Paris, qershor 1940. Çifti De Gol përballet me kolapsin ushtarak dhe politik të Francës. Sharl de Goli shkon në Londër, ndërsa Ivona, gruaja e tij, e gjen veten me tre fëmijët e saj në rrugën e eksodit. Historia e jetës dhe e kthesës historike që mban firmën e gjeneralit të madh francez.
Sonja Wigert është një divë dhe yll në Stokholm kur shpërthen Lufta e Dytë Botërore, ajo i tërheq vëmendjen oficerit nazist Josef Terboven. Ajo pastaj rekrutohet nga inteligjenca suedeze si spiune, por Terboven e bën atë të spiunojë suedezët.
William Hoy ishte një nga kampionat e parë të lojtarëve të Bejsbollit të "Lidhjes së Madhe të Shurdhër" në vitet 1800. Duke qenë i shurdhër, ai futi në lojë sinjale dore për goditje dhe top dhe kapërceu shumë pengesa për t'u bërë një nga lojtarët më të mëdhenj të kohës së tij.
Nga fundi i Dinastisë Qing diku nga mesi i shekullit të 19-të, Guanzhou është i zhytur nga korrupsioni, varfëria dhe krimi. Banda e Tigrit të Zi që komandohet nga Mjeshtër Lei, një njeri i pashpirt, është në luftë për portin e qytetit me bandën e Detit Verior. Dhe diku këtu midis dy bandave, do ta gjejë veten edhe një djalosh shumë i aftë në artet marciale, të cilit kur ka qenë 9 vjeç, disa gangsterë bandash i vranë babain.
Ky film dramatik analizon trazirat e muajve të fundit te presidentit te 16-te të ShBA-së. Në një komb të ndarë nga lufta dhe përfshirë nga erërat e ndryshimit, Lincoln vëzhgon një politikë që synon t’i japë fund luftës, të bashkojë vendin dhe të shfuqizojë skllavërinë.
Frymëzuar nga jeta e një oficereje të re e cila shkroi historinë duke u bërë gruaja e parë indiane që i bashkohej forcave ajrore indiane në luftën e vitit 1999.
Një udhëtim fantastik biografik në jetën e njërit nga shkencëtarëve më influencues dhe revolucionarë të të gjitha kohërave për të parë idetë e tij, personalitetin, marrëdhëniet me Thomas Edisonin, karrierën dhe jetën në një pikëpamje krejtësisht ekskluzive.
Saktësia e snajperistit të Forcave Speciale Chris Kyle shpëtoi jetë të panumërta në fushën e Betejës dhe kjo e shndërroi atë në një legjendë. Megjithatë, pasi kthehet në shtëpi, pranë familjes së tij, Chrisi kupton se nuk mund ta lërë luftën pas.
Një gazetar investigativ lufton për të ekspozuar të vërtetën e shtrembëruar të një operacioni policor kundër heroinës, ku është futur në kurth një qytetar i pafajshëm kanadez...
Bazuar në historinë e jetës së violinistit dhe kompozitorit të shekullit të 19-të, Nikola' Paganinit, menaxherit të tij djallëzor dhe udhëtimit në Londër që i ndryshoi jetën.
Don Haskins bën historinë kur përzgjedh shtatë lojtarë afro-amerikanë në skuadrën e basketbollit të quajtur Texas Western Miners. Skuadra kritikohet nga të gjithë, por ata mundohen të fitojnë kundër të gjitha gjasave...
Viktimat e një epidemie të encefalitit shumë vite më parë kanë qenë katatonikë që nga ajo kohë, por tani një ilaç i ri ofron mundësinë e ringjalljes së tyre.
Gjyqet dhe triumfet e Maltit, një e mbijetuar nga një sulm acid. Nga hetimi i sulmit deri në proceset gjyqësore, trajtimi mjekësor deri tek shërimi emocional. Chhapaak është historia e shpirtit të pashtypur njerëzor.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Një pneumonologe që punon në një spital të Francës, vëren një lidhje midis vdekjeve të dyshimta dhe një ilaçi të aprovuar nga shteti, i përdorur për trajtimin e diabetit. Duke luftuar vetë kundër sistemit, Frashoni arrin të bëjë të ditur skandalin dhe të zbulojë të vërtetën.
Historia e pianistes klasike, ikonës dhe artistes legjendare, Nina Simone, që jetoi një jetë me ndershmëri brutale, me gjenialitet muzikor dhe me melankoli të torturuar.
Jeta e vërtetë e një prej baballarëve themelues më të mëdhenj të Amerikës dhe sekretarit të parë të thesarit, Aleksander Hamilton, e kapur live në Broadway nga Teatri Richard Rodgers me kastin origjinal të Broadway.
Lidhja mes Filipit dhe Rashelës, të cilët nuk qëndrojnë dot larg nga njëri-tjetri, por janë të ndarë nga klasa e tyre sociale. Pasi bëjnë një fëmijë, Rashela përballet me pasojat që do ta lëndojnë gjithë jetën.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë. Al Pacino luan rolin e yllit të rokut në vitet '70, Deni Kollins, i cili nuk hiqte dot dorë nga droga. Por, kur menaxheri i tij zbulon një letër 40-vjeçare që ia kishte shkruar Xhon Lenoni, ai vendos të ndryshojë drejtim dhe niset në një udhëtim për të rigjetur familjen e tij dhe për të nisur aktin e dytë në jetë...