Policia e Hong Kongut është vënë në kërkim të një bande falsifikimesh, e drejtuar nga një mëndje djallëzore me nofkën " Piktori". Me qëllimin për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë, policia rekruton ish anëtarin e bandës Li Man.
Dy kuzhinierë të talentuar, njëri i shkolluar në Francë, ndërsa tjetri shef kuzhine i një restoranti të thjeshtë, konkurrojnë në Garën Ndërkombëtare të Gatimit në Kinë.
Edhe pse modernja përballet me tradicionalen, ata do të zbulojnë se kanë shumë gjëra të përbashkëta.
KUJDES: FILMI PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE! KËSHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇARE!
Qyteti është i infektuar me parazitë misterioze që vendosen te njerëzit për të rritur fuqinë dhe dëshirat seksuale të atyre që pushtojnë. Suzune Arizono, një veterinere me specialitet te parazitët, mëson se babai i saj i humbur dhe një organizatë kriminale, janë shkaktarët e kësaj situate.
Jetët e Emit dhe Takahoshit ishin si dy planete që kalojnë pranë njeri tjetri por që takohen rrallë. Edhe pse e shkuara dhe e ardhmja e tyre nuk do përputhen kurrë, kjo nuk do të thotë që nuk mund të shijojnë të tashmen që kanë bashkë.
Jue Feng është një rrugaç i ri me aftësi shumë të mira luftuese. Ai s'do ndalet para asgjëje për të mundur të gjithë sfiduesit e tij, deri sa në një aksident tragjik, vret një nga kundërshtarët e tij dhe përfundon në burg. Tetë vjet më vonë, Jue Feng kthehet si njeri i ndryshuar. Nuk ndeshet më dhe kërkon një jetë në paqe. Por rruga është e egër dhe shpagimi nuk vjen kollaj. Vëllazëria e tij është shkatërruar, anëtarët e familjes i janë vrarë, dhe një person i dashur vihet në lojë, një sërë reaksionesh zinxhir që nuk i lënë zgjidhje tjetër veçse të çlirojë forcën e tij në emër të drejtësisë.
Roja perandorake dhe tre miqtë e tij tradhtarë të fëmijërisë, të urdhëruar për ta ndjekur, varrosen aksidentalisht dhe mbahen të ngrirë në kohë. Pas 400 vjetëve shkrihen për të vazhduar betejën që lanë pas. A mund ta ndryshojë njeriu fatin e tij, kur ka në dorë një rruzull kohor magjik?
Jong-su ndesh rrugës një vajzë që jetonte dikur në një lagje me të, e cila i kërkon të kujdeset për macen e saj në kohën kur ajo të jetë në Afrikë. Kur kthehet, ajo e prezanton me Benin, një tip misterioz të cilin e ka njohur andej, i cili tregon pasionin e tij të fshehtë.
Sim Deok-So është një pronar idhnak i një kompleksi apartamentesh. Papritmas, qiramarrësit e tij fillojnë të zhduken në rrethana të çuditshme. Kur dyshimet fillojnë të bien mbi të dhe kur një ish-detektiv në pension i thotë se një vrasës serial i është rikthyer vrasjeve të tij të para 30 vjetëve, vendos të marrë në dorë zbulimin e së vërtetës.
Një ish boksier, Jo-ha, e jetonte jetën vetëm falë forcës së tij fizike. Lavdia e kampionit i zgjati vetëm një moment. Një takim i riktheu lidhjet e harruara të së shkuarës dhe më në fund mëson çdo të thotë familje.
Agjenti i Komisionit Anti Korrupsion Uilliam Luk dhe oficeri i Njësisë Financiare Lau Po-keung po hetojnë një rast larje parash dhe korrupsioni,
por kanë mbetur në një rrugë qorre pa prova. Ndërkohë, Ching Tak-ming, i Skuadrës L (Hetimi Dishiplinar) merr një raport ku thuhet se Luk është i korruptuar. Luk pezullohet nga detyra dhe duhet të provojë që është i pafajshëm dhe t'i shkojë kësaj çështje deri në fund...
Kjo është historia e mrekullueshme e miqësisë mes Ling Ling, një gorille gjigante, që luan mirë bejzboll dhe Weiweit, një vajze jetime 15 vjeçare, njëkohësisht mjeshtre cirku. Tregimi mbi lidhjen e tyre të fortë dhe pengesat, që u duhet të kalojnë së bashku, vjen në formën e një komedie sportive prekëse.
Në vitin 1987, Koreja është nën një regjim shtypës ushtarak. Marrja në pyetje e paligjshme dhe vdekja e një studenti ndezin qytetarët e thjeshtë për të luftuar për të vërtetën dhe për të sjellë drejtësi.
Filmi Hakmarrja e Bardhë tregon historinë e dy vëllezërve që pretendojnë për titull gjatë rënies së dinastisë Kin, që sundonte Kinën në vitet 201-206 BC. Ndërkohë që rebelët ngriheshin, qytetet binin në kaos.
Një film historik rreth rrethimit të kullës së Ansit dhe betejës epike tetëdhjetë e tetë ditore që Yang Manchuni dhe trupat e tij Goguryeo luftuan kundër 500,000 pushtuesve të dinastisë Tang.
Ky film ka producent Jackie Chan dhe me regji të Benny Chan. Filmi tregon për Policinë e Hong Kongut që duhet të gjejë eksplozivët të cilët i ka marrë në zotërim një grup terroritësh japonezë. Në mision rekrutohen djem të rinj pa përvojë, nën drejtimin e një ''të çmenduri''.