Kur Mjeshtri Ip ndalon një grabitje, ndez një luftë midis trafikantëve të njerëzve. Në hakmarrje, banda rrëmben një nga miqtë e ngushtë të Ip Manit, duke e detyruar të përballet me kampionin e boksit.
Një burrë bie në dashuri me shoqen e klasës së vajzës së tij dhe ata ngatërrohen në një marrëdhënie të nxehtë. Kur dëshirat e tyre seksuale shndërrohen në obsesione, situata bëhet e çmendur.
Në një ishull, një çift i ri, ofrojnë një shkëmbim seksi me një mysafire lesbike të quajtur, Olivia. Gjërat shkojnë më keq kur Piteri kërkon më shumë se me çfarë ranë dakord.
Një emigrante e moshuar kineze përfshihet në një aventurë të çmendur, ku ajo e vetme mund të shpëtojë botën duke eksploruar universe të tjera që lidhen me jetët që ajo mund të kishte bërë.
Historia e vërtetë e qitësit legjendar Zhang Taofang, një rekrut i ri që në moshën 22 vjeçare gjatë luftës në Kore thuhet se vrau dhe plagosi 214 ushtarë amerikanë me 435 plumba në 32 ditë.
Geum-ja Lee akuzohet gabimisht për vrasjen e Park Won-mosë dhe shkon në burg për më shumë se trembëdhjetë vjet. Ajo vendos të hakmerret ndaj vrasësit të vërtetë të Parkut, zotit Baek, një mësues anglishteje.
Një tregtar japonez që lë pas gruan e tij për të udhëtuar në Mançuria, ku dëshmohet për një akt barbarie. Veprimet e tij të mëvonshme shkaktojnë keqkuptim, xhelozi dhe probleme ligjore për gruan e tij.
I mbiquajtur sipas një shpirti që gllabëron njerëzit, udhëheqësi i pamëshirshëm i një ekipi vrasësish jashtë shtetit merr një mision të rrezikshëm në një qytet të mbushur me spiunë.
Një aktor dhe regjisor i njohur
i skenës mëson të përballet me vdekjen e papritur të gruas së tij,
kur merr një ofertë për të drejtuar një produksion të "Xhaxha Vanyas" në Hiroshima.
Seo-joon, humbet gjithçka nga një mashtrim telefonik dhe depërton në një organizatë në Kinë për të takuar Kwak Pro-në, projektuesin e këtij sistemi mashtrimi.
Historia e betejës së Iwo Jima midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë Perandorake gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç tregohet nga këndvështrimi i japonezëve që e luftuan atë.
Në epokën e Joseon një grup piratësh përballet me hajdutë. Pasi bëhen grup dhe gjejnë një hartë thesari të lënë pas nga tradhtarët e mbretërisë ata vendosin të nisin një rrugëtim për tu bërë të pasur. Në rrugëtimin e tyre përballen me armiq të vjetër edhe aventura të reja.
Ky duket si një film klasik "B-film" me një përbindësh vrasës, por ndërsa minutat kalojnë, shikuesi kupton se është dëshmitar i një shfaqje krejtësisht ndryshe nga ç'pret dhe nuk largohet nga ekrani. "Vite më parë, gabimisht krijohet një përbindësh deti nga një grup shkencëtarësh. Tani kjo krijesë mutante, synon të shijojë një ditë të bukur me diell në lumin Han në Seul, por papritur fillon të sulmojë njerëzit dhe pasi ka mbjellë viktima të shumta, merr me vete një vajzën e quajtur Hyun-seo. Pavarësisht ndërhyrjes ushtarake amerikane, e cila përfundon të bëjë më shumë dëme sesa mirë, nga kush do të zgjidhet kjo fatkeqësi që të shpëtojë bota?" Shikoni filmin për me tepër!
Ngjarjet zhvillohen disa vite pas vdekjes së Ogami Shogos, ku detektivi Hioka ka ekzekutuar me sukses planin e Shogos dhe mban kontrollin e Jakuzës dhe parandalon luftën mes bandave. Situata ndryshon plotësisht kur një djalë i ri përfundon dënimin dhe lirohet nga burgu.
Në vitin 1953, Lufta Koreane po hynte ne fazën finale. Batalioni i Vullnetarëve të Kinës kishte filluar betejën e fundit më të madhe në Kumsong. Në mënyrë që të arrinin në kohë në fushëbetejë dhe të jepnin ndihmë të mjaftueshme në vijën parësore të luftimit,ushtarët duhet të mbrojnë veten e tyre nga bombardimet e pafundme të armikut dhe të garonin me kohën për të riparuar urën,nën mungesën e furnizimeve dhe pajisjeve inferiore. Një histori kjo e rrallë e cila shpaloset dalëngadalë.
Një vajzë e re jeton e fshehur në pamje të qartë në një ndërtesë të shkatërruar të Hong Kongut, pasi një cunami shkatërroi qytetin. Ekzistenca e saj e fshehur, ndryshon përgjithmonë kur një fëmijë i vogël hyn në jetën e saj..