Një komsioner i pronave mundohet të bëjë një mashtrim të madh që shkon shumë keq. Për të rregulluar çdo gjë, ai përfshin gruan e tij duke përfunduar në një mënyrë që askush nuk e imagjinon.
Një grua aventuriere, që mban një sekret ndaj burrit, insiston të shkojnë për kamping për të rindezur pasionin. Diçka në pyll shqyen një grup gjuetarësh aty pranë dhe pengon çiftin të dalë nga çadra. Zbulohen sekrete dhe krijesa mbinatyrore që i detyrojnë të kuptojnë nëse rreziku
i vërtetë është brenda apo jashtë çadrës.
Një anije që po transporton pasagjerë në një planet të ri përballet me disa probleme dhe si pasojë dy prej pasagjerëve zgjohen nga gjumi 90 vite para kohës së caktuar.
Një grua e rregullt e cila nuk mendon shumë për të bërë qejf në jetë (Sandra Hüller) duhet të kalojë kohë me babanë e saj të çuditshëm (Peter Simonischek) kur ai i bën një vizitë surprizë.
Menjëherë pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy, Zonja e Parë Jacqueline Kennedy lufton me hidhërimin dhe traumën e humbjes për të rigjetur besimin, për të ngushëlluar fëmijët e saj dhe për të rikonfirmuar trashëgiminë historike të të shoqit.
"Në kërkim të një miku në fund të botës" : Teksa një asteroid i afrohet Tokës, një burrë gjendet vetëm pasi gruaja e lë. Ai niset në një udhëtim me fiksimin e gjimnazit por fqinji i tij ka ndërmend t'ia prishë planin.
Një thriller emocionues rreth një psikologe të ve e cila jeton e izoluar në periferinë e Nju Ingland. E zënë në një stuhi të fortë dimri, ajo duhet të gjejë një djalë para se ai të zhduket përgjithmonë.
Një histori e përjetshme e vetë-zbulimit dhe lidhjes njerëzore, Moonlight tregon jetën e një djaloshi Afro-Amerikan nga fëmijëria deri kur rritet ndërkohë që sforcohet të gjejë vendin e tij në botë teksa rritet në një lagje të vështirë të Majemit.
Semi është një ndërmjetës, i cili merret me shkëmbime të përbashkëta. Papritur ai zbulon se i vdes babai i cili jetonte në Los Anxhelos.
Ai duhet t'i anulojë punët e tij që të shkojë tek funerali i babait dhe pasi arrin atje ai do të zbulojë shumë gjëra që nuk i dinte kohë më parë,
madje do të njihet me motrën që për të nuk kishte ekzistuar kurrë. Një dramë me plot emocione që nuk duhet humbur.
Filmi tregon historinë e jashtëzakonshme të një 5 vjeçari, Sarusë, që përfundon gabimisht në një tren dhe humbet në Kalkutë. Jeta e tij ndryshon tërësisht kur ai adoptohet nga një familje australiane, por gjithmonë vazhdon të mendojë për mamanë, vëllain e motrën e tij në Indi. Shumë vite më vonë, tanimë i rritur, nxitet nga miqtë dhe e dashura që të kërkojë familjen e tij duke përdorur programin Gugëll Ërth. Një histori e vërtetë që të emocionon, një udhëtim në kërkim të përgjigjeve që e kanë ndjekur për 25 vjet.
Filmi përbën një histroi te nje gruaje e cila jeton vet. Ajo ka një djalë i cili shkon te jetoj me babain e tij në një vend tjetër, ajo punon në një hotel, luksoz që ka kaluar po thuajse 10 vite që kur ajo nuk ka bër dashuri, dhe pa pritmas vi një burr i verbër....
Filmi tregon jetën e tre djemve të rinj që jetonin në getot e Krenshout në Los Anxhelos, duke treguar çështjet e rracës, marrdhëniet, dhunën dhe idetë e së ardhmes.
Historia e Riçard dhe Mildred Loving, çift ndër-racor, sfida e arrstimit të të cilëve kundër martesave të përziera në Virxhinia, çoi në një betejë ligjore që do të përfundonte në Gjykatën e Lartë.
Duke vazhduar aty ku filmi i fundit mbaroi, Nel Suitzer gjendet e tmerruar dhe e vetme në Luizianën rurale. E kthyer në sigurinë relative të Nju Orlinsit, Nela kupton se nuk po arrin të kujtojë pjesë të tëra të muajve të fundit, përveç faktit se është e mbijetuara e fundit nga pjesëtarët e familjes së saj. Sapo Nela fillon procesin e vështirë të nisjes së një jete të re, forca djallëzore që dikur e kishte pushtuar është kthyer me plane të tjera të tmerrshme që do të thonë se eksorcizmi i saj i fundit ishte vetëm fillimi.
Bazuar në një histori të vërtetë. Një skuadër femrash afro-amerikane që punon për NASA-n kryejnë llogaritjet e duhura që misionet hapësinore të përmbushen me sukses.
Në vitin 1956, Ernesto 'Che' Guevara dhe një bandë kubanezësh e udhëhequr nga Kastro, ngrenë një ushtri për të hedhur poshtë regjimin e diktatorit Fulgencio Batista.
Dimër norvegjez, fillimi i shekullit të 20. Në ishullin e Bastojës, ku banojnë kriminelë minoren, një djalosh i ri do fillojë një revoltë kundër regjimit brutal. Deri ku mund të arrijë ai për të fituar lirinë?
Një yll tradicional amerikan kolegji dhe mbretëresha e tij e bukurisë shohin se si jeta e tyre perfekte shembet, kur vajza e tyre bashkohet me protestat e viteve 60 në Amerikë.