Bazuar në përvojat e jetës së vërtetë të Dejv Fishuikut; "Banka e Dejvit" tregon historinë se si një burrë i klasës punëtore të Bërnlit dhe një milioner i bërë vetë luftuan për të krijuar një bankë komunitare.
Banda e Archerit është kthyer me një plan të guximshëm për një vjedhje në Londër. Por, si fillim duhet të lirojnë shokun e tyre të vjetër Briggs, i cili është në paraburgim.
Duke luftuar për të gjetur një jetë më të mirë, Clarence mahnitet nga fuqia e Mesisë në rritje dhe ai rrezikon gjithçka për të gdhendur një rrugë drejt një ekzistence hyjnore.
Bazuar në jetën reale të regjizorit/skenaristit, "Farming" tregon historinë e një djali nigerian të dhënë për birësim nga prindërit e tij tek një familje e bardhë britanike, me shpresën për një të ardhme më të mirë. Fatkeqësisht, shpresat e tyre do të shuhen sepse djali i tyre vendos të bashkohet me një grup supremacistësh të bardhë.
Boksierja Ran Tachibana mëson se motra e saj e dashur është zhdukur. Policia thotë se motra e saj ka vdekur, por ajo nuk mund ta besojë, prandaj nis një hetim dhe futet në botën e krimit.
Kur kalon në klasin e parë gjatë një udhëtimi pune, Ana takon Uillin simpatik, i cili e ngatërron dhe mendon se ajo është shefja e saj, Kleri. Kjo gënjeshtër e bardhë do të nisë një zinxhir magjepsës ngjarjesh, romance dhe mundësish, derisa gënjeshtra kërcënon të dalë në sipërfaqe...
Pasi Wild Bill vritet në një lojë pokeri, Calamity Jane duhet të dalë nga burgu dhe të kërkojë hakmarrje. Kërkimi i saj pengohet nga sherifi Mason i Deadwood, i cili është në terren për ta ndaluar dhe arrestuar atë.
Bazuar në historinë e Kuenti 'Bosko' Adams, i dënuar me 35 vjet për tentativë posedimi të marijuanës. Me ndihmën e një gruaje nga një reklamë e zemrave të vetmuara, ai arratiset për të parë vajzën e tij, por detyrohet të marrë përgjegjësinë për të kaluarën e tij.
Një tërmet i fuqishëm shkatërron gjithë Seulin, përveç një ndërtese. Por, kur të gjithë njerëzit e shohin këtë ndërtesë si shpëtimin e tyre, atëherë fillon lufta për mbijetesë.
Dy romantikë të djegur takohen në një dasmë dhe për pak bëjnë seks në dhomën e palltove para se të frenohen. Më pas, bien dakord të shkëmbejnë rrëfime të sinqerta mbi të kaluarën e tyre, me mendimin se kjo mund të jetë lidhja e duhur.
Një mësues në një qytet kufitar meksikan plot neglizhencë, korrupsion dhe dhunë, provon një metodë të re radikale për të zhbllokuar kureshtjen, potencialin e nxënësve të tij dhe ndoshta edhe gjenialitetin e tyre.
E gjendur mes një beteje të dëshpëruar për të shpëtuar lokalin e familjes, ndërsa babai i saj i është nënshtruar drogës, Su sheh si të vetmen mundësi shpëtimi, të ndjekë hapat e një hajduti të pashëm që vjen në qytet. Megjithatë, plani i saj në dukje i thjeshtë, shumë shpejt do të sjellë pasoja të rënda...
Eliza, një balerinë shumë premtuese, lëndohet gjatë një shfaqjeje në moshën 26-vjeçare. Edhe pse i është thënë se nuk do të jetë më në gjendje të kërcejë, ajo do të përpiqet të gjejë një drejtim të ri në kërcimin bashkëkohor.
Malina zgjohet e çorientuar në bagazhin e një makine dhe zbulon e tmerruar e saj se i mungon një veshkë. Me celularin e saj si të vetmen lidhje me botën e jashtme, ajo bën një betejë të dëshpëruar për mbijetesë.
Në ishullin polinezian francez të Tahitit, Komisari i Lartë i Republikës dhe qeveria franceze duhet të hetojnë disa thashetheme të vazhdueshme: praninë e një nëndetëse, prania fantazmë e së cilës mund të diktojë rikthimin e testimit bërthamor francez.
Nik është një ish i burgosur që i ka borxh 100 mijë dollarë kriminelit të madh Tajgo. Ai bashkohet me shokun e tij për të gjetur paratë pasi Tajgo i jep 24 orë kohë.
Një film i zhvilluar në Evropën Qendrore gjatë vitit 2041, një detektive femër heton rastin e një çifti të vrarë ku një ekip restaurimi është në gjendje të rikthejë në jetë njërin prej tyre.