Fighter në Wind tregon historinë e Çhoi Baedal (Oyama Masutatsu), një nga luftëtaret më të mëdhenj në histori. Filmi fillon në Kore në një periudhë para Luftës së Dytë Botërore, kur i riu Baedal hyn në ushtri me ëndrre për t'u bërë një aviator, por...
Një avokat mbrojtës punon që të nxjer klientin e tij adoleshent të pafajshëm për vrasjen e të atit të pasur.
Paragjykime. Të drejtat e njeriut. Bulizëm. “Romeo dhe Zhulieta”. “ Një ëndërr “. Bazuar në filmin me metrazh të shkurtër me të njëjtin emër i cili ka fituar shumë çmime.
Falsifikuesit është historia e vërtetë e operacionit më të madh në historinë e falsifikimit, krijuar prej nazistëve në 1936 për të falsifikuar para. Salomon “Sally” Sorouitsch është mbreti i falsifikimeve. Ai jeton një jetë të djallëzuar të kartave, pije alkoolike, dhe grave në Berlin gjatë epokës naziste. Papritur fati i tij ndryshon kur arrestohet dhe futet menjëherë në një kamp ku fillon të shfaq aftësitë e tija të jashtëzakonshme…
Pasi një lord lufte tradhtar vret mjeshtrin e tyre dhe e dëbon llojin e tyre, 47 samurai pa lider kërkojnë hakmarrje dhe një mënyrë për t’i kthyer popullit nderin e vet. Të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe të shpërndarë përgjatë vendit, kjo bandë prej Ronin duhet të kërkojnë ndihmën e Kai - që dikur e kishin mohuar si të tyrin - ndërsa luftojnë përgjatë një bote të egër bishash mitike, magjistarësh që ndryshojnë formë dhe terroresh të çuditshme.
Një dramë historike e vendosur në Egjiptin Romak, për filozofen Hypatia të Aleksandrisë dhe lidhjen e saj me skllavin e saj Davus, i cili është i ndarë mes dashurisë për të dhe mundësisë për të fituar lirinë duke u bashkuar me valën në rritje të Kristianizmit....
Një grup prej hajdutë diamanti në kërkim kidnapojnë gruan e një detari të shkarkuar kohët e fundit i cili shkon në një ndjekje nëpër shkretëtirë i Karolinës së Jugut për të tërhequr atë.
Pa të drejtë, fisniku Xhuda Ben Hër bëhet skllav nga Roma dhe transferohet në det, por pasi shpëton nga vuajtjet e tij, Ben Hër kthehet për të marrë hak ndaj mikut të tij më të mirë Romak, i cili e tradhëtoi...
Mel Gibson luan rolin e një krimineli që ka grabitur një shumë të madhe parash dhe gjatë një ndjekje nga policia me makinë, ai gjendet brenda kufirit meksikan dhe arrestohet nga policia vendase. Pasi përfundon në një burg që quhet El Pueblito, ai e ndjen veten të detyruar që të përshtatet me mënyrën e jetesës brenda burgut. Aty njihet me një djalë 10 vjeçar dhe nënën e tij. Por djali i vogël për një arsye të veçantë mbrohet nga kryemafiozin që bën ligjin brenda burgut.
Një vejushë e re zbulon se burri i saj i fundit i ka lënë 10 mesazhe për të lehtësuar dhimbjen dhe që të fillojë një jetë të re.
Çarli është një 18 vjeçar i mundimshëm që arratiset nga një qendër rehabilitim, por kur kthehet në shtëpi në Los Anxhelos, prindërit e tij ndërhyjnë dhe e detyrojnë të shkojë në një rehabilitim për të rritur. Aty, ai takon një vajzë të bukur por të mundimshme, Evën, dhe është i detyruar të luftojë me drogën, dashurinë e paarritshme dhe prindër të përçarë.
Një adoleshente me një familje të shkatërruar, e rritur në rrugët e një lagjeje në Paris, takohet me një kërcimtar që ia ndryshon jetën 360 gradë.
Zhdukja e mistershme e një mësuese kopështi gjatë një pikniku në veri të Iranit, ndiqet nga një seri fatkeqësish për bashkëudhëtarët e saj.
Avokati i Djallit, trajton çështjen "nëse fitorja në profesionin ligjor është vërtet gjithçka". E kryen një avokat mëkatin fillestar të kryelartësisë, nëse beson se puna e tij është vetëm të fitojë, si Kevin? Më tej filmi, në ligjëratën e mprehtë të Xhon Miltonit, vë në dyshim nocionin e së drejtës në botën post-moderniste. Fjalimi i Miltonit përçan gjithë predikimin e fesë, kur ai e kundërshton atë. Dilema e Kevinit reflekton njeriun modern, që fajëson rrethanat që është i tillë, kulturën e dominuar nga të bërit para, që e rrit gjithnjë e më shumë egon e njeriut. Pyetja që lind, është "Jemi ne përgjegjës për atë çfarë jemi me vullnet të lirë?" Filmi trajton dilemat Hamletiane që vërtiten në kokën e një avokati.
Xheki Kogan është një truprojë profesionist i cili kujdeset që disa rregulla të Mafies të qëndrojnë të respektuar... duke vrarë këdo që i shkel. Kur disa persona grabisin një lojë të madhe kumari që zhvillohej nën mbrojtjen e Mafies, Kogani do të marrë përsipër t'i gjejë dhe të rivendosë rendin në shoqërinë vendase.
Një histori dashurie mes regjisorit Alfred Hitchcock dhe gruas Alma Reville gjatë filmimit të filmit Psycho në vitin 1959.
Kur një anëtar i një grupi të famshëm improvizimi të Nju Jorkut fiton një mundësi të madhe, pjesa tjetër e grupit, (miq të ngushtë), fillojnë të kuptojnë se jo të gjithë do t'ia dalin të jenë të suksesshëm.
Monitorimet e fshehta të NSA bëhen publike nga zbuluesi Eduard Snouden, në formën e mijëra dokumenteve të klasifikuara.
Klani Malakian, një familje gangsterash të pamëshirshëm, kontrollon krimin në Francën jugore. Në krye të tij, kumbari i fuqishëm Milo Malakian drejton jetën e tij me një grusht të hekurt. Trashëgimtari dhe biri i tij, Anton, ëndërron të lirohet dhe të marrë vendimet e tij. Por rrethi i brëndshëm i bandës i është gdhendur në gjak. Për t'u arratisur, atij jo vetëm i duhet që të përballet me fatin e tij, por gjithashtu edhe me personin i cili është betuar se do të mposhtë babain e tij.
Xhorxhi dhe Ana janë një çift mësuesish muzike të dalë në pension të cilët shijojnë jetën në moshën 80-vjeçare. Megjithatë, Ana papritmas pëson një goditje nervore dhe jeta e tyre nuk është më njësoj. Ai incident nis përkeqësimin fizik dhe mendor të Anës, ndërsa Xhorxhi përpiqet të kujdeset në shtëpi për të. Edhe pse frytet e jetës dhe karrierës së tyre mbeten të shkëlqyera, shpresat e çiftit për pak dinjitet provohen të vështira. Në fund, Xhorxhi, me dashurinë e tij duke luftuar kundër lodhjes dhe të ardhmes së errët të Anës, detyrohet të marrë disa vendime kritike për të dy ata.
Në vitin 1863, Amsterdam Vallon kthehet në zonën e Pestë në qytetin e Nju Jorkut për t'u hakmarrë kundër Bill Kasapit, personi që i mori jetën babait të tij.
Një i pastrehë rekrutohet nga disa djem të rinj për t'u zënë me njerëz të tjerë të varfër. Ndërkohë, ai mundohet të gjejë paqe me veten nëpërmjet një ditari të gjetur midis sendeve të tjera të djegura.
Su Qi-Eri heq dorë nga jeta e tij si Gjeneral i shquar i Dinastisë Qing në mënyrë që të ndjekë ëndrrën e tij që të ketë një familje si dhe të hapë shkollën private të Arteve Marciale. Megjithatë ëndrra e tij shkatërrohet kur i vëllai i adoptuar Juan Li i rrëmben djalin dhe tenton ta vrasë Sunë. I shpëtuar nga gruaja e tij dhe nga doktoresha Ju, Suja perfeksionon teknikën e tij të luftimit në mënyrë që të kthehet dhe të shpëtojë djalin e tij. Gjatë kësaj kohe ai vuan nga vizione dhe mendon se po lufton me Zotin e Ushusë dhe Plakut të Urtë.
Historia e një çifti të zakonshëm që kalon fatkeqësitë, vështirësitë dhe lumturitë që ka jeta bashkë. Sfida të zakonshme që mund të jenë pjesë e jetës së kujtdo, por që bëhen më të lehta kur përballen bashkë dhe kur dashuria është pjesë e jetës.