Alpinisti profesional i shkëmbinjve Aleks Honold vendos të bëjë ngjitjen e parë të lirë (pa pajisje, litarë dhe pa asnjë masë mbrojtjeje) prej 900 metrash në shkëmbin e famshëm vertikal, El Kapitan. Ç’mund ta shtyjë njeriun të ndërmarrë një rrezik të tillë, të çmendur? Dokumentari iu jep përgjigje shumë pyetjeve.
Një dokumentar rreth ekipit më të madh të futbollit.
Për katër vite shpërthyese, Barça e Pep Guardiolës prodhoi futbollin më të mirë në histori, duke fituar tifozë nga e gjithë bota.
Portreti modest i jetës së një njeriu normal, i aftë për sipërmarrje të jashtëzakonshme. Historia private, e jo vetëm, e futbollistit argjentinas, legjendës së Interit.
Një eksplorim mbi jetën e disa ish-aktorëve +18, të cilët rrëfejnë jetën dhe karrierën e tyre ku disa ndjehen krenar ndërsa disa të penduar... Tashmë ajo periudhë ka mbaruar dhe ato po përballen me jetën pas pornografisë.
Një film dokumentar që ekzaminon jetën dhe karrierën e Uitni Hjuston. Filmime të papublikuara më parë, regjistrime ekskluzive, performanca të rralla dhe intervista me njerëzit që e njihnin më mirë.
Historia se si Avicii nisi karrierën, hapat e parë drejt suksesit, miqësitë dhe eksperiencat e krijuara gjatë rrugës por edhe vështirësitë e të qenit një artist i ri që udhëton në tërë botën pa pushim.
Sot ka më shumë mundësi të shkosh në burg në Shtetet e Bashkuara se sa kudo tjetër në botë. Pra, në rastin më fatkeq, nëse kjo gjë ndodhë me ty, ky është udhëzuesi si të mbijetosh në burg.
Një film-dokumentar që paraqet jetën e luftëtarit më të përfolur në UFC këto vitet e fundit, Conor McGregor (Konor MekGregor) dhe hapat që ndoqi për tu bërë një nga kampionët më të mëdhenj.
Historia e njeriut më të kërkuar në internet. Përndjekja e kreut të website-it Megaupload që u mbyll prej ankesave të kompanive të filmave amerikane...
Menjëherë pas sulmit të 9/11, më pak se 100 ushtarë amerikanë u dërguan në një mision të fshehtë për të rrëzuar talibanët. Ajo që ndodh më pas është një pjesë histori origjine lufte dhe tregim paralajmërues, duke hedhur dritë mbi ndikimin e 15 vjet beteje të vazhdueshme.
Një dokumentar natyre që ndjek një majmun të porsalindur dhe nënën e tij ndërsa luftojnë për të mbijetuar brenda hierarkisë sociale konkurruese të tufës, një grup dinamik i majmunëve që jetojnë në rrënojat e lashta të gjetura thellë në xhunglat e Azisë Jugore.
Dhjetë hapa të thjeshta që ju tregojnë si të bëni para nga droga, përfshirë një seri me intervista me trafikantë droge, punëtorë burgjesh dhe aktivistë kundër ligjeve të ashpra kundër drogës.