Kur ylli i filmave aksion nga Peruja dhe talenti më i ri nga Xhordan ndiqen nga disa bastvënës me nam, dy detektiv privat janë të detyruar të zgjedhin mes punës dhe koishencës së tyre.
"NË ZEMËR TË DETIT", bazuar në ngjarjen e vitit 1820, ku një ngjarje e pabesueshme ndodhi: një anije gjuetare balenash u sulmua nga një balenë gjigande me përmasat dhe forcën e një mamuthi, duke e lënë ekuipazhin e anijes 90 ditë në det, mijëra kilometra larg shtëpisë.
Një marinës paraplegjik shkon me mision ne planetin Pandora, ne dyshim nëse duhet te ndjeke urdhrat apo te mbroje ketë planet te cilin e ndien si shtëpinë e tij.
Dr. Evil është kthyer dhe ka shpikur një makine te re kohe qe e lejon atë te kthehet ne vitet gjashtëdhjetë dhe te vjedh “joshjen” e Austin Pauers, duke e len atë “impotent”.
Një mesazh i fshehtë nga e kaluara e Bondit e dërgon atë në një shteg të ri për të zbuluar një organizatë keqbërëse. Ndërkohë që M lufton forcat politike për të mbajtur gjallë shërbimin sekret, Bond përpiqet të zbulojë të vërtetën e tmerrshme prapa Spektrit.
Një djalë në telashe arratiset në Meksikë dhe rekrutohet nga një grup paraushtarak adoleshentësh të cilët luftojnë kartelet e drogës. Ai e provon veten se është i denjë, por vë në pikëpyetje motivin e tyre…
Kanë kaluar disa vite që nga fundi I luftës Shinobi. Naruto Uzumaki është Hija e Shtatë e Zjarrit në këtë epokë. Djali I tij, Boruto Uzumaki do të hyjë në provimin përzgjedhës, së bashku me Sarada Uchiha dhe Mitsukin misterioz.
Në një të ardhme ku akullnajat e poleve kanë shkrirë dhe Toka është pothuajse e gjitha e përmbytur, një detar mutant lufton urinë dhe Tymuesit e jashtëligjshëm duke ndihmuar një grua dhe një vajzë të vogël që përpiqen të gjejnë tokë të thatë.
Historia paraqet aventurat e Ang. Më i riu i një sage të gjatë Avataresh të shquar. Ai duhet te lërë fëmijërinë e tij mënjanë që të ndaloje kombin e zjarrit të skllavërojë kombet e ajrit, tokës dhe ujit.
Pasi shpëton Han Solon nga pallati i Jabba the Hutt, rebelët përpiqen të shkatërrojnë Yllin e Dytë të Vdekjes, teksa Luke mundohet të kthejë Vaderin nga Forcat e errëta.
Pasi rebelët shtypen brutalisht nga Perandoria në bazën e tyre të re, Luke Skywalker merr leksione të avancuara të Jedit nga Mjeshtri Yoda, ndërsa shokët e tij ndiqen nga Darth Vader si pjesë e planit të tij për të kapur Luke-n.
10 vite pas takimit të parë, Anakin Skajuokër zhvillon një marrëdhënie të fshehtë me Padmen, ndërsa Obi Uani heton tentativën për vrasje kundër senatores dhe zbulon një ushtri sekrete klonesh të bërë për Xhedait.
Një operativ i CIA-s është marrë peng nga një grup terroristësh. Kur i biri mëson se nuk ka plan për të shpëtuar babanë e tij, ai nis operacionin e tij të shpëtimit.
Një dinozaur i quajtur Arlo, me shpirtin e tij të mirë dhe luftarak që fshihte brenda vetes, arrin të mposhtë frikën që ka dhe madje bëhet shok me një njeri.
Mbretrësha e re Amidala, me ndihmën e kalorësve fisnikë Jedi, Anekinin e talentuar dhe Xhar Xhar Binksin gazmor do të përpiqet të mbrojë strategjikisht planetin e saj nga një pushtim i padrejtë, në një luftë spektakolare ndër yjore.
Në fillim të viteve 1960, agjenti i CIA-s Napoleon Solo dhe operativi i KGB Illia Kurjakin marrin pjesë në një mision të përbashkët kundër një organizate misterioze kriminale, e cila punon për shtimin e armëve bërthamore.
Çdo vit, për të parandaluar revoltat e popullsisë, presidenti dhe qeveria e Panem zhvillojnë Lojërat e Urisë dhe zgjedhin në mënyrë të rastësishme një djalë dhe një vajzë nga të 12-të rrethet si konkurrentët për këtë ngjarje të madhe televizive, e cila zhvillohet nëpërmjet një sërë e testeve fizike dhe luftimeve deri në vdekje duke i dhënë fund me triumfin e një fituesi. Katnis Everdin do të marrë pjesë vullnetarisht në këtë eveniment për të zënë vendin e motrës së saj të vogël.