Bazuar në një histori të vërtetë, dy shokë të vjetër fëmijërie, Efrëm Diveroli dhe Dejvid Pekauz punojnë së bashku për të shitur armë të konfiskuara nga policia për ushtrinë e SHBA. Në momentin që një nga marrëveshjet më fitimprurëse del në treg ata synojnë që të fitojnë e të marrin 300 milionë dollarët. Po ajo që ndodh me këtë marrëveshje është krejt ndryshe nga çfarë imagjinonin. Shqipëria do të jetë vendi i të ardhurave të mëdha për ta, por edhe fundi i këtij biznesi.
Mund të imagjinoni vetëm të vërtetën. Në ditën më të nxehtë të verës së vitit 1935, trembëdhjetë vjeçarja Brajoni Talis shikon motrën e saj më të madhe Sesilian të zhvishet dhe të futet në shatërvanin e oborrit të shtëpisë së tyre në fshat. Duke e parë Sesilian është edhe djali i shërbëtores së tyre Robi Tërnër, një shok fëmijërie i cili, së bashku me motrën e Brajonës, janë diplomuar kohët e fundit nga Kembrixhi. Gjatë fundit të asaj dite, jeta e të gjithëve ndryshoi përgjithmonë. Robi dhe Sesilia do të kenë kaluar një kufi të cilit nuk kishin guxuar kurrë t’i afroheshin dhe do të jenë bërë viktimat e imagjinatës intrigante të vajzës së vogël, dhe Brajona do të ketë kryer një krim të llahtarshëm, faji i të cilit do t’i japë ngjyrë gjithë jetës së saj.
Një dramë e bazuar në historinë e vërtetë të Melvin B. Tolson, një profesor i kolegjit Uajli të Teksasit. Në vitin 1935, ai inspiroi studentët të formonin ekipin e parë të debatit në shkollë, i cili arriti të sfidonte Harvardin në një kampionat kombëtar.
Duke vepruar nën fasadën e një producenti të Hollivudit që kërkon një vend për filmimin e një filmi fantashkencor, një agjent i CIA-s vihet në një mision të rrezikshëm për të shpëtuar 6 amerikanë në Tehran gjatë krizës së pengjeve në Iran në vitin 1980.
Një i alkoolizuar e kalon gjithë kohën duke përgjuar fqinjin e tij, duke pritur momentin e duhur për ta vrarë. Ndërkohë, një terapiste rehabilitimi për të alkoolizuarit, mundohet me çdo mënyrë të mundshme ta ndihmojë, por kjo i bën gjërat akoma edhe më të ndërlikuara për të.
Për Tesin dhe dy ortaket e saj Kara dhe Tara, puna u duk shumë e thjeshtë: të gjurmojnë një ngarkesë droge për shefin e tyre Mel në një restorant të izoluar. Por kur një zinxhir i pandalshëm ngjarjesh zbërthehet, të gjithë së shpejti kuptojnë se askush nuk është ai që thotë dhe puna mund të jetë diçka tjetër sesa thjesht të eliminojnë konkurrencën. Ajo çka filloi si udhëzime të thjeshta tani është kthyer në një lojë vdekjeprurëse me pistoleta të mëdha të drejtuara ndaj njëri-tjetrit.
Një burrë kthehet nga puna dhe gjen gruan e tij duke e tradhëtuar me një mashkull tjetër. Ai mban peng atë dhe dashnorin e saj të poshtëruar ndërkohë që mendohet nëse do t'i vrasë apo jo. Historia, e bazuar në ngjarje të vërteta ndodh në Nju Orlins, në një ditë shumë të nxehtë.
Kur vajza e një kongresmeni amerikan po kalonte në një qytet të vogël të Misisipit, ajo vritet në një vrasje të trefishtë. Një skuadër e FBI-së vjen për të hetuar. Lideri i skuadrës lufton me djajtë e së shkuarës dhe të tashmes së tij.
Tom Nikersoni i moshuar kujton se si në vitin 1819 doli në det si djalë kabine në anijen e gjuetisë së balenave "Eseks", duke lënë Nantuketin. Kapiteni i tij Xhorxh Polard e mori përzemër duke qenë se gjente ngjashmëri me të nga historitë e gjyshit të tij. Në një ditë të stuhishme, kur ushqimet e tyre ishin pakësuar, shpresa e tyre u rrit nga kapja e një balene. Dy muaj më vonë, një balenë tjetër u shfaq dhe e fundosi anijen, gjw që Tomi mendonte se ishte akt hakmarrjeje. Më pas, ekuipazhi përpiqet me çdo kusht të gjejë një mënyrë për të mbijetuar në det të hapur.
Jin Kazama dëshmon vdekjen e nënë së tij nga Tekeni në lagjen e varfër të njohur si Anvil. Pasi zbulon identitetin e Tekenit ai vendos të hakmerret për vdekjen e nënës...
7 miq të ngushtë takohen për një darkë së bashku. Kur ata vendosin të ndajnë mes tyre se çfarë mesazhesh apo telefonatash marrin, fillojnë të zbulohesh shumë sekrete dhe shumë ekuilibra prishen.
Historia e vërtetë e dhimbshme e ekuipazhit të ASHBA Indianapolis, të cilët ngecën në ujërat filipinë për pesë ditë pas dorëzimit të armëve atomike që do i jepnin fund Luftës së Dytë Botërore. Teksa prisnin të shpëtoheshin, përjetuan etje dhe uri ekstreme, gjithashtu edhe sulme të pamëshirshme peshkaqenësh.
Në vitin 1951, Markus Mesner dezerton nga thirrja për të shkuar ushtar në luftën e Koresë dhe babai i tij kasap në Nju Xhersi, e regjistron në një kolegj në Ohaio. Por ai nuk ndjek rregullat dhe shumë shpejt do të përplaset me dekanin e kolegjit, z. Kaduell. Njëkohësisht ai do të krijojë një lidhje me Olivian, një vajzë të bukur por edhe shumë problematike. Ndërkohë që zemërimi i tij sa vjen dhe mblidhet, Markusi vendos të heqë dorë nga djali i bindur dhe i mirë.
Kur ndërtesa e Shideh goditet nga një raketë gjatë Luftës Iran-Irak, një fqinj hedh hipotezën se raketa ishte e mallkuar dhe mund të mbante shpirtra keqdashës të Lindjes së Mesme. Ajo bindet se një forcë e mbinatyrshme brenda ndërtesës po përpiqet të zotërojë vajzën e saj Dorsa. Dhe ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me këto forca, nëse do të shpëtojë veten dhe vajzën e saj.
Është viti 1960 dhe një mësues i ri është i detyruar të lërë familjen e tij e të zhvendoset larg për të dhënë mësim. Fshati në të cilin e kanë caktuar ndodhet larg dhe nuk ka një shkollë. Kjo do të jetë sfida e parë e tij.
Mahiri zë shoqëri me të gjithë njerëzit e fshatit e në mënyrë të veçantë me një handikapat, të cilin e merr në tutelën e tij. Mësimet e tij do t'i ndryshojnë jetën fshatit.