Pasi mbaron një mision, vullnetarja Eni Bleik kthehet në shtëpi në Vermont të kalojë pushimet me familjen. Kur streha e kafshëve në qytetin e saj mbyllet, Eni merr përsipër që ta shpëtojë me ndihmën e Dilanit, veterinerit të qytetit si dhe kundërshtarit të dikurshëm të gjimnazit.
Reporteret e New York Times Megan Toui dhe Xhodi Kantor hetojnë disa histori të rëndësishme të një gjenerate të tërë- histori të cilat ndezin një lëvizje dhe shkatërrojnë dekada heshtje kundrejt temës së abuzimit seksual në Hollivud.
E kthyer në një gazetare, Campbell ka mundësinë të takojë babanë e saj biologjik për herë të parë pa e ditur ai. Në fund, Campbell duhet të vendosë nëse do të zbulojë të vërtetën,
një vendim që do të ndryshojë përgjithmonë Krishtlindjet.
Në zemër të kryeqytetit,në një marinë te Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,dikush nuk do ndalojë për asgjë për të ruajtur nderin e tij, dikush tjetër nuk do ndalojë derisa të gjejë të vërtetën.
Kur babai i shokut të saj më të mirë akuzohet në mënyrë të rreme se ka vjedhur kambanat e çmuara të qytetit, një vajzë e re amatore dhe miqtë e saj duhet të gjejnë hajdutin e vërtetë përpara Krishtlindjeve.
Është Vigjilje Krishtlindjesh,Tori do të festojë dhe të dehet,por kur një Santa Klaus robotik nga një dyqan lodrash i afërt ka virus dhe fillon të vrasë njerëzit në qytet,ajo do të detyrohet të luftojë për mbijetesë.
Nga Siria e shkatërruar nga lufta deri në Lojërat Olimpike të Rios 2016, dy motra të reja
nisin një udhëtim të mundimshëm si refugjatë, duke vënë në përdorim heroik edhe zemrat e tyre dhe aftësitë kampione të notit.
Kapiteni i kombëtares ruse Juri Stoleshnikov nuk shënon penallti në minutat e fundit të ndeshjes vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës. Më pas rrëzon kundërshtarin, i bërtet gjyqtarit, merr kartonin e kuq dhe, duke u larguar nga fusha, nis një sherr me tifozët. Si rezultat, skuadra humbet dhe Stoleshnikovi tërhiqet nga futbolli. Ai ikën në një qytet të vogël, ku i ofrohet të drejtojë ekipin e tyre lokal, që luan në ligën e dytë të kampionatit rus. A është ky fundi apo fillimi i një rruge të re në jetën e tij?
Rritja meteorike e Pele nga lagjet e varfëra të Sao Paulo në Brazil që çon në fitoren e parë të Kupës së Botës në moshën 17-vjeçare paraqitet në këtë dramë biografike.
E përhumbur nga e kaluara e saj, një këngëtare e talentuar me një karrierë në rritje përballon presionin e suksesit, përbuzjen e një nëne dhe zërat e dyshimit brenda saj.
Pasi përshëndeten në stacion, Hayley dhe James marrin vendimin e çmendur të ndërrojnë trenat për të surprizuar fshehurazi njeri-tjerin.
Duke u shkëmbyer në stacion, ata nuk e dinë që i presin të papritura sa të sikletshme, aq edhe komike.
Në këtë film tregohet jeta e ish-futbollistit Diego Armando Maradona, që nga fëmijëria e tij deri tek ataku i parë në zemër.
Vendimi i tij për të rikuperuar veten dhe për të rinisur përsëri futbollin.
Ndërsa kalon Krishtlindjet me nënën e saj në Zvicër, një arkitekte takon një baba beqar i cili i tregon asaj se si të hapë shpirtin dhe mendjen ndaj dashurisë dhe faljes, gjatë sezonit të festave.
Dani është shtatzënë me Maksin, por nuk arrin t'i tregojë atij gjatë një feste. Ndërkohë, Maksi është tepër i zënë duke provuar fantazitë seksuale të të dashurës së tij Avishagut.
Ditën është një studente e thjeshtë me një pamje të ëmbël. Por natën është një vrasëse me porosi. Dhe tani do përballet me detyrën më të rrezikshme se kurrë ndonjëherë.
Kur një troll i lashtë zgjohet në një mal norvegjez, një grup heronjsh duhet të bashkohen për ta ndaluar trollin të shkaktojë katastrofa tek njerëzimi.