Historia e Uaris Dirie është një dëshmi e jashtëzakonshme. Jeta e saj është e mbushur plot me momente të dhimbshme por edhe me momente lumturie e suksesi që e sollën nga shkretëtirat afrikane në botën e Top Model-eve.
Biografia epike e liderit influencues dhe nacionalist, me ngjyrë, nga jeta e tij e hershme ,fëmijëria me probleme, vrasja e babait predikues dhe diagnostikimi i mamasë me probleme shëndetsore në karrierën si gangster dhe burgut ku njihet me popullin islam deri tek antarësimi i tij në këtë të fundit.
Afshin Gafarian rrezikon gjithçka për të hapur një kompani kërcimi në Iranin e dhunshëm ndaj mendimeve perëndimore, ku të kërcesh është e ndaluar me ligj.
Si fytyra e zbatimit të ligjit në Amerikë për gati 50 vjet, J. Edgar Hoover u frikësua dhe u admiruar, fyer dhe nderuar. Por, prapa dyerve të mbyllura, ai mbajti sekretet që do të kishte shkatërruar imazhin e tij, karrierën e tij dhe jetën e tij.
Robert Ford, i cili e ka adhuruar Xhesi Xhejms që kur ka qenë fëmijë, përpiqet të bashkojë bandën e jashtëligjshme të Misurit, por gradualisht fillon t'i mbajë mëri drejtuesit të bandës.
Ngjarjet zhvillohen në kohën kur republika e sapoformuar e Hollandës sulmohet nga Anglia, Franca dhe Gjermania dhe për më tepër vet vendi është në prag të luftës civile. Në të tillë situate emergjente vetëm një njeri mund të drejtoj armën më të fortë të vendit, flotën holandeze. Dhe ai njeri quhet admiral Mishiel de Ruiter.
Historia fillon me vrasjet, ekzekutimet, të trafikut parisien të Zhak Mesrine. Përveç figurës së Zhak Mesrine si një gangster mediatik, narcisit dhe të dhunshëm, regjisori Jean-François Richet i ka konceptuar këta si dy filma të pavarur, dhe janë bazuar në autobiografinë e shkruar në burg nga vetë Mesrine (i cili lexohet Merin).
Një drame e pasqyruar në piktoren e famshme Margareta Kin, sukseset e të ciles kishin filluar rreth viteve 1950 dhe gjate këtyre viteve ajo pati vështirësi me burrin e saj, i cili u mundua t'ia marr vlerat duke shfrytëzuar atë afër 10 vite.
Pas diplomimit në Emory University, student i lartë dhe atleti Christopher McCandless braktis pasurinë e tij, të gjitha kursimet e tij prej 24.000 dollarë i jep për bamirësi Alaska për të jetuar në shkretëtirë. Përgjatë rrugës, Christopher ballafaqohet me një seri të karaktereve që formësojnë jetën e tij.
Filmi ndjek betejën e vitit 1597 në Mjeongriang gjatë pushtimit Japonez të Koresë. Admirali i jashtëzakonshëm Ji Sun shin me një flotë prej 12 anijesh duhet t'i bëjë ballë flotës së frikshme japoneze prej 133 anijesh luftarake. A do mund t'i mbijetojë kësaj beteje Admirali apo do ta fitojë atë kundër të gjitha gjasave?
“Selma: Rruga Për Lirinë”, një film që tregon për marshimin e dr. Martin Luther King dhe betejën e tij për të fituar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët në vitin 1965.
Filmi tregon jetën e fizikanit të shkëlqyer Stivën Hoking, dhe në veçanti romancën e tij me Xhejn Uajld, me të cilën ishte martuar dhe kishte tre fëmijë.
Federalët përpiqen ta mëposhtin gangsterin famëkeq amerikan John Dillinger, Baby Face Nelson dhe Pretty Boy Floyd gjatë një vale krimesh të cilat shpërthejnë në vitin 1930.
Një ushtar britanez gjatë Luftës Së Parë Botërore dërgohet në Lindjen e Mesme për t'i ndihmuar arabët, fiset arabe e urrejnë njëri-tjetrin, si do t'i arrijë ky t'i bashkojë dhe të luftojnë kundër...