Ndërsa Xhoni është kthyer me leje në qytezën e tij të lindjes, gjen Savanën, një studente kolegji që po viziton qytetin. Edhe pse dashuria ishte e papritur, s’do të thotë që ata s’e gjetën. Duke ditur që Xhoni duhej të ikte për në ushtri, dashuria e tyre mbijetoi përsëri, derisa ai shtyn shërbimin e tij për shkak të sulmeve të 11 shtatorit. Telashet fillojnë dhe dashuria e tyre vihet në pritje. Njëri s’mund ta durojë më këtë gjë... po tjetri?
Bazuar në një histori të vërtetë. Në 18 Shkurt të vitit 1982 një stuhi e madhe e ndan cisternën Pendëllton në dy pjesë, duke mbajtur brenda më shumë se 30 marinarë. Pavarësisht motit shumë të keq, Berni Ueber merr tre njerëz në një varkë shpëtimi dhe shpëtojnë ekuipazhin, një operacion që konsiderohej i pamundur.
Një djalosh i varfër por i talentuar fillon punë në një familje të pasur. Ai dashurohet me vajzën e famijes, Firdeusin. Jeta i ndan të dy por i bashkon pas shumë vitesh. Dashuria e tyre has pengesa të mëdha dhe ndjenjat e të dyve tashmë kanë ndryshuar.
Polici i Hong Kongut, Xheki, përfshihet në një mision te drejtuar na CIA, por pas disa kohës bëhet pjesë e FSB në Rusi. Por jo çdo gjë është ashtu siç duket dhe Xheki bie ne kurthin e punëdhënësve të tij.
Në vitin 1876, kapitenit të alkoolizuar, Nathan Algren, i ngarkohet detyra të trajnojë ushtrinë e perandorit Meiji për të eliminuar samurait rebelë. Por gjërat nuk shkojnë siç pritej, pasi Algren përqafon kulturën e samurajëve dhe mbetet samurai i fundit.
Një terrorist i vret vajzën një oficeri policie në një shkëmbim zjarri në Dehli. Pas kësaj ngjarje në jetën e oficerit hyn një i moshuar të cilit gjithashtu i është vrarë e bija. Ata të dy duan të hakmerren ndaj vrasësit por kjo nuk ka për të qenë aspak e lehtë.
Në një kamp përqendrimi gjerman, një çifut kërkon të gjejë një mjeshtër për të kryer ritualet e varrimit për një djalë të vogël që ai e mendon si të birin. Ai del kundra të gjithëve vetëm që të përmbushë ritualin dhe djali të mos digjet
Arbeni është një i ri shqiptar që së bashku me të atin punojnë si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri për të fituar disa para. Çdo gjë është në rregull deri kur Arbeni arrin moshën 20 vjeç dhe familja fillon të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ai është i dashuruar me Etlevën, një vajzë e cila jeton në një fermë në male, afër shtëpisë së tij. Ajo është shtatzënë me fëmijën e Arbenit, por i ati nuk e lejon të martohet nqs Arbeni nuk i jep 10,000 € në mënyrë që të shlyejë disa borxhe...
Një grabitje shtëpie përfundon si mos më keq... Dejvi, një nga grabitësit, ia del të arratiset, duke e lënë vëllanë e tij, Kenetin pas. Pas katër vitesh, Keneti lirohet nga burgu dhe gjërat kanë ndryshuar. Dejvi përpiqet ta ndihmojë Kenetin në çdo mënyrë...
Një film nga Werner Herzog, me Nicole Kidman, Rober Pattinson, James Franco, Damian Lewis.
Filmi tregon historinë e Gertrude Bell, një personazh që ekzistonte vërtet, me jetën e pasur dhe aventuriere, në fillim të shekullit XX, ishte një udhëtare, shkrimtare, arkeologe, zbuluese, diplomatike dhe agjente sekrete dhe diplomate në emër të Perandorisë Britanike. Mbi të gjitha, ajo ishte si një lloj Lawrence-i i Arabisë në versionin femër. Për më tepër ndiqni filmin...
Një vështrim në njësinë e diskutueshme të policëve të trazirave dhe gjëndjeve të jashtëzakonoshme, e thënë nëpërmjet tregimeve të tre policëve veteranë dhe një të rekrutuari të ri.
Çifti i dashuruar Eriku dhe Sheli vriten nga një bandë kriminelësh një natë para martesës së tyre, por një vit më pas Eriku rikthehet në botën e të gjallëve për t'u hakmarrë.
Kur partnerja e agjentit të F.B.I-së Zak Grejnt vritet gjatë një operacioni të dështuar, ai përpiqet të gjejë personin që është fajtor. Mafiozi Frenk Serlano beson se Zaku është përgjegjës për vdekjen e djalit të vetëm të tij në të njëjtin operacion dhe rrëmben djalin e Zakut.
Jeta e psikologut Pitër Bauër shndërrohet në trazirë kur ai zbulon se pacientët që ai ka vizituar, janë fantazma. Duke vënë në rrezik gjendjen e tij mendore, Pitër rrëmon në të shkuarën e tij për të zbuluar një sekret tmerrues që vetëm ai mund ta gjej.
Jeta e një djaloshi palestinez ndryshon, kur ai bashkohet në luftën për çlirimin e vendit, kundër ushtarëve izraelitë, për shkaka se ai duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes luftës, nderit dhe dashurisë.