Japonia po përpiqet të marrë përsipër botën dhe gjeneralët e forcave aleate në përpjekje për të ndaluar japonezët janë zënë rob. Një forcë e vetmuar luftëtarësh është vënë së bashku për të provuar dhe për të shpëtuar gjeneralët dhe për të shpëtuar përpjekjet e luftës nën premtimin e pasurisë dhe/ose faljen e krimeve të së kaluarës...
Elementi i pestë është një film fantastiko shkencor i vitit 1997, me regji të Luc Besson, bazuar në aventurën e një shoferi taksie i cili papritur duhet të shpëtojë botën nga shkatërrimi i një planeti të zjarrtë që quhet: "E Keqja"...
Adoleshenti Përsi Xhekson, zbulon se është pasardhësi i Poseidonit dhe gjatë ambientimit me realitetin e ri, i duhet të përballet me një luftë mes Perëndish. Nga një djalë i zakonshëm, ai tani do të shndërrohet në një hero.
1600, Perandoria Çing. 7 mjeshtra të teknikave të luftimit bashkojnë fuqitë që të shpëtojnë fortesën e fundit, para se të bjeri në duart e qeverisë së re, që do të kontrollojë të gjithë vendin. Kur i vendosin banorët në një vend të sigurtë, “7 Shpatat” ndihen të rrethuar. Nga uji i helmuar dhe gjurmët që e çojnë armikun drejt tyre, u lindin dyshime se një spiun gjendet midis tyre.
Një dragua i njohur si Drago përpiqet t'i japë fund rivalitetit midis një vëllai dhe motrës, që të dy kanë kompetenca si dragua, të cilët janë pas fronit të gjyshit të tyre, ndërsa një kërcënim i ri vjedh burimin e pushtetit të Dragos.
Një grup të rinjsh fitojnë superfuqi kur gjejnë disa monedha shumë të vjetra dhe ata duhet të mposhtin Rita Repulsën, e cila dëshiron të shkulë Kristalin Zeo nga Toka, për ta shkatërruar atë.
Në vitin 2961, është koha pas njerëzimit dhe natyra ka ringjallur tokën. Një gjuetar i quajtur Signus thirret për të mbrojtur popullin e tij.
Ai udhëton nëpër një luginë të shkretë për të mbrojtur fisin e tij kundër një grupi heretikësh. Signusi duhet të gjejë një mënyrë që fisi i tij të mbijetojë.
Duke lidhur me mijëra balona në shtëpinë e tij, 78-vjeçari Karl, vendos të përmbush ëndrrën e tij të përjetshëm për të parë malet e egra të Amerikës së Jugut. Russell, një eksplorues shkretëtire pa dashje bëhet një udhëtar pa biletë.
Një ekip hulumtuesish ka zbuluar një çelës për origjinën e njerëzimit në Tokë dhe nisen për një udhëtim në qoshet e errëta të Universit. Atje, ata duhet të luftojnë një betejë të tmerrshme për të shpëtuar të ardhmen e racës njerëzore.
I vendosur në një tokë të copëtuar nga lufta ku ndarjet fisnore janë në frikë asgjësimi, filmi tregon historinë e një luftëtari vdekjeprurës i cili drejton një ekspeditë lufte. Kur ai tradhëtohet nga njerëzit e tij dhe lihet të vdesë, shërohet nga një princeshë misterioze dhe mirëpritet nga një fis i fshehur që beson se ai është zgjedhur për të zhvilluar betejën e fundit.
Dy motra me pushime në Meksikë ngecin në një kafaz peshkaqenësh në fund të oqeanit. Me më pak se një orë oksigjen të mbetur dhe me peshkaqenë të bardhë të mëdhenj rrotull, ato duhet të luftojnë për të mbijetuar.
Dy profesorë arkeologjie vihen në kërkim të një thesari të humbur. Bashkë me asistentët - studentë të tyre nisen për një aventurë që i çon nga akujt e Tibetit në Dubai e më pas në tempujt e Indisë.
Londër 1880. Një rebel kinez vret babanë e Çon Ueing, funksionarin e lartë të oborrit perandorak. Më pa vrasësi ia mbath në Angli, por Çon Ueing dhe shoku i tij Roi O'Bënon e ndjekin për t'u hakmarrë. Pasi mbërrijnë në Londër, ata zbulojnë se ekziston një komplot për të shfarosur anëtarët e familjes mbretërore...
Aron Ralston ka një pasion për çdo aktivitet të jashtëm. Por kur një gur e ngec brenda një kanioni të Jutas, aventura e një njeriu në kërkim të emocioneve kthehet në sfidën e një jete. Gjatë pesë ditëve në vazhdim, Ralstoni niset në një udhëtim të jashtëzakonshëm personal në të cilin mbështetet te kujtimet e familjes dhe shokëve - po ashtu dhe në vetë kurajën dhe zotësinë e tij - për ta kthyer fatkeqësinë në triumf!
Dy klane gjarpërinjsh bashkëjetojnë në shkretëtirë. Gjarpërinjtë e bukur jeshil që jetojnë nën strehën e një oazi, të mbrojtur dhe respektuar nga njeriu dhe gjarpërinjtë helmues që mbijetojnë në rërë, pluhur dhe nxehtësi, që gjuhen e vriten nga njerëzit e shkretëtirës. Këtu është historia e Axharit, një gjarpër I ri helmues, e Evës, princeshës rebele të oazit dhe gjithë përipecitë që kalojnë për tu bashkuar.
Inspektori Zhak Kruzo bëhet bashkë me një skuadër ndërkombëtare detektivësh që janë po aq të hutuar sa ai.
Misioni i tyre është të kapin një hajdut që vjedh objekte historike.