Një ekip filmik i "National Geographic", merret peng nga një gjahtar i çmendur, i cili i merr ata me vete në kërkimin e tij për të kapur gjarpërin më të madhë vdekjeprurës në botë.
Një shtrigë u jep mësime të rëndësishme personazheve të ndryshëm të përrallave më të famshme nga Vëllezërit Grimm për fëmijë siç janë Kësulëkuqja, Hirushja, Xheku dhe fasulet magjike dhe Rapunzel.
Kapiteni, Kovalski, Riko dhe ushtari bashkojnë forcat me organizatën e fshehtë "Era e Veriut" që të ndalojnë keqbërësin dr. OKtavius Tentakulën për të mos shkatërruar botën që njohim.
Një përrallë klasike zanash e lexuar me mirësi nga një gjysh për nipin e tij të sëmurë, për një princ të keq, një princeshë të bukur, dhe po, disa puthje!
Shishio kërcënon qeverinë e Meiji dhe Japoninë me anijen e tij të hekurt. Në mënyrë që ta ndalojë atë, Kenshini mëson nga mjeshtri i tij teknikën finale të luftimit....
Eksperti i Robotikës Hiro Hamada mëson se si ta përmirësojë zanatin e tij duke i falënderuar vëllait të tij dhe miqëve të tyre. Kur disa ndodhi të papritura i fusin ata në rrugët e Fransokios, Hiro i drejtohet mikut të tij të ngushtë dhe e kthen tërë grupin në heronj, të cilit mundohen ta zgjidhin misterin.
Manolo një djalosh i ri ndahet nga familja e ti për të përmbushur një aventure të cilën ndjek zemrën e ti në tri anët e botës ku përballet me frikën më të madhe...
Pasi Harri fillon vitin e gjashtë në Hoguarts, atij në mënyrë të rastësishme i bie në dorë një libër i vjetër me mbishkrimin "Pronë e Princit-Gjakpërzier". Harri fillon që të hulumtoj se kush mund të jetë Princi Gjakpërzier dhe mëson të vërteta shokuese nga e kaluara e Voldemortit, dhe poashtu mënyrën sesi mund të vritet ai përgjithmonë. Ndërkohë, diçka shokuese do të ndodh në Hoguarts.
Me gjithë ato paralajmërime që Lordi Voldemort po kthehet, Harri dhe Dambëlldori do shënjestrohen nga autoritetet e Ministrisë së Magjisë, teksa një burokrate me autoritet Dolores Umbridxh, do të shpallet drejtoreshë në Hoguarts. Harri dhe miqtë e ti themelojnë "Ushtrinë e Dambëlldorit".
Ndërsa Harri garon kundër kohës dhe së keqes për të shkatërruar Horkrukset, ai zbulon ekzistencën e tre objekteve më të fuqishme në botën e magjistarëve: Dhuratat e Vdekjes.
Harri e gjen veten si një konkurent nën-moshë në një turne të rrezikshëm në mes tre shkollave të magjisë. Ai do të përballet me shumë sfida dhe në fund do të ndeshet me armikun e ti të përbetuar, Lord Voldemortin.
Është viti i tretë i Harrit në Hoguarts: Jo vetëm që do ketë telashe për të, por do të ketë dhe një mësues të ri në lëndën e “Mbrojtjes kundër Arteve të Errëta”. Vrasësi që kishte qenë i burgosur, Sirius Blleku ka ikur nga Azkabani (burgu i magjistarëve), dhe tani është në ndjekje të Harrit.
Pasiqë Harri injoron paralajmërimet që të kthehet në Hoguarts, ai do të përballet me një seri sulmesh misterioze dhe me një zë të çuditshëm që do ta ndjek atë kudo që të shkoj.
I rritur nga një teze dhe xhaxha koprrac, një djalosh i ri me nam do t'i bashkohet Shkollës së Magjisë, Hoguartsit. Këu fillojnë aventurat e Harrit, njëri nga magjistarët më të mirë që ka ekzistuar në historinë e Hoguartsit.
Një ushtar britanez gjatë Luftës Së Parë Botërore dërgohet në Lindjen e Mesme për t'i ndihmuar arabët, fiset arabe e urrejnë njëri-tjetrin, si do t'i arrijë ky t'i bashkojë dhe të luftojnë kundër...
Hajduti i madh Arsen Lupen, gjatë aventurave të tij duhet të përballet me vdekjen misterioze të babait të tij dhe Zhozefinën, një grua e çuditshme e cila duket se është e pavdekshme dhe do të mbledhë tre kryqe të shenjtë për të gjetur një thesar të humbur.
Kenshin Himura detyrohet të luftojë kundër të keqit Makoto Shishio, i cili tenton të rrëzojë qeverinë e Meijit. Fati i vendit varet në mëdyshjen e Kenshin Himurës nëse do ta pranojë sfidën apo do mbajë premtimin se nuk do ta përdorte më atë...
Nick Malloy eshte nje mjek ambulance te cilit po i bejne nje loje vdekjeprurese me 12 raunde. Me shume pak kohe ne dispozicion dhe me jeten e gruas ne duart e tij ai duhet te zbuloje menyren se si ti shpetoje gjithe kesaj.
Sipas legjendës, një djalë i ri jetim përpiqet të shpëtojë miqtë e tij "Kutitë", nga një shfarosje. Ata janë përbindësha të papastër që zvarriten natën nëpër kanalizime për të vjedhur nga banorët e qytetit. Kjo është ajo që besojnë të gjithë, por në realitet "Kutitë" janë krijesa të çuditshme dhe të dashura që jetojnë nën tokë...
Një agjent i përkohshëm i qeverisë (Hawke), duhet të kryejë një seri udhëtimesh komplekse në kohë për të ndaluar kriminelin e vetëm që i është shmangur gjatë gjithë kohës.
Një çift jeton një jetë mediokër dhe janë të tronditur që kanë fituar pushime ekzotike në ishujt Fixhi dhe ezaltimi i tyre rritet kur ata marrin një shans për të luajtur …