Një fatkeqësi ndodh në një nga tunelet e Nju Jork, pasi shpërthimet shembin të dyja hyrjet e tunelit. Një hero mundohet të shpëtojë njerëzit e ngecur brenda.
Vëllezërit Samuel dhe Beket Emerson me zor po mbijetojnë. Babai i tyre luan bixhoz dhe pi alkool. Beket zbulon një mundësi për të bërë para që të shlyejë borxhet e babait të tij. Kur plani i tij dështon familja duhet të vendosi të ndryshojë mënyrën e jetesës ose të paguajë me jetë.
Dy shokë të ngushtë, Acerola dhe Laranjinha, gati për të mbushur 18 vjeç, zbulojnë për të shkuarat e baballarëve të tyre, të cilat do t'a trondisin miqësinë e tyre. Dhe e gjithë kjo ndodh në mes të një lufte të ashpër mes bandave të drogës në lagjet famëkeqe të RIO-s.
Një dramë luftarake që merr jetë gjatë pushtimit Nazist të Bashkimit Sovjetik, në qershor 1941. Vit në të cilin trupat ruse ngelën në një fortesë kufitare për nëntë ditë.
Një film triler me spiunazh dhe nuk është kurrë e qartë na cila anë janë të mirët. Koleta arrestohet nga një agjent pasi që është një anëtare e dyshuar e IRA-s dhe shërbimet sekrete britanike do t'i shmangin burgun dhe largësinë nga djali i saj, në shkëmbim të informacioneve.
Dy hajdutë bankash të dale në pension, bien dakord për një punë të fundit. Një fytyrë nga e kaluara e tyre ju vjedh paratë dhe i ndan ato në 7 valixhe, ku secila lihet me një person që ata njohin. Nëse ata marrin valixhen, viktima vdes, nëse ata nuk arrijnë në kohë, viktima vdes, nëse ata ngatërrohen me kurthet, vdesin të gjithë.
Sam Cahill (Tobey Maguire) dhe Tomi Cahill (Jake Gyllenhaal) janë vëllezër. Sami, niset për misionin e tij të katërt në Afganistan, ai është i martuar me të dashurën e tij të shkollës së mesme, Grace (Natalie Portman), me të cilën ka dy vajza. Por shpejt vjen lajmi se helikopteri i Sam është rrëzuar, duke vrarë të gjithë marinsat në bord. Tomi, që sapo ka dalë nga burgu, ka për detyrë të ngushëllojë gruan dhe fëmijët e vëllait të tij, pasi ai nuk po gjendet. Por gjërat ndryshojnë dhe krijohen lidhje të padëshiruara.
"Po sikur": Demetris, një burrë i pavarur bën një jetë normale. Në një çast të caktuar, zgjedhja që ai do të bëjë do ndryshojë gjithçka. Çfarë ndikimi do të ketë ajo për dashurinë dhe miqësinë që ai ka me një qen? Historia në këtë film tregohet nga dy këndvështrime të ndryshme.
Një dramatizim i 20 korrikut të oficerëve Gjermanë një grusht shteti politik vrasje, dhunë tej të dëshpëruar për parandalimin e luftës së Dytë Botërore.
Një grua e vetmuar japoneze pasi zbulon një kopje të fshehur të filmit Fargo (1996) në kasetë VHS, vihet në kërkim duke besuar se thesari që përshkruhej në të është i vërtetë.
Një detektiv rihap një çështje 15 vjeçare për një person të humbur. Ai fillon të dyshojë se djali i humbur ishte vrarë - dhe një banues lokal ishte përfshirë.
Guen e pakujdesshmja e ngathta e fisit, zbulon se është anëtarja e fundit sekrete e udhëtuesve në kohë, tani ajo duhet të bëjë udhëtime të vazhdueshme në të shkuarën. Ndërkohë në fokus qëndron lidhja e saj me Gideonin dhe përpjekjet e saj për të zbuluar sekretet e errëta të Lozhës.
Tai, një i ri arrestuar, lirohet në sajë të ndihmës së vëllait të tij binjak Tan. Pasi u lirua, ai e gjen Tan në komë me dëmtime të rënda. E dashura e Tan, Pang, i tregon Tait se vëllai i tij u përfshi në disa punë të rrezikshme për të mbledhur para që ta lirojë atë. Tai ndjehet fajtor për problemet dhe telashet që i solli vëllait të tij. Ai pastaj zbulon se çfarë i ka ndodhur Tanit, dhe për tu hakmarrë detyrohet të luajë basketboll të paligjshëm dhe bashkohet me ekipin “Fireball” që e ka Hia Den. Me qëllim që të zbulojë të vërtetën, Tai rrezikon edhe jetën e tij.
Ngjarjet vendosen në Kaliforni ku pas një tërmeti masiv, një pilot shpëtimi së bashku me ish gruan e tij do të bëjnë një udhëtim të rrezikshëm nga Los Angelos në Kaliforni vetëm e vetëm që të shpëtojnë vajzën e tyre te vetme. Por teksa mendojnë se gjithçka ka marrë fund, kuptojnë se në fakt gjithçka sapo ka filluar...
Ndërkohë që po planifikon grabitjen më të madhe të jetës, një hajdut bankash bie në dashuri me menaxheren e bankës që vodhi së fundmi. Në përpjekje për të lënë pas jetën e vjetër dhe me FBI-në që po i afrohet nga dita në ditë, ai duhet të zgjedhë midis besnikërisë ndaj shokëve dhe dashurisë që mund ta humbasë përgjithmonë...
Leon, një vrasësi profesionist, merr me sy të mirë Matildën, një vajzë 12-vjeçare pasi familjarët e saj vriten. Leon dhe Matilda formojnë një marrëdhënie të pazakontë, dhe ai i mëson asaj se si të bëhet vrasëse me pagesë.
Historia fillon me vrasjet, ekzekutimet, të trafikut parisien të Zhak Mesrine. Përveç figurës së Zhak Mesrine si një gangster mediatik, narcisit dhe të dhunshëm, regjisori Jean-François Richet i ka konceptuar këta si dy filma të pavarur, dhe janë bazuar në autobiografinë e shkruar në burg nga vetë Mesrine (i cili lexohet Merin).
Vinsenti një djalë 22-vjeçar, është instruktor qitjeje dhe rregullues armësh brenda policisë kombëtare. Pavarësisht nga talenti i tij, ai refuzon të përfshihet në brigadë. Një ditë gjatë një stërvitje, ai takohet me Milo Kardena, një polic i fshehur i cili e çon Vinsentin në një rrjedhim ngjarjesh dhune. Nëse dëshiron të mbijetojë, Vinsent duhet të bëjë zgjedhjen e duhur.
Një thriller Filipinas i frymëzuar nga skandale e jetës së vërtetë në të cilin të burgosurit lirohen nga burgu përkohësisht për të punuar si vrasës me pagesë, në dijeni të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të ushtrisë.
Në luftën civile të Afrikës, një grup djemsh të rinj të kthyer në ushtarë të lirisë luftojnë, plaçkisin dhe vrasin nëpër fshatrat e Afrikës. Kur lufta përfundon misionit të tyre i vjen fundi.