Filmi është një biografi për Budia Singun, vrapuesin më të vogël të maratonës në botë, historia e të cilit ngjalli debat dhe inspirim në të gjithë botën.
AMERIKAN GANGSTER bazohet në një histori të vërtetë të viteve 70-të. Frenk Lukas është zezaku i parë që organizon një trafikim droge aq të përkryer sa që do ta kishin zili dhe familjet e mëdha të mafies në Nju Jork. Denzel Uashington në rolin e Frenk Lukas dhe Rasëll Krou në rolin e një agjenti të policisë që nuk do t’i ndahet Frenkut deri në fund. Një nga filmat më të mirë të vitit.
Një dezertor i ushtrisë së konfederatës gjatë luftës civile në SHBA, krijon një ushtri të formuar nga dezertorë, skllevër të arratisur, të cilët ngrihen kundër qeverisjes së korruptuar të konfederatës.
Historia e vërtetë e Maxwell Perkins gjatë kohës kur ishte redaktor ne "Scribner" dhe ku krijoi një miqësi të veçantë me Thomas Wolfe, Ernest Hemingway, F. Scott Fitzgerald dhe shumë të tjerë.
Çfarë duhet që të provosh të pamundurën? Bazuar në një histori të vërtetë. Historia e jetës dhe karrierës akademike të pionierit e matematicienit indian, Srinivasa Ramanuxhan. Një djalosh 25 vjeçar që ndërmerr një rrugë të gjatë për t'i dhënë kuptim gjithë njohurive të tij. Një rrugëtim i gjatë e i vështirë, Ramanuxhan mbështetet nga miku i tij, z.Hardi, i cili i qëndron pranë tij deri në fund në gjithë punën kërkimore.
Bazuar në një histori të vërtetë. Një skuadër ushtarësh të rinj britanik hasin në një problem të papritur. Një shtrat lumi i mbushur me mina. Mina që të merr këmbët, ose jetën.
Qasje si asnjëherë më parë në arkivin personal me ditare audio të Muhamed Alisë si dhe intervista dhe dëshmi nga rrethi familjar dhe shoqëror përdoren për të treguar historinë e jetës së legjendës
Dëshira e Xhesi Ouensit për tu bërë atleti më i mirë në historinë e atletikës, e fut atë në lojërat Olimpike 1936, ku ai ndeshet me pikëpamjet raciste të nazistëve.
Bazuar në autobiografinë e tij një pianist gjatë viteve të 1939 përpiqet t'i mbijetoje shkatërrimit, torturës, abuzimit dhe frikës nga lufta e dytë botërore.
Ky film është bazuar në historinë e vërtetë të Nirxha Banot, e cila sakrifikoi jetën e saj për të mbrojtur jetët e 359 pasagjerëve në fluturimin Pen Em 73. Ky aeroplan u rrëmbye nga një organizatë terroriste dhe u deshën orë të tëra para se të liroheshin pengjet. Për këtë akt heroik ajo është nderuar me shumë çmime të jashtëzakonshme.
Nje pastor dhe njekohesisht restler profesional pranon nje pozicion ne nje kishe ku ai ndihmon komunitetin/njerezit me kapacitetin e tij zyrtar po ashtu dhe me personalitetin tjeter te tij ate te shenjtorit.
Oliver Stone kërkon historinë e vërtetë dhe të mrekullueshme të Aleksandër Manjo (Colin Farrell), që në shekullin e IV P. Krishtit pushtoi Greqinë, Persinë, Afganistanin dhe Indinë: 90% të botës që njihej atëherë. I detyruar të përballej me ushtritë më të fuqishme dhe më të mëdha të mbretërive të ndryshme, ai nuk humbi asnjë betejë. Aleksandri ishte dhe një bir i dashur për babain e tij (Val Kilmer), sado i rritur me një dashuri ambicioze dhe të egër të nënës së tij (Angelina Jolie), ai kishte nevojë për mbështetjen e të atit. Ëndrra e tij ishte modeli i botës që ne jetojmë sot.
Një film nga Werner Herzog, me Nicole Kidman, Rober Pattinson, James Franco, Damian Lewis.
Filmi tregon historinë e Gertrude Bell, një personazh që ekzistonte vërtet, me jetën e pasur dhe aventuriere, në fillim të shekullit XX, ishte një udhëtare, shkrimtare, arkeologe, zbuluese, diplomatike dhe agjente sekrete dhe diplomate në emër të Perandorisë Britanike. Mbi të gjitha, ajo ishte si një lloj Lawrence-i i Arabisë në versionin femër. Për më tepër ndiqni filmin...
Nje histori e viteve 1600. Rob Roi MakGregor nje burre i fjales duhet te vendos ne vend nderin e tij kundra dredhive dhe mashtrimeve per pushtet dhe para.
Kur një bandë gangsterësh e udhëhequr nga një hajdut pronash të patundshme tentojnë të marrin shkollën e qytetit, Mjeshtri Ip është i detyruar të marrë një qëndrim ndaj këtij veprimi...
I bazuar në historinë e vërtetë të betejës së një njeriu për mbijetesë dhe liri. Në Shtetet e Bashkuara të para-Luftës Civile, Solomon Northap, një zezak i lirë nga periferitë e Nju Jorkut, rrëmbehet dhe shitet si skllav. Duke u përballur me mizorinë, si dhe mirësitë e papritura, Solomoni lufton jo vetëm për të qëndruar gjallë, por për të mbajtur dinjitetin e tij. Në vitin e dymbëdhjetë të odisesë së tij, takimi i rastësishëm i Solomonit me një abolicionist kanadez do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën.