Ish-vrasësi i Shogunatit, Jubei Kamata, detyrohet të thyejë premtimin që i ka bërë gruas dhe të nxjerr edhe një herë shpatën e samurait për të ndihmuar një mik të vjetër.
Zjarrfikësit kinezë luftojnë të përmbajnë një zjarr të madh i cili shpërthen një tubacion të madh nafte. I gjithë qyteti është në rrezik, por zjarrëfikësit japin jetën e tyre, për të shpëtuar qytetarët e BinBangut.
Juma është një grua Japoneze, e cila vuan nga paraliza cerebrale. E ndarë mes detyrave të saj familjare dhe ëndrrës së saj të bëhet një artiste e librave komikë (manga), ajo lufton për një jetë të udhëhequr nga ajo.
I bllokuar nga kushte ekstreme në majën e malit Baekdu, një oficer policie detyrohet të luftojë me disa grabitës që kërkojnë arin e fshehur në atë zonë.
Një thriller në Hong Kong për një detektiv dhe një papagall. Një ivestigim per të gjetur vrasësin e vërtetë me ndihmën e papagallit të tij, i cili ka parë gjithë ngjarjen.
U RREGULLUA VIDEO! Skuadra policore e aksidenteve i vihet pas një biznesmeni të ri, të fiksuar pas shpejtësisë dhe makinave, i cili ka lidhje korruptive me zyrtarë të lartë të politikës dhe rendit.
Një i moshuar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij. E dyshuara kryesore është shërbyesja, por kjo akuzë mbështetet vetëm te deklarata e adoleshentes, Xhiu, vajza autike përballë shtëpisë.
Historia e një komisioneri të ri që ëndërron të bëhet i pasur, por këto ëndrra e bëjnë atë të bëhet pjesë e një mashtrimi dhe përfitimi të madh ekonomik, që e fut atë në telashe.
Skuadra e shpëtimit në malin Everest, merr përsipër një detyrë për të shpëtuar disa dokumenta në avionin e rrëzuar afër majës. Në dukje ky aksion duket i urdhëruar nga qeveria për të ndaluar një luftë të mundshme. Por ata nuk e dinin që ishin futur në kurth.
Automjeti i transportit të të burgosurve përmbyset dhe disa kriminelë të rrezikshëm arrijnë të arratisen. Për të kapur të arratisurit, policia vendos që të formojë një skuadër speciale hetimi, që përbëhet nga disa të burgosur të veçantë.
Ky film tregon për jetën e hershme të Xhenxhis Kanit, i cili ishte një skllav para se të pushtonte gjysmën e botës, përfshirë dhe Rusinë në vitin 1206.
Pas vetëvrasjes së shoqes saj të ngushtë, jeta e Uenit vazhdon normalisht deri në ditëlindjen e 15-të të vajzës së saj, kur shpirti i shoqes fillon ta përndjek për shkak të një premtimi të thyer.
Anëtarët e klubit “0.0 MHz”, që merren me eksplorimin e gjërave të mbinatyrshme, vendosin që të shkojnë në një shtëpi me fantazma dhe përpiqen që të thërrasin një shpirt.
Një agjent special ngarkohet me detyrën për të mbrojtur një biznesmen shumë të pasur. Por kur biznesmeni rrëmbehet, ai duhet të bashkëpunojë me një detektiv të vjetër për të zgjidhur një çështje që nuk është aspak ashtu si duket.
Nëse vendosni për të parë një film te vitit 2019, atëherë ky është një film kryeveper Koreane, që e lë Hollywood-in në baltë për këtë, sepse po harxhon kohë kot duke bërë remake. Ky është një film shumë i bukur ku janë harxhuar shumë pak para, por që i kalon pritshmerit pozitivisht.
Të gjithë të papunësuar, familja e Ki-taekit shfaq interes të theksuar për Parqet me hijeshi për të jetuar derisa përfshihen në një incident të papritur...
Kjo është historia e një samurai të ri, që vendos të lë jetën e qetë në fshat për t’u bashkuar me një grupi luftëtarësh që do shkojnë në kryeqytet. Ai fillon dhe të kuptoj që jetë e një samuarai nuk është aq e thjesht sa ai mendonte dhe që vendime të rëndësishme duhet të merren.