Cheng Tai-Nan (Kara Hui) është një shërbëtore e ndershme dhe besnike e një patriarku që po vdes, i cili nuk dëshiron asgjë më shumë se të mbrojë pasurinë e tij të madhe nga nipi i tij egoist Yung-Sheng. Tai-Nan është mjaft e re për t'u bërë gruaja e tij, por prapëseprapë pranon të martohet me zotërinë e saj, në mënyrë që e gjithë pasuria e tij të jetë e sigurt me të, në mënyrë që ajo të mund ta transferojë atë në Ching-Chuen..
Filmi përshkruan një hetim të paparashikueshëm bashkëpunues global nga detektivë të Koresë së Jugut, Koresë së Veriut dhe Amerikës, të cilët janë bashkuar për qëllimet e tyre.
Filmi tregon një histori në vitin e 33-të të Perandorit Jiajing të Dinastisë Ming (1554), me urdhër të perandorit 18 murgj të Kung Fu-së Shaolin (duke përdorur shkopin e gjatë si armë) të kryesuar nga Murgu Wujue, nisen në jug për ndihmë në mbrojtjen e brigjeve të perandorisë kundër pushtimit të piratëve japonezë. Menjëherë pas mbërritjes së tyre në vijën e frontit, murgjit hasin vështirësi të pa llogaritura.
Bazuar në ngjarje reale, ky film përshkruan historinë e një shkolle për personat me dëgjim të dëmtuar, ku nxënësit e minoren me probleme në dëgjim u sulmuan seksualisht nga anëtarët e fakultetit për një periudhë të gjatë kohore.
Ish komandati Kang Do-jong nderohet si një hero kombëtar, por ai është torturuar nga një tragjedi nëndetëse. Ai merr një telefonatë të fshehtë për një bombë të vendosur në një stadium futbolli që do të shpërthejë kur zhurma e turmës arrin një decibel të caktuar. Pas një shpëtimi heroik, terroristi synon gruan dhe vajzën e Do-jong ndërsa disa sekrete të errëta fillojnë të rishfaqen.
Të rritur dhe të stërvitur nga i njëjti person që i thërrasin baba, një grup prej katër vetash rimblidhen pas disa vitesh, për tu hakmarrë ndaj vrasësit të babai të tyre.
Pas pasojave të një lufte, një vajzë e re që përdorej si 'mjet' për luftë, mësoi të jetonte.
Me plagët e djegieve, ajo kthehet në të kaluarën e saj për të ndjerë ndjenjat e vërteta të dashurisë së oficerit.
Një meteorit sjell një jetë jashtëtokësore në tokë. Kur krijesa të fuqishme aliene kërcënojnë njerëzimin, forcat elitare të komandantit Sing Lee pothuajse zhduken dhe ushtari i mbijetuar Tai Loi zbulon një komplot edhe më të madh.
Ditën është një studente e thjeshtë me një pamje të ëmbël. Por natën është një vrasëse me porosi. Dhe tani do përballet me detyrën më të rrezikshme se kurrë ndonjëherë.
Një djalosh i pasionuar në Shaolin-KungFu bashkohet me vëllezërit e tij, për ta formuar një ekip futbolli duke përdorur aftësitë e tyre të cilët futën në ligën e parë të futbollit.
I vendosur në Fazën e Dytë Ofensive të luftës koreane,”Beteja në liqenin Changjin”, tregon një përrallë historike: 71 vjet më parë,Ushtria e Njerëzve Vullnetarë hyn në Korenë e Veriut për betejë. Në kushtet ekstreme të të ftohtit,trupat në Frontin Lindor luftuan armikun në Liqenin Changjin me vullnet të hekurt. Beteja ishte një pikë kthese në Luftën Koreane dhe demostroi kurajon e Ushtrisë Vullnetare.
Pasi është vrarë nga një grup kriminelësh, një burrë ringjallet me fuqi si të kafshëve dhe e bën mision të tijin zëvendësimin e së ligës me të mirën, në qytetin e tij.
Një student universitet ka një lidhje me gruan e një roje sigurie. Një ditë, burri i saj merr vesh për tradhëtinë teksa futet në shtëpi dhe i kap së bashku.
Për të luftuar shkretëtirëzimin, njerëzit kanë zhvilluar ilaçe që nxisin riprodhimin e përshpejtuar të qelizave bimore,
por ato kanë çliruar aksidentalisht sistemin e stresit të bimëve dhe kanë zgjuar emocionet e bimëve.
Një klan vdekjeprurës japonez që e quanin veten Tempulli i Hadianit ishin vënë në detyrë për të shkatërruar shpirtin e kinës. I riu Vajra ishte nje njeri i veçantë, i cili betohet se do hakmerret për atë që ia ka vrarë vëllaun dhe ti shkatërroj ata që e bën atë një armë vdekjeprurëse.
Juta Okotsu, një nxënës shkolle të mesme i cili kontrollon një shpirt me mallkim të veçantë, hyn në shkollën e mesme të magjistarëve Xhuxhutsu në Tokio që ta ndihmojnë të kontrollojë fuqinë e tij dhe ta mbajnë nën vëzhgim.
Dy shokë të ngushtë bashkohen me fshatarët për të luftuar kundër një bande të pabesë të prerësve të paligjshëm të pyjeve, që planifikojnë të vjedhin tokën e tyre për të shtuar pasuritë e korporatës.
Ho Chun, një sipërmarrës i ri, dërgohet në burg. Duke zbatuar filozofinë e tij në botën e biznesit se paratë mund të zgjidhin çdo problem, Ho Chun i ofron Rulit të Madh, Kin-Tin, Scar dhe Ho-Ching një shumë të konsiderueshme parash për ta ndihmuar atë të largohet nga burgu.
Tre të burgosur bashkohen për të përmbushur një arratisje të dëshpëruar. Plani i tyre ndërlikohet nga shumë faktorë. Ky thriller është i mbushur me aksion dhe një stil komik që do t'ju bëjë të rrënjoseni.
Një eksperte negocimesh në raste krizash, përballet me një pengmarrës gjakftohtë. Në një kohështrirje prej 21 orësh, ajo mundohet të depërtojë sjelljen e tij çuditërisht të qetë dhe të zbulojë motivet e tij.