Frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Një nënë beqare nga Teksasi Perëndimor fiton llotarinë dhe e shpërdoron po aq shpejt, duke lënë pas shumë lëndim. Vite më vonë, pa sharmin e saj dhe pa pasur një vend ku të shkojë, ajo lufton për të rindërtuar jetën e saj dhe për të gjetur lumturinë.
Doktor Richard Kimble, i akuzuar padrejtësisht për vrasjen e gruas së tij, duhet të gjejë vrasësin e vërtetë
ndërsa bëhet objektiv i një gjuetie mbarëkombëtare të udhëhequr nga një marshall i SHBA-së me përvojë.
Pasi pushohet nga ekipi i softbollit të SHBA-së dhe ndihet sikur jeta e saj po pëson një rënie, Lisa e gjen veten në mes të një trekëndëshi dashurie, teksa një djalë i një kompanie në krizë konkurron me të dashurin e saj aktual, që luan bejsboll.
Sebastiani 10-vjeçar me ngurrim i kalon pushimet në mal me gjyshen dhe tezen. Migrimi i tyre në mal me delet nuk është perspektivë emocionuese për një djalë qyteti si ai, por gjërat ndryshojnë pas takimit me Belën, një qen i madh i keqtrajtuar nga pronari. Bashkë me të, Sebastiani do të kalojë verën më të çmendur të jetës së tij.
Në malësitë e Bolivisë, një çift i moshuar jeton prej vitesh të njëjtën jetë të përditshme. Gjatë një thatësire jashtëzakonisht të gjatë, Virxhinio dhe gruaja e tij (Sisa) përballen me një dilemë: të rezistojnë ose të mposhten nga mjedisi dhe vetë koha.
Bazuar në historinë e vërtetë për çiftin e martuar prej kohësh Xherri dhe Marxh Selbee,
të cilët fitojnë lotarinë dhe përdorin paratë për të ringjallur qytetin e tyre të vogël.
Një diplomat korean dërgohet në Afganistan kur një grup turistësh koreano-jugor
merren peng nga talebanët. Kur të gjitha masat dështojnë dhe një peng vritet,
ai detyrohet të bashkohet me një agjent special për të shpëtuar të mbijetuarit.
Një skllav i cili është Luftëtari i Fundit me fuqi mbinatyrore, arrin të arratiset nga padroni skocez dhe bashkë me një grup vikingësh nisin një udhëtim për të çliruar “Tokën e Shenjtë”...
Kur një dhëndër i turpshëm praktikon betimet e dasmës në praninë e një gruaje të re të vdekur, pa e kuptuar, ajo ngrihet nga varri duke supozuar se ai është martuar me të.
Millisent-i po merr një semestër pushim nga studimet e saj për t'u kujdesur për Xhonin, një fëmijë të sëmurë,
memec dhe me alergji të rënda. Nëna e tij, Rebeka, është një autore dhe babai i tij, Xhejkobi, është marangoz.
Një i ve nopran, të cilit i pëlqen vetëm të kritikojë të tjerët, krijon pa dashur miqësi me fqinjët e tij të rinj, të cilët ia kthejnë jetën me kokë poshtë.
Në 1989, anija Rose Noelle, niset nga Picton i Zelandës së Re për në Tonga me katër njerëz në bord. Pasi një dallgë e frikshme e përmbys anijen, ata enden për 119 ditë në det të hapur, në mëshirë të fatit.
Majk del përsëri në skenë, pas një marrëveshjeje biznesi që dështoi, duke e lënë atë trok dhe duke punuar si banakier në Florida. Majk shkon në Londër me një femër të pasur, e cila e josh atë me një ofertë që nuk mund ta refuzojë.
Eleanor është vajza më e vogël e Karl Marksit. Ndër gratë e para që lidhi temat e feminizmit dhe socializmit, ajo merr pjesë në betejat e punëtorëve dhe lufton për të drejtat e grave dhe heqjen e punës së fëmijëve. Në 1883 ajo takohet me Eduard Aveling dhe kalon një histori dashurie pasionante, por tragjike.
Në lumenjtë e ngrirë dhe kanalet e Shën Pjetërburgut, një hajdut me patina ngroh zemrën e ftohtë të një aristokrateje teksa forca të jashtme përpiqen t'i ndajnë ata.
Irlandë, 1845. Ndërsa zia e bukës përparon, një peshkatar i paaftë për të mbrojtur familjen e tij përfshihet nga errësira derisa një vajzë e vogël e pafuqishme e shpëton atë nga dëshpërimi.