Kur miqtë e tij në Punjab luftojnë për të përfunduar procesin e emigracionit, një ish-ushtar i udhëzon për një udhëtim të rrezikshëm për të hyrë në Angli pa leje.
Për t'u përqëndruar në karrierën e saj, një mësuese baleti jeton e larguar nga djali, i cili u rrit me nënën e saj. Kur ajo e takon përsëri pas vitesh, krijohet një dashuri që shkon përtej dashurisë së nënës.
Ndonjëherë, frika jonë më e madhe është të pranojmë, se dikush mund të na dojë sinqerisht për ata që jemi. Nica dhe Rigeli janë gati ta zbulojnë së bashku.
Në Kili në vitin 1901, tre kalorës paguhen për të mbrojtur një pronë të madhe. Një ushtar britanik dhe një mercenar amerikan shoqërohen nga një snajper me racë të përzier, i cili kupton se misioni i tij i vërtetë është të vrasë popullsinë indigjene.
Pasi mëson se hajduti i arteve që ajo ka ndjekur është ish i dashuri i saj, një agjente që punon për Interpolin sajon një plan për ta kapur atë në flagrancë.
Kur një vrasës me pagesë ka një sëmundje mendore që zhvillohet me shpejtësi, atij i ofrohet një mundësi për të shpenguar veten duke i shpëtuar jetën djalit të tij të rritur të larguar.
Kreigu dhe Dej Deji janë shpërngulur nga shtëpia e prindërve të tyre dhe jetojnë në shtëpizë më vete. Kushërinjtë punojnë te një dyqan vendas si roje sigurimi. Kur shtëpia e tyre grabitet në festën e Krishtlindjeve, ata bashkohen për të gjetur e kapur grabitësin.
Udhëtim që gërmon thellë në kompleksitetin e miqësisë. I vendosur në sfondin e një festivali kolegji, filmi eksploron dinamikën e ndërlikuar mes dy shokëve, rrugët e të cilëve ndryshojnë dhe ndezin një konkurrencë të ashpër.
Ndiqni udhëtimin mitik të Paul Atreides teksa ai bashkohet me Chanin dhe Fremen ndërsa është në një rrugë hakmarrjeje kundër komplotistëve që shkatërruan familjen e tij. Duke u përballur me një zgjedhje midis dashurisë së jetës dhe fatit të universit të njohur, Pauli përpiqet të parandalojë një të ardhme të tmerrshme që vetëm ai mund ta parashikojë.
Në vitin 1933 në New York, një prodhues filmi tepër ambicioz, bashkë me ekipin e tij detyrohet të hidhet në ekuipazhin e një anije, për të udhëtuar në një ishull misterioz, ku ndeshen me Kong-un, një majmun gjigand, i cili bie në dashuri me protagonisten kryesore, zonjushën Ann Darrow.
Dy miq kalojnë gjithë kohën e tyre të lirë duke ndërtuar flakëhedhës dhe armë të shkatërrimit në masë me shpresën se do të ndodhë një apokalips global dhe do të pastrojnë pistën për bandën e tyre imagjinare "Nënë Medusa".
Një epikë madhështore e fantazisë së lartë lindore që rikrijon luftërat mitike të tej zgjatura midis njerëzve,
të pavdekshmëve dhe përbindëshave, të cilat ndodhën më shumë se tre mijë vjet më parë.
Një ish-i dënuar rrezikon lirinë e tij të sapogjetur për të gjetur vajzën e një shoku të burgut. Pa e ditur të gjithë të vërtetën, ai sjell në pragun e saj, një rrezik të së kaluarës.
Amy dhe Mike çlirojnë një mallkim të lashtë kur vendosin të shohin një film. Dyshja duhet të ndjekë një regjisor të famshëm në një qytet plot me lugatë të uritur që të shpëtojë botën.
Vëlla e motër fillojnë të kërkojnë më shumë për gjyshin e tyre, një pilot kamikaz i Luftës së Dytë Botërore. Entuziazmi i tyre bie kur zbulojnë se gjyshi ishte njohur botërisht si një frikacak. Por ata këmbëngulin duke marrë vesh se kjo histori nuk ishte kaq e thjeshtë...