Bazuar në autobiografinë e tij një pianist gjatë viteve të 1939 përpiqet t'i mbijetoje shkatërrimit, torturës, abuzimit dhe frikës nga lufta e dytë botërore.
Ky film është bazuar në historinë e vërtetë të Nirxha Banot, e cila sakrifikoi jetën e saj për të mbrojtur jetët e 359 pasagjerëve në fluturimin Pen Em 73. Ky aeroplan u rrëmbye nga një organizatë terroriste dhe u deshën orë të tëra para se të liroheshin pengjet. Për këtë akt heroik ajo është nderuar me shumë çmime të jashtëzakonshme.
Njeriu me shenjë: Riprodhim i një prej filmave klasikë Hollivudianë të vitit 1932. Toni Montana është një emigrant kubanez, ambicia e të cilit do ta cojë në luftë mes organizatave dhe trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Majemi, e deri në krijimin e vetë perandorisë së tij. I cilësuar si një nga 100 filmat më të mirë të të gjitha kohërave.
Në pranverë të vitit 1987 në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, një post kufitare duhet të jete në gadishmeri nga frika e sulmeve shqiptare, një komandant vazhdimisht i dehur dhe i pakënaqur me jetën e tij duhet ti mbaj ushtarët e tij në fokus kur ai diagnostikohet me një sëmundje "sifilis" i cili kërkon ndihmë nga i vetmi...
Kler dhe Rajan, një çift i sapomartuar, shpërngulen në një shtëpi tjetër brenda vendit, vetëm për të kuptuar se problemet martesore ishin nder te paktat probleme që kishin. Pa dijeninë e tyre, pronari i tyre i zymte dhe epshor i ka spiunuar që prej ditës së parë.
Një badigard i dalë në pension i cili jeton në cepin e botës ku Kina, Rusia dhe Korea e Veriut bashkohen, ndërkohë që vuan nga skleroza e parakohshme, zë miqësi me një vajzë të vogël. Kur jeta e saj vihet në rrezik nga lidhjet e babait të saj me një kriminel, badigardi duhet të vërë në përdorim aftësitë e tij të vjetra për ta shpëtuar.
Tara Uadia (Farah Karimaee), një këngëtare dhe e dashura e një banditi, Ragu (Himesh Reshammiya), shkon në Dublin pasi e fton një mik që ka në Facebook, por që kjo gjë i hap shumë telashe.
Pas një aksidenti me makinë, një vajzë mbahet me forcë në një strehë nga një burrë i cili pretendon se bota e jashtme është e ndotur nga shpërthime kimike.
Pas kthimit nga shërbimi në Marinë në Luftën II Botërore, Fredi Kuell vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Më në fund ai zbulon një kult që merret me ushtrime për t'u zbrazur nga emocionet dhe ai përfshihet thellësisht me ta.
Lufta e II-të Botërore: Direkt pas 'Ditës D', tre ushtarë amerikanë dhe dy infermiere të ushtrisë janë bllokuar në kufijtë e armiqve. Ata marrin një oficer gjermanë të gradës së lartë si të burgosurin e tyre dhe përpiqen të organizojnë një arratisje.
Rreth 100 vjet luftë mes luftëtarëve Shinobi të Manjidani Koga dhe klanit Tsubagakure Iga, zoti Hattori Hanzou dekreton që duhet të vendoset paqja. Të dy klanet jetojnë të fshehur në pyje dhe male. Zoti i Zotave, në 1614, bindet se klanet janë të rrezikshëm për paqen në tokat e tij, dhe këshilltari i tij thur një plan për të shkatërruar luftëtarët më të mirë në një turne. Ndërkohë, i riu Iga Oboro dhe Koga Genesuke bie në dashuri me njëri-tjetrin. Kur gjyshja e Oboro, liderja e klanit Iga dhe babai i Ogenit dhe Genesukes, lideri i klanit Koga, vrasin njeri-tjetrin, Oboro dhe Ganesuke duhet të drejtojnë luftëtarët e tyre drejt përballjes përfundimtare të klaneve Shinobi.
Travis dhe Gabi në fillim u takuan si fqinjë në një qytet të vogël bregdetar dhe ndërtuan një marrëdhënie që është provuar nga ngjarjet më përcaktuese të jetës.
"Lion Gaulltier është një dezertor në Legjionin e Huaj, që mbërrinë shumë vështirë në SHBA. Ai e gjenë vëllain e tij mes jetës a vdekjes dhe kunatën e tij pa paratë e novojshme për ta shëruar burrin e saj dhe mbajtur vajzën e saj. Për t'i fituar paratë e nevojshme, Gaulltieri vendos që të marrë pjesë në disa përleshje klandestine shumë të rrezikshme."
Stefen Eliot, një shkrimtar me probleme në jetën e tij por dhe në familje, i varur nga drogëra të ndryshme, dhe me trauma nga fëmijëria, fillon të shqyrtojë një gjyq të çuditshëm, që ngjason me jetën e tij.
KUJDES, FILMI PERMBAN DISA SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC!
Ky film tregon jetën e disa adoleshentëve kalifornianë, marrëdhëniet midis tyre dhe me prindërit.
Në vitin 33 para Krishtit, një grupi romak në Judea i kërkohet të gjejë trupin e një çifuti të ekzekutuar i cili thuhet se është ngritur nga të vdekurit.
Një njeri i zënë ngushtë financiarisht por një qytetar i moshuar krenar, pasi detyrohet të shesë fermën e familjes së tij, arrin të takohet me nipin dhe përfshihet me shpërndarës droge.
Filmi tregon jetën e një djaloshi duke kaluar nëpër fazat e jetës, deri tek adoleshenca e tij. Veçantia e këtij filmi është se ka filluar së xhiruari qysh në vitin 2002 dhe vit për vit e percjell zhvillimin e atij djaloshi, pothuajse për 12 vite.