Filmi biografik për futbollistin italian Roberto Baggio, një njeri që frymëzoi breza të tërë për të luajtur futboll.
Një futbollist unik, i aftë të emocionojë tifozët në të gjithë botën.
Në vitin 1965, një prezantues i njohur i radios jo-ortodoks me emrin Adrian Kronaur fillon të trazojë ujërat kur ai caktohet në një stacion radioje të Forcave të Armatosura të Sh.B.A në Vietnam. Të gjithë do ta duan por ngjarjet do të marrin një rrjedhë tjetër.
Deri në shekullin VII fiset arabe jetonin të ndara. Pas lindjes së islamit Muhamedit s.a.v.s (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i erdhi meleku më i dashur i Allahut, i cili bëri thirrje atij ta udhëheq popullin e Mekës dhe t’iu bëjë me dije që ta adhurojnë vetëm atë, por Muhamedit s.a.v.s ju desh të largohet nga Meka drejt Medinës, të marrë armët dhe fuqinë për ta çliruar Mekën nga organizimet fisnore të arabeve.
Ky dokumentar përmban pamje të rralla të filmuara nga miku më i mirë i Christopher Wallace, Damion "D-Roc" Butler, dhe intervista me familjen dhe miqtë e tij më të ngushtë, duke zbuluar një anë të Biggie Smalls që bota kurrë nuk e dinte.
Parisi, fundi i viteve 1960. Madama Klod është në krye të një biznesi prostitucioni të suksesshëm, që i jep asaj pushtet mbi botën franceze politike dhe kriminale. Por fundi i perandorisë së saj është më afër sesa ajo mendon.
Historia e vërtetë e një amvise periferike Gertrude Baniszewski, e cila e ka mbajtur të mbyllur një adoleshente në bodrumin e shtëpisë së saj në Indiana gjatë viteve të 1960-ës.
Një mësuese e përkushtuar në një shkollë të ndarë racore në Los Anxhelos ka një klasë adoleshentësh në rrezik që konsiderohen të paaftë për të mësuar. Në vend që të heqë dorë, ajo frymëzon studentët e saj që të interesohen për arsimimin dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre....
Në 93 vitet e jetës së tij, Atenborou ka vizituar çdo kontinent të globit, duke eksploruar vendet e egra të planetit dhe duke dokumentuar botën e gjallë në gjithë larmishmërinë e saj. Por gjatë jetës së tij, Atenborou ka parë me sytë e tij edhe ndikimin monumental të njeriut mbi natyrën. Ky dokumentar është dëshmia e jetës së tij.
Hollivudi i viteve 1930 rivlerësohet nga syri kritik i skenaristit Herman J. Menkuic kur ai nxiton për të mbaruar skenarin e filmit "Qytetari Kein" i vitin 1941.
Bill O'Nilli infiltrohet nga FBI-ja në Partinë e Panterave të Zeza që mbronin të drejtat e njerëzve me ngjyrë dhe lirinë e tyre. Kryetari i partisë, Fred Hemptoni, kërkon të nisë një revolucion teksa përveç policisë, duhet të kujdeset dhe nga spiunët dhe të tjerët kundra lëvizjes.
Në vitet 1800, në Angli, një gjuetare e mirënjohur fosilesh Mari Aning (Kate Winslet) punon në vijën e thyer të bregdetit Jugor. Pas zbulimeve të saj të famshme, ajo tani kërkon fosile të zakonshme për t'ua shitur turistëve për të mbajtur veten dhe nënën e saj të sëmurë. Kur një vizitor i pasur i beson Marisë kujdesin e gruas së tij Sharlot Murçison (Saoirse Ronan), ajo nuk ka mundësi ta refuzojë ofertën e tij. Krenare dhe e apasionuar pas punës , Mari fillimisht përplaset me mysafiren e saj të padëshiruar, por pavarësisht nga distanca midis klasave të tyre shoqërore dhe personaliteteve, një lidhje intensive fillon të zhvillohet, duke i detyruar të dyja gratë të përcaktojnë natyrën e vërtetë të marrëdhënies së tyre.
Filmi Vrisni të Dashurit tuaj, është i bazuar në një histori të vërtetë fiksimi dhe vrasje. Ku në vitin 1944 ndodh një vrasje e cila bashkon tre poetë të mëdhenj, Allen Ginsberg, Jack Kerouac dhe William Burroughs.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, tre aviatorë të Marinës Amerikane përplasin bombarduesin e tyre në Paqësorin Jugor dhe përpiqen të mbijetojnë në një gomone të vogël.
I ndihmuar nga shokët e tij të skuadrës dhe komuniteti, lojtari i futbollit të Universitetit Klemson, Rei Mekëlërthbei arrin sukses në fushë ndërsa njëkohësisht rrit dhe kujdeset për vëllain e tij 11-vjeçar, Feimar.
Një reporter bëhet shënjestra e një fushate shpifjeje vicioze që e çon deri në vetëvrasje pasi ekspozon rolin e CIA-s në armatimin e rebelëve Kundra në Nikaragua dhe në importimin e kokainës në Kaliforni. Bazuar në historinë e vërtetë të gazetarit Geri Ueb.
Historia e katër ushtarëve amerikanë, të cilët, pasi janë dëshmitarë të një vrasje të egër të një civili të pafajshëm nga duart e Rreshterit të tyre, dërgohen në një mison vetëvrasës të udhëhequr nga një partizan i zonës.
Biografia e peshëngritësit turk dhe kampionit të Lojërave Olimpike, Naim Sulejmanollu, turku i lindur në Bullgari, që e shndërroi karrierën e tij në mision human, në ndihmë të bashkatdhetarëve.
Bazuar në historinë e vërtetë të pjesëtarëve të Malit Granit, një grup zjarrfikësish elitarë që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur qytetin nga flakët e një zjarri historik.
Në agimin e Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill, i dëshpëruar, urdhëron agjensinë e tij të re të spiunazhit, për të trajnuar gratë për operacione të fshehta. Së bashku, këto agjente femra, ndihmojnë në minimizimin e regjimit nazist në Francë, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonëshme.
Një gazetar i Los Anxhelos ndërsa kërkon një artikull të ri për gazetën, ai zbulon një gjeni muzikant të pastrehë të trajnuar nga Juilliard dhe përpiqet të përmirësojë situatën e tij.