Një ish-ushtar i Forcave Speciale shkon prapa në kohët mesjetare për të përmbushur një profeci të lashtë dhe përfundon deri në gjetjen e shpjegimit të tij ne përvojat e betejës se veta.
Kur ata punësohen për të rimarrë një thesarin të humbur, zhytësit Sebastian dhe Dania të cilët janë çift, mendojnë se u ka buzëqeshur fati. Por kur i afrohen fatit të tyre, çifti fillon të dyshojnë punëdhënësit dhe dalin në një konkluzion trishtues...
Në vitin 10.000 para Krishtit, një gjahtar humbet gruan e tij nga një luftëtar i keq, kështu që mbledh së bashku një ushtri masive për të përshkuar shkretëtirën duke luftuar gjithë sjelljet e njeriut dhe të kafshëve vetëm e vetëm për të zbuluar një qytetërim të humbur dhe për të planifikuar një shpëtim të guximshëm.
Një gjimnaziste e vitit të fundit të gjimnazit, e gjen veten të përfshirë në një version online të lojës "e vërtetë apo guxim". Çdo lëvizje e saj
do të vëzhgohet e çdo ndjekës mund të sugjerojë një "guxim", por çdo gjë fillon të ndërlikohet që pas "guximit" të parë. Si do mund të dalë nga kjo vorbull?
Një bilioner intelektual dhe dy burra të tjerë më të rinj, bashkohen për të mbijetuar pasi ngecin në botën e egër të Alaskës me një ari Kodiak të etur për gjak i cili i përndjek gjatë gjithë kohës.
Dragonball: Evolution është i bazuar në filmin e animuar japonezë të krijuar nga Akira Torijama. Aventura plot aksion përqëndrohet te një skuadër luftëtarësh, që secili prej tyre zotëron aftësi të veçanta. Së bashku, ata mbrojnë Tokën nga një forcë e prirur për të dominuar Universin dhe për të kontrolluar objektet mistike prej të cilave mori edhe emrin filmi.
Në kohët antike, ekzistonin 7 dorëshkrime të shenjta që besoheshin se i jepnin fuqi dhe mirëqenie atyre që i kishin në kontroll. Profecia tregonte se një fëmijë i lindur nga gjaku Mbretëror, një ditë do i shfrytëzonte fuqitë e tyre, dhe të sundonte kombet. Teksa njerëzit luftonin për dorëshkrimet, në mënyrë që të ruante paqen, një mbret nga Mbretëritë Angleze i mori këto dorëshkrime, dhe ia dha Këshillit të Krishterë
për t'i ruajtur të sigurta. Lufta për këto dorëshkrime bëhet shumë e madhe, teksa do të ketë edhe shumë të vdekur.
Për Piter Parkërin, jeta është ngarkuar. Ndërmjet jetës si „Njeriut-Marimangë“, duke zënë njerëz të këqij dhe jetës si „Pitër Parkër“ duke qëndruar me personin që ai e dashuron, Guin Stejsi.
Peter Parker gjen një çelës që mund të ndihmojë atë të kuptojë se pse prindërit e tij u zhdukën, kur ai ishte i ri. Rruga e tij e vë atë në një kurth përplasje me Dr. Curt Connors, ish-partneri i babait të tij.
Një djalë 12 vjeçar vihet në kërkim të së vetmes gjë që mund ta bëjë atë të fitojë dashurinë e vajzës së ëndrrave të tij. Për ta gjetur ai duhet të zbulojë historinë e Loraksit, një krijesë me humor të keq por simpatik, i cili lufton për të mbrojtur botën...
Peter Parker është i rrethuar me problemet në dështimet në jetën e tij personale ndërsa ai lufton me një shkencëtar të shkëlqyer të quajtur Doktor Oto Octavius.
Jeta e Piter Parkerit ndryshon në momentin kur e ardhmja e tij bëhet pjesë e jetëve të të gjithëve. Një luftë mes heroit dhe njeriut të thjeshtë, thirrjes së detyrës dhe dashurisë, vetes dhe njerëzve. Njeriu Merimangë di përgjigjet në çdo situatë.
Një njeri pa shpresa i bllokuar në një ishull të pabanuar bëhet shok me një kufomë dhe bashkë ndërmarrin një udhëtim surreal për t'u kthyer në shtëpi...
Legjenda e Tarzanit: Shumë vite kanë kaluar nga momenti kur njeriu i quajtur Tarzan la pas krahëve të tij xhunglat e Afrikës për një jetë të qytetëruar si John Clayton III, Lord Greystoke, me bashkëshorten e tij të dashur, Xhejn (Robbie) krah tij. Tani, ai është ftuar përsëri në Kongo për të shërbyer si misionar tregtie në emër të Parlamentit, por pas shpinës së tij janë ndërtuar plane nga Belgu, Kapiteni Leon Rom (Ualtz) dhe ai po përdoret si një gur shahu për lakmi dhe hakmarrje. Por ata që fshihen pas këtyre planeve mizore nuk e dinë se çfarë bishe janë duke provokuar...
Skuadra Gi Joe jo vetëm po përballen me armikun e tyre të përjetshëm "Kobrat", por tashmë janë të detyruar të luftojnë dhe kundër qeverisë amerikane që i ka shpallur armikun numër një të shtetit.
Gandalfi dhe Aragorni udhëheqin Botën e Njerëzve kundër ushtrisë së Sauronit për ta hequr vëmendjen nga Frodo dhe Semi teksa ata i afrohen malit të Vdekjes me Unazën e Vetme.
Teksa Frodo dhe Semi i afrohen Mordorit me ndihmën e Gollumit, vëllazëria e ndarë i bën ballë aleatit të ri të Sauronit, Sarumanit, dhe hordhisë së tij të Isengardit.