shtëpia. Pasi gjyshja e tij vdes dhe gjyshi zhvendoset në shtëpinë e tij, jeta e Markos kthehet përmbys dhe ai detyrohet të dalë të luajë jashtë. Me sport, të qeshura dhe dashuri, Marko fillon të krijojë lidhje me njerëzit e tjerë dhe mbledh një ekip me fëmijët e lagjes për të sfiduar gjyshin dhe miqtë e tij.
Ndihmësja e Kongresmenes Erica, heq dorë nga Krishtlindjet me familjen për të udhëtuar sipas urdhrit të shefes së saj. Në një bazë të Forcave Ajrore buzë plazhit, ajo njihet me Kapiten Andre, i cili e di se puna e saj do të jetë fundosja e bazës së tyre.
Kur babai i Kler Karpenter e dërgon atë në Australi për të stërvitur një ekip noti djemsh
Kler e gjen veten ballë për ballë me rivalen e saj prej kohësh Mikajla Majkëlls,
dhe me lajmin se kampi do të mbyllet nëse ekipi humbet takimin e radhës.
Për të shpëtuar kampin, Kler duhet të kapërcejë një frikë të fshehtë,
të lërë mënjanë mosmarrëveshjet e saj me Mikajlën dhe të rizbulojë pasionin e saj.
Me ftesë të një të afërmi të larguar, një grua e re udhëton me mbesën dhe nipin e saj në një kështjellë në Evropë për Krishtlindje, ku ajo padashur bie në dashuri me një princ të pashëm.
Vazhdojnë aventurat e Xhejms Bouenit dhe Bobit. Xhejmsi, një muzikant në rrugët e Londrës, e gjen veten në shënjestrën e një hetimi për mirëqenien e kafshëve, duke e kërcënuar që do t’ia marrin maçokun e tij të dashur gjatë Krishtlindjeve.
Kur Dukesha Margaret papritur trashëgon fronin në Montenaro dhe kalon një periudhë të keqe me të dashurin, Kevinin, i takon Princeshës Stacy të kthejë bashkë me të dashuruarit.