Një njeri i thjeshtë kërkon të bëjë të pamundurën që të bëhet i pavdekshëm. Ai arrin të lëvizë nga vendi një shpatë të shenjtë, e cila prish ekuilibrat e vendosur dhe s'duhet të bie në duart e gabuara. Këtu lind një luftë më e madhe se ai vetë dhe qëllimi i tij.
Rei ndihmon gruan me të cilën është dashuruar prej vitesh të shpëtojë nga burri i saj abuziv. Ndërsa janë në arrati, ndjenjat e tyre për njëra-tjetrën marrin flakë.
Hashibira, një djalë i rritur nga derrat dhe Zenitsu Agatsuma, një djalë që zbulon fuqinë e tij të vërtetë kur fle, hipin në Trenin e Pafund për një mision të ri me Shtyllën e Flakës, Kioxhuro Rengoku, për të mposhtur një demon që ka torturuar njerëzit dhe ka vrarë ata që e kundërshtojnë!
Një studente në shkollën kineze të spiunazhit bashkëpunon me një detektiv privat korean që është totalisht i pagdhendur. Së bashku, ata do të zbulojnë një rrjet korean të trafikimit të armëve.
Keu është një djalosh hajdut, që e jeton jetën vetëm me argëtim dhe i patrazuar. Kur takon dashurinë e fëmijërisë, ai vendos të futet në ushtri, për t’i fituar zemrën vajzës, e cila është e fejuar me një djalë të përsosur, por papritur, zbulon të kaluarën e vet të harruar...
Pas një tragjedie mizore, një mafioz kthehet në shënjestrën e një bande dhe shkon të fshihet në ishullin Jeju, ku fillon të afrohet me një grua që vuan nga demonët e saj.
Një korrier i zakonshëm, Li Yunxiang, megjithëse vjen nga zona e lagjeve të varfëra, bën një jetë të kënaqshme. Por kur djali arrogant i pasur i Shefit e rreh atë, zemërimi i tij i thellë kthehet në shpërthim të Zjarrit të së Vërtetës.
Një grua nga Filipinet detyrohet të shkojë shërbëtore në një familje në Singapor, ku kujdeset për djaloshin Jiale, me të cilin formon një lidhje të veçantë.
Kur tre fshatarë të varfër rrëmbejnë vajzën e një gjykatësi
për ta detyruar atë të ulë taksat e padrejta ndaj tyre, një samurai endacak vendos ti ndihmojë ata.
Në vitin 1917 Ip Man erdhi për herë të parë në Hong Kong për të studiuar, por jeta e tij paqësore në kampus u prish papritur. Një situatë tronditëse pengmarrje ndodhi ditën kur shkolla zhvilloi një konkurs të fjalimit në anglisht.
Historia e dy vëllezërve, njëri student i shkëlqyer, gati për të ndjekur shkollën mjekësore të zgjedhur prej tij dhe tjetri, një kriminel, të cilin sherri i fundit e fut në një qendër paraburgimi për të mitur.
Pjesëtarët e një skuadre shpëtimi brenda Gardës Bregdetare Kineze, janë të detyruar të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre personale për të zgjidhur disa misione të rrezikshme.
Qing Ming, Mjeshtri Jin-Jang, mori dëshirën e fundit të zotit të tij dhe shkoi në Qytetin Perandorak për të marrë pjesë në ceremoninë e adhurimit të qiejve.
Katër shokë që nga shkolla e mesme, tashmë në të dyzetat e tyre kanë humbur esencën kohës. Jeta do sprovojë miqësinë e tyre duke i dhënë dikujt pushtet dhe dikujt vështirësi.
Një skuadër sigurie vendoset në një mision shoqërimi ndihmash në një zonë të rrezikshme të kontrolluara nga bandat. Ata duhet të ndalojnë edhe transportimin e disa armëve të rrezikshme që do të nisin një konflikt të madh.
Kompania e fshehtë e sigurisë, Vanguard është shpresa e fundit e mbijetesës për një llogaritar pasi ai vihet në shënjestrën e organizatës së mercenarëve më vdekjeprurës në botë.