Një zbulim i paqëllimtë i një perandori të balsamosur prej vitit 200 përpara erës sonë në Kinë, nxjerr mbi tokë një makth të vjetër 2000 vjeçar, një sekret që duhet të mbetej i varrosur.
Një babë e bir ecin vetëm përgjatë Amerikës së djegur. Asgjë nuk lëviz në peisazhin e shkatërruar përveç hirit dhe ujit. Bën aq ftohtë sa për të thyer gurin dhe kur dëbora bie është gri. Qielli është i errët. Destinacioni i tyre është jugu më i ngrohtë, edhe pse nuk e dinë se çfarë, dhe nëse, i pret ata atje. Ata nuk kanë asgjë: vetëm një pistoletë për të mbrojtur veten kundër bandave kanibalistike që përgjojnë rrugën, rrobat që kanë të veshura në trup, një karrocë të ndryshkur pazari... dhe njëri-tjetrin.
Me sfond Britaninë Vikinge të viteve 871 pas Krishtit, Çekiçi i Perëndive është një tregim i egër dhe intensiv i një bote gjuha e së cilës është vetëm dhuna. Një luftëtar i ri viking, Steinari (Charlie Bewley), dërgohet nga babai i tij, mbreti, në një kërkim për të gjetur vëllain e tij të larguar, i cili ishte dëbuar nga mbretëria shumë vite më parë. Udhëtimi epik i Steinarit përtej territoreve armiqësore dhe të frikshme gradualisht e kthejnë në burrin që babai e tij dëshiron ta bëjë - pasardhësin e pamëshirshëm të fronit të tij.
Një grup shokësh dhe disa pjestare të Mafies Ruse ngelin të bllokuar në një ishull ! Një lloj droge që ata kanë kan konsumuar fillon ti kthej ata në Zombie.
"I nxitur nga besimi i tij i rifituar te njerëzimi dhe i frymëzuar nga akti vetëmohues i Supermenit, Brus Uejn kërkon ndihmën e aleates së tij të re, Dajana Prins, për t'u përballur me një armik edhe më të rrezikshëm."
Një ekip marine zbulon një thesar nën ujë në një liqen të Bosnjes. Për ta marrë i duhet të kalojnë një sërë peripecish duke qenë se liqeni i përket territorit të armikut. Por thesari është aq i çmuar sa asgjë s'mund t'i ndalojë në marrjen e tij, edhe pse gjërat dalin pak jashtë kontrollit.
Cassidy Red është një romancë perëndimore e vendosur në sfondin e jugperëndimit amerikan të shekullit të 19-të. Filmi shfaq vajzën kokëfortë të një prostitutë që kthehet në vendlindjen e saj, duke kërkuar hakmarrje kundër sherifit që beson se ka vrarë të dashurin e saj.
I frymëzuar nga ngjarjet e arratisjes jo të bujshme në vitin 1983, te 38 të burgosurve të IRAs nga një burg i sigurisë së lartë. Kjo ka qenë arratisja më e madhe në Evropë, që prej Luftës së dytë Botërore.
Pavarësisht urrejtjes ndaj muzikës, që ka familja e tij prej brezash, i vogli Migel ëndërron të bëhet një muzikant i njohur, si idhulli i tij Ernesto de la Kruz. Në përpjekje të dëshpëruar për të provuar talentin e tij, djali e gjen veten në Tokën e të Vdekurve, ku do shplaloset pas shumë vitesh historia e vërtetë e familjes së tij.
Një tërheqje turistike tropikale për beqarët kthehet në një vend të tmerrshëm kur të ftuarit kuptojnë se një peshkaqen helmues po mbush me helm ujin përreth.Jo vetëm që do i ndajë copash viktimat, por ai gjithashtu përdor helmin projektues për të gjuajtur - brenda dhe jashtë ujit.
Kur Shoni vendos të marrë një ditë pushim dhe të bëjë pak qejf,
përballet me më tepër aksion nga ç'priste.
Një bashkim me fermerin, një karavan dhe një kodër të rrëpirë e bëjnë atë dhe skuadrën të arrijnë në Qytetin e Madh.
Është detyra e tij t'i kthejë shëndoshë e mirë në shtëpi.
Vajza e Simbas është çelësi për një rezolutë të një grindjeje të ashpër ndërmjet krenarisë së Simbas dhe krenarisë të mallkuar të udhëhequr nga shoku i saj.
Një prej rojave perandorake të Kinës, udhëton në Perëndimin e Egër për të shpëtuar një princeshë të rrëmbyer. Pas një sërë ndodhish, do i duhet të luftojë krah një banditi, për të rrëzuar një tradhtar të rojave dhe shefin e tij të korruptuar.
I mashtruar duke menduar se ai vrau babain e tij, me fajin ne kurriz luani këlysh ikën merë arratinë dhe braktis identitetin e tij si mbreti i ardhshëm.
Loja magjike me zare iu çel një botë të rrezikshme aventurash të vegjëlve, Xhudi dhe Piter. Duke gërmuar në dhomat e një shtëpie të vjetër, fëmijët bëhen padashur pjesë e lojës, ku ka ngecur një tjetër djalë i vogël, 26 vite më parë. A do t'ia dalin ata, t'i japin fund makthit?
Një familje amerikane pasi vendosin t'i kalojnë pushimet verore në Afrikë e egër gjinden në një fushe beteje vdekjeprurëse në mes ndjekjeve nga luanët.