Çfarë ndryshimi sjell një sekondë? Ndryshimin midis jetës dhe vdekjes? Një baba i vetëm mëson se duhet të përdorë fuqinë e tij për të parashikuar të ardhmen në një sekondë. Kur aftësia e tij zbulohet, një tifoz boksi e bind atë që ta përdorë fuqinë e tij në ringun e boksit.
Agjentit Ki Heon i caktohet si detyrë të transportojë në mënyrë të sigurt So Bokun, klonin e parë njerëzor, i cili mban sekretin e përjetësisë. Por, disa mundohen të kontrollojnë Seo Bokun, për përfitimet e tyre.
Para se të ishte një mbrojtës i popullatës, Kenshin ishte një vrasës i frikshëm i njohur si Battosai. Por kur takon Tomoe Yukishiro -n e butë, historia e tij fillon të ndryshojë.
Bazuar në video-lojën japoneze me të njëjtin emër, kjo është historia një lufte për lavdi, pushtet, besnikëri midis forcave të ndryshme kundërshtare në Kinën e vjetër.
Vendosur në fund të viteve 1920, "Koha e Hijeve" ndjek lojën macja dhe miu që shpaloset në mes të një grupi luftëtarësh të rezistencës duke u përpjekur për të sjellë eksploziv nga Shangai për të shkatërruar objektet kryesore japoneze në Seul, dhe agjentët japonez duke u përpjekur për ti ndaluar ata. Një oficer i talentuar i policisë japoneze, i cili ishte më parë në lëvizjen për pavarësi ,është midis një dileme mes kërkesave të realitetit të tij dhe instiktit për të mbështetur një kauzë të madhe.
See-jin, një grua e re që jeton në një apartament të vjetër në një periferi të Seulit, zbavitet duke përgjuar dritaret e komshinjve të saj. Një ditë, ajo vëren se dritat e disa prej këtyre apartamenteve fiken në të njëjtën kohë. Ajo fillon të dyshojë se kjo ka lidhje me një seri vdekjesh misterioze në lagje. Ajo përfshihet gjithnjë e më thellë ndërsa përpiqet të zgjidhë misterin.
Gintoki, Takasugi dhe Katsura, luftojnë forcat që kanë zaptuar terminalin. Anija po thith fuqi të tepruar, duket e futur në trupin e Shouyou, për t'i dhënë pavdekshmërinë.
Katër studentë të shkollës së mjekësisë bëhen pjesë e një një eksperimenti të neuroshkencës, i cili del jashtë kontrollit dhe duhet të gjejnë një rrugëdalje para se të jetë tepër vonë.
Që fëmijë, Yeon-hee gjithmonë ka dashur të ishte një heroinë. Tani që është në fund të të 20-ve , ajo transportohet nga një shesh xhirimi në një botë paralele dhe papritmas ka shansin të jetë me të vërtetë një heroinë.
E kaluara e Kenshin i shkakton atij shkatërrimin e restorantit Akabeko, i cili ishte vendi i tij preferuar për të ngrënë. Aty, ai gjen një shënim me fjalën "Junchu".
"Tribut për tim atë" : Në kohën e Luftës Koreane, betimi i një të riu për t'u kujdesur për familjen e tij shënoi fillimin e një premtimi të përjetshëm që përfshin 60 vjet.
Në Kinën e lashtë, një djalosh i ri ëndërronte të bëhej Gjeneral i Madh i mbreterisë së Kinës. Lufta mes vëllezërve do përgjakë fushëbetejën. Fundi sjell ndryshimin e historisë së Kinës.
Pasi u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje me fantazma në spitalin e tyre, dy mjekë fiksohen rrezikshëm për të marrë prova shkencore se fantazmat ekzistojnë.
Meng Yang, djali i mjeshtrit të shpatave përballet i vetëm me rreziqet e vendit të tij dhe pasi rritet, vendos të marrë hak për babanë e tij. Babai i tij i lë një shpatë, e cila edhe pse e vjetër, ka shumë vlerë. Meng Yang duhet të shoqërojë Princin drejt Pallatit mbretëror për të marrë fronin. Gjatë rrugës, ata hasin shumë pengesa.
Ky film është i bazuar në përshkrimin e ngjarjeve të vërteta për luftën kundër terrorizmit në Pakistan duke përfshirë sulmin në një Akademinë e Policisë në Lahore në 2009. Major Mujtaba është një ish-oficer i ushtrisë, i cili doli në pension të parakohshëm nga shërbimi. Tani ish-oficerit do t'i duhet t'i vijë dhe një herë në ndihmë vendit të tij, por s'ka për të qenë e lehtë...
Babai i Kenji Yamamotos vdiq nga përdorimi i drogës. Jeta e tij ra në dëshpërim. Kenji më pas u bashkua me një sindikatë krimi. Atje, ai takon shefin e bandës, Hiroshi Shibasaki. Hiroshi depërton te Kenji dhe ata krijuan një marrëdhënie si baba dhe bir. Ndërsa koha kalon, Kenji ka familjen e tij.
Banditët takohen, kur një djalosh kinez do të bëhet don në mafien italiane.Rezulton se, fitimi i respektit, gjetja e dashurisë dhe zbulimi i identitetit të tij, nuk është i thjeshtë. I duhet të luftojë, për të arritur majën.