Filmi "Premtimi", tregon për ditët e fundit të Perandorisë Osmane, ku ndjek trekëndëshin e dashurisë ndërmjet Mikaelit, studentit të shkëlqyer të mjekësisë, Anës, vajzës së bukur dhe të sofistikuar dhe Krisit, gazetarit të njohur amerikan që jeton në Paris...
Aventurat e shkrimtarit Njut Skamendër në komunitetin e fshehtë të shtrigave dhe magjistarëve të Nju Jorkut, 70 vite përpara se Herri Poter të lexonte librin e tij në shkollë.
Xhin Grej fillon të zhvillojë një forcë të pabesueshme që e kthejnë atë në një Foniks djallëzor. Tani Burri-X do të duhet të vendosë nëse jeta e një anëtari të ekipit është më e rëndësishme se e gjithë njerëzimit.
Një film mbi shoqërinë spanjolle, i veshur si një triller, në lidhje me fatkeqësitë e një bande të vogël kriminelësh, që pasojnë rrëzimin e pasurive të patundshme.
Klara 12-vjeçare gërvishtet nga një mace misterioze dhe fillon të zhvillojë fuqi të çuditshme, derisa arrin të zbulojë se rrjedh nga një familje shtrigash të egra...
Pasi u rekrutua aksidentalisht si spiun, 12-vjeçari Ejen Ali tani është rritur dhe ka një vend pune në agjencinë sekrete Meta Advance Tactical Agency (MATA) për të mbrojtur qytetin futurist të Siberajas nga kërcënimet e jashtme.
Pas vitesh në Nju Jork, 14-vjeçarja Ema kthehet në pyllin tropikal të Amazonës për të shpëtuar fshatin e saj të fëmijërisë dhe mikeshën e saj të dashur jaguare.
Herkuli, biri i Zeusit, nuk është as njeri e as zot, dhe kjo shkaktoi vuajtje të mëdha. Duke u përballur me dymbëdhjetë legjendat e mundimeve, ai i ktheu kurrizin perëndive dhe për katërmbëdhjetë vjet ai gjeti vetëm beteja të përgjakshme. Në shoqërinë e pesë personave të ngjashëm, u bë një mercenar në shërbim të kujdo që ishte në nevojë...
Një histori e vërtetë mbijetese... e deklasifikuar. Lufta epike e një piloti amerikan për mbijetesë pasi u rrëzua në një mision mbi Laos gjatë Luftës së Vietnamit.
Zhvillimi i robotikës i bëri atletet para olimpik yjet e rinj të sportit, Maria u ndje e lenë në hije dhe ëndërronte të sfidonte motrën e saj. Për këtë asaj iu desh t'i futej botës së krimit dhe dhunës.
Një ekspert sigurimi duhet të futet brenda një qiellgërvishtësish që ka marrë flakë, 225 kate të lartë, për të shpëtuar familjen e tij që është e bllokuar brenda nga kriminelët.
Pasi me shumë vështirësi i mbijeton vdekjes kur përballet me një Tank “Tiger të Bardhë” misterioz, ushtari i Ushtrisë së kuqe Ivan fiksohet për ta gjetur dhe ta shkatërrojë atë.
Në kufirin e Hokkaido-s, një veteran lufte dhe një vajzë Ainu garojnë kundër kriminelëve dhe ushtrisë për të gjetur thesarin e vendosur si hartë në kriminelët me tatuazhe.
Inspektorët Sani dhe Khai janë të përfshirë në një mision përgjues në një ishull të largët në bregun lindor, kur një grup terroristësh të kryesuar nga Hafsyam Jauhari sulmojnë dhe pushtojnë ishullin.
Një analiste e shkëlqyer të dhënash, me një mosbesim të thellë për inteligjencën artificiale, i bashkohet misionit për të kapur një robot tradhtar, me të cilin ajo ndan një të kaluar të mistershme.
Një udhëtim nëpër Amerikën e të ardhmes plot vuajtje, bën fjalë për një ekip gazetarësh të përfshirë në ushtri, teksa ata garojnë me kohën për të arritur në Uashington përpara se fraksionet rebele të futen në Shtëpinë e Bardhë.
Një vit në jetën e një familje unike. Ky film tregon jetën e përditshme të Sasquatch me një nivel detajesh dhe ashpërsie që është thjesht i paharrueshëm.
Kur zbulimi i një objekti të lashtë lëshon një forcë të keqe, Ndjekëzit e rinj të Fantazmave dhe të vjetrit duhet të bashkojnë forcat për të mbrojtur shtëpinë e tyre dhe për të shpëtuar botën nga një epokë e dytë akullnajash.